Eshtë një formë inflamatore e artritit. Membrana sinoviale është sulmuar dhe do të shkaktojë ënjtje dhe dhimbje. Nëse kjo gjendje lihet pa trajtuar mund të cojë në deformime. Artriti reumatoid është më i zakonshëm te gratë, sesa te meshkujt. Zakonisht diagnostikohet pas moshës 40 vjec. Por dhe fëmijët e moshat më të vjetra mund të preken.
Trajtime natyrale për artritin reumatoid
Shumë njerëz po i drejtohen mjekësisë alternative për të shëruar artritin. Janë disa trajtime të thjeshta dhe natyrale të cilat kanë treguar rezultate efektive.
1. Qershitë
Qershitë janë të pasura në magnez i cili eliminon dhimbjen dhe kalium i cili sillet si diuretik në reduktimin e inflamacionit. Për të hequr qafe dhimbjen, ju duhet të hani 6-8 qershi në ditë. Ato mund të jenë në cdo formë, të freskëta apo të ngrira. Një teknikë japoneze është tepër efektive në trajtimin e artritit. Mjafton të zieni qershitë dhe të bëni një shurup të ëmbël. Kjo e bën një trajtim të ëmbël për të lehtësuar dhimbjen.
2. Terapia e ujit
Një tjetër metodë e thjeshtë është terapia e ujit. Ky trajtim konsiston në futjen në ujë të ngrohtë të kyceve që dhembin për rreth një orë. Temperatura e ujit duhet të jetë 93.5 gradë Fahrenheit, temperature normale e trupit.
3. Gjethe dandelion-s
Metoda më e mirë dhe efektive për trajtimin e artritit është duke përdorur gjethet e dandelions. Gjethet e dandelions janë të pasura në vitaminë A dhe C. Ato duhet të jenë të freskëta dhe të reja, gjithashtu mund të përdoren dhe në sallata. Kjo ndihmon trupin të riparojë indet e dëmtuara duke ndihmuar mëlcinë të heqë qafe toksinat, jashtë gjakut. Sipas herbalistëve Europianë, gjethet e vjetra duhet të zihen, pasi janë të forta për t’u përtypur. Mund ta përmirësoni shijen e tyre duke shtuar hudhra dhe vaj ulliri. Ose mund ta bëni në formën e një caji e ta pini. Ju duhen një lugë caji gjethe të thara, dhe 3 lugë caji gjethe të freskëta. Vendosini në ujë për t’u zierë, filtrojeni e më pas pijeni.
4. Xhinxheri
Xhinxheri gjithashtu është një trajtim efektiv për artritin. Duke përdorur xhinxherin rregullisht në ushqime, ndihmoni në lehtësimin e dhimbjes. Mund ta përdorni në salca, sallata, oriz, madje dhe supëra.
5. Aloe Vera
Aloe Vera ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes për të promovuar shërim. Fuqizon sistemin imunitar dhe nivelet e energjisë. Aloe vera siguron agjentët e duhur që trupi të rimarrë veten.