ASPARTAME – ëmbëlsuesi artificial

ASPARTAME – ëmbëlsuesi artificial

Aspartame (E951) është një ëmbëlsues artificial që përdoret në mbi 6000 produkte. Industria ushqimore shprehet që aspartame ndihmon në humbjen e peshës, por atëherë pse obeziteti është bërë një problem kaq shqetësues në ditët e sotme. Aspartame është një kimikat i ëmbël që shkakton një sërë problemesh shëndetësore si obeziteti, kanceri, sëmundja e trurit, migrena, ADHD etj.


Aspartame ndahet ne tre komponentë toksikë:

1.Metanoli
Ky është nje alkool helmues. Në trup metanoli thyhet në formaldehyde, i cili është një helm.

2.Phenylalaninë
Kjo ul sasinë e serotoninës në tru, që con në ndryshime të humorit (depresion) dhe një shtim të oreksit. Ja pse aspartame është një nga shkaqet kryesore të obezitetit.

3.Acidi Aspartik
Ky është nje toksinë neurologjike krahasuar me MSG-në. Rreth 80% e shqetësimeve pranë FDA-së janë të lidhura me konsumimin e aspartame-së.


Disa nga emrat brand për aspartame-në janë:
AminoSweet, NutraSweet, Equal, NatraTaste, Canderel, Spoonful, Equal-Measure, etj.
Aspartame përdoret në këto produkte:
Pa sheqer, e lehtë, dietike, zero (Coca-Cola ,Sprite dhe Fanta),Cola 007, Pepsi Max, Crystal Clear, Kalori e ulët, Pa sheqer të shtuar,Smint,Stimor Fusion,Freedent, Mentos, Sportlife, etj.
Mos i besoni marketingut të rremë. Në kundërshtim me atë cka ata quajnë “të shëndetshme”, aspartame nuk është e sigurtë.
Në fakt, aspartame është një helm i ëmbël që zhvillohet për të sëmurur njerezit, kështu që industria farmaceutike mund te shesë mjekime të shtrenjta për të trajtuar sëmundjet kronike që shkaktohen nga konsumimi i saj.
Shmangeni këtë kimikat toksik për 60 ditë dhe do të zbuloni që shëndeti juaj do të përmirësohet. Dokumentari shokues i aspartames “Sëeet Misery”.
Të tjerë ëmbëlsues artificialë që duhet të shmangni janë:
Acesulfame K (E950), Cyclamate (E952), Isomalt (E953), Saccharin (E954), Sucralose or Splenda (E955), Alitame (E956), Neohesperidine (E959), Neotame (E961), Salt of Aspartame-Acesulfame (E962), Maltitol (E965), Lactitol (E966), Sorbitol (E420), Mannitol (E421), Glycerol (E422).
Sipas një kërkimi të nxjerrë nga shkencëtarët e Afrikës se Veriur nga Universiteti i Pretorias dhe Universiteti i Limpopo-së dhe të publikuar në “European Journal of Clinical Nutrition”, konsumimi i lartë i aspartame-së mund të cojë në dëmtimin e qelizave të trurit dhe crregullime të ndryshme mendore.
Studiuesit gjithashtu vune re qe aspartame shfaq sinjalizim të tepërt të qelizave nervore dhe dëmtimin ose vdekjen e tyre. Duke ndërprerë funksionimin e mitokondrisë qelizore ose burimin e energjisë, aspartame con ne një sërë efektesh në të gjithë sistemin.
“Sistemet e energjisë për reaksione të kerkuara enzimatike cojnë në mos-funksionim të qelizave për te punuar në mënyrë optimale-shkruajnë studiuesit.
=E njëjta fytyrë, emër i ndryshem
Kërkimet e kaluara janë ri-parë dhe u zbulua që aspartame, e marketuar ndryshe edhe si NutraSweet, Equal, Canderal dhe Tropicana Slim cojnë në ndryshime direkte apo indirekte kur konsumohen në sasi të mëdha. U zbulua se ky kimikat mund të ndërpresë metabolizmin e amino-acideve dhe strukturen e tyre, të degradojë acidet nukleike, dhe të ndërhyjë në funksionin e qelizave nervore dhe sistemeve hormonale.Gjithashtu ndryshom përqëndrimin e disa neutransmetuesve të caktuar në tru.
Aspartame përdoret në më shumë se 6000 produkte në të gjithë botën. Ka qenë në “pikëpyetje” që në prezantimet e para të saj, me një numër të madh studimesh që e lidhnin me kancerin dhe me crregullimet neurologjike apo të sjelljes. Efektet anesore janë raportuar nga shumë njerëz duke përfshirë dhimbje koke, insomia madje dhe kriza nga konsumimi i aspartames.
The FDA dhe “European Food Safety Agency (EFSA) gjjthsesi ngul këmbë që ky ëmbëlsues është i sigurtë. Ju nuk mund ta imagjinoni sa të forta janë këto pije të gazuara me aspartame në trupin tuaj. Amerikanët janë vazhdimisht në ndjekje të dietave më të fundit të dobësimit e trendeve të dobësimit dhe prap janë një nga kombet më të pa-shëndetshme në botë.
Sipas “US Surgeon General” obeziteti shtrihet në me shume se 30% të amerikanëve, duke vrarë rreth 300,000 njerëz cdo vit. Sëmundjet e zemrës, kanceri, dhe diabeti janë të gjitha në rritje dhe një nga shkaktarët kryesorë është sheqeri. Rreth 20% e kalorive ditore që ne marrim vjen nga sheqeri i rafinuar i bardhë. Kjo con në diku rreth 150 pound sheqer në vit. Konsumimi në sasi të vogla, do të bëjë që sheqeri të ndihmojë metabolizmin tuaj dhe tju japë një rritje të energjisë. Por konsumimi i tepërt nuk është asgjë më shumë se kalori boshe për trupin tuaj. Shumë njerëz janë njohur me këtë dhe tani po kërkojnë opsione të tjera pa sheqer, duke lejuar të rritet industria e ëmbëlsuesve artificialë. Një nga ato është dhe aspartame i njohur ndryshe edhe si Nutrasweet dhe Equal. Aspartame gjendet në rreth 6000 produkte duke përfshirë sodat dietike, cumcakëz, ëmbëlsira të ngrira, jogurt madje dhe vitamina etj.
200 herë më i ëmbël se sheqeri, aspartame është një kombinim i dy amino-acideve: acidi aspartik dhe phenylalanina. Edhe pse siguria e aspartames është konfirmuar nga “Food and Drug Administration”26 herë në këto 23 vitet e fundit, FDA-ja ka marrë më shume ankesa për reaksionet e padëshirueshme të aspartames sesa për cdo përbërës ushqimor tjetër në historinë e agjensisë. Në fakt rreth 30% e popullsisë amerikane është e ndjeshme madje dhe ndaj dozave të moderuara të aspartames dhe mund të vuajnë simptoma të ndryshme. Reaksione të menjëhershme përfshijnë: dhimbje koke të rënda, marrje mendsh, vështirësi në përqendrim, humbje memorie, ënjtje të fytit dhe kriza. Aspartame, ëmbëlsuesi artificial i gjendur në shumë soda dietike dhe i përdorur si një ëmbëlsues alternativ,është zbuluar kohët e fundit qe ka vecanërisht efekte kancerogjene.

Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

 

error: Nuk lejohet kopjimi!