Artriti dhe 7 mënyra natyrale për ta trajtuar atë

Artriti dhe 7 mënyra natyrale për ta trajtuar atë

Artriti është një sëmundje që shkaktohet nga inflamimi të një pjese në nyje, dhe si pasojë sjell dhimbje apo probleme me lëvizshmërinë. Forma me e zakonshme e artritit është osteo-artriti.
Më poshtë do të gjeni 7 mënyra alternative për të trajtuar artritin.
1. Të arrini të mbani një peshë të shëndetshme
Yndyra e akumuluar mund të shkaktojë problem në lidhjet e kockave që janë të ndjeshme ose pjesërisht të dëmtuara. Yndyra nuk qëndron thjesht në trupin tuaj por gjithashtu cliron lëndë kimike apo hormone, të cilat cojnë në inflamacion apo përkeqësimin e artritit.
2. Përmirësoni dietën tuaj
Ushqimet që ndihmojnë për të trajtuar artritin përfshijnë:
-Ushqime me Omega 3: Omega 3 ndihmon në uljen e inflamacionit dhe gjithashtu ka benefite të tjera. Peshku i egër si dhe salmon është alternative juaj numër 1 e shëndetshme. Por dhe burime të tjera si farat chia, arrat janë burime të rekomandueshme.
-Lëngu i kockave: Lëngu i kockave është një nga burimet natyrale më të mira të kolagjenit, të cilët përmbajnë amino-acide prolinë dhe glicinë të cilët sjellin një sërë benefitesh. Gjithashtu lëngu i kockave përmban antioksidantë që ndihmojnë në uljen e inflamacionit ,artritit etj.
-Ushqime me përmbajtje të lartë anti-oksidantësh sidomos frutat dhe perimet:
Frutat dhe perimet janë të paketuara me anti-oksidantë, vitamin C,vitaminë A, fibër, magnez, enzima tretës dhe përbërje anti-inflamantore. Disa nga burimet më të mira janë : perime, ananas, papaja, avokado.
-Ushqime me përmbajtje të lartë fibrash
Fibrat kontrollojnë urinë tuaj, kanë benefite për sistemin tretës si dhe ulin rrezikun për shumë sëmundje. Ushqimet më të mira që përmbajnë fibra janë farat chia dhe arrat.
3. Qëndroni aktivë
Njerëzit me artrit  tentojnë të jenë më pak aktivë se ata që nuk kanë artrit, për shkak të dhimbjes që ndjejnë kur mundohen të bëjnë ushtrime fizike. Por në fakt aktiviteti fizik është i rëdësishëm në trajtimin e artritit. Kanë benefite në forcimin e muskujve. Shumë ekspertë konsiderojnë lëvizjen si një pjesë esenciale për planin e trajtimit të artritit. Aktiviteti fizik ul inflamancionin, rregullon hormonet etj.
4.Kiropraktika
Praktikuesit e Kiropraktikës janë të aftë shpesh t’ju clirojnë nga dhimbjet të lidhura me osteo-artritin. Tipi i trajtimit që merrni varet nga rasti specific i osteo-artritit. Ato mund të përfshijnë: terapi-masazh, masazh relaksues etj.
5.Merrni enzimat proteolitike
Enzimat proteolitike ndihmojnë në tretjen duke siguruar enzimat e rëndësishme që prodhohen për të metabolizuar ushqimet. Këto enzima mund të përfshijnë “trypsin” dhe “chymotrypsin”, “papain” dhe bromelainë. Enzimat proteolitike kanë veti anti-inflamatore që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit në tërësi. Disa studime tregojnë që mund të reduktojnë dhimbjen dhe ënjtjen që janë të lidhura me artritin reumatoid.
6.Kosumoni xhinxher dhe shafran
Xhinxheri përmban elementë që kanë veti anti-inflamantore në trup. Studimet kanë treguar që xhinxher redukton dhimbjen e lidhur me artritin si dhe përmirëson shëndetin në tërësi të sistemit tretës. Përbërësi më aktiv i shafranit është Curcumin që njihet si një nga anti-inflamantorët më natyralë të fuqishëm.  Lidhur me artritin, shafrani redukton ënjtjen dhe ndalimin e inflamacionit në lidhjen e përbashkët.
7.Vaj temjani
Ky suplement ndihmon në reduktimin e inflamacionit. Vaji i temjanit mund të aplikohet direkt në lëkurë, në zonat ku keni dhimbje.  Sipas “Indian Journal of Pharmaceutical Science” vaji I temjanit është i aftë për të reduktuar dhimbjet e artritit përmes disa mekanizmave: duke mbështetur funksionin në tërësi të sistemit imunitar, duke ndërhyrë në prodhimin e cytokine-s që rrit inflamacionin, ndihmon në rregullimin e rruazave të bardha të gjakut etj.

error: Nuk lejohet kopjimi!