Ҫfarë duhet të dimë për Artritin Reumatoid?
Artriti Reumatoid është një sëmundje inflamatore kronike që prek kyçet por jo vetëm.
Cilët janë shkaktarët e kësaj sëmundje?
Shkaktarët e kësaj sëmundje janë ende të panjohur por mendohet se shkak është një përgjigje jonormale e sistemit imunitar të organizimit ndaj një faktori të jashtëm.
Cilët janë faktorët e rrezikut për këtë sëmundje?
Femrat e moshës 50-60 vjeç janë 2-3 herë më të rrezikuara se meshkujt, duhani, obeziteti & personat që kanë familjarë me Artrit janë më të rrezikuar për t’u prekur nga Artriti krahasuar me pjesën tjetër të popullatës.
Cilat janë simptomat që shoqërojnë këtë sëmundje?
Pacientët me Artrit Reumatoid ankojnë për dhimbje, skuqje dhe enjtje të artikulacioneve, vështirësi në lëvizje, temperature subfebrile 37-37.5, dhimbje muskujsh dhe dobësi trupore. Fillimisht ankesat janë në artikulacionet e duarve dhe këmbëve, por me avancimin e sëmundjes shtohet numri i artikulacioneve të prekura.
Si diagnostikohet kjo sëmundje ?
Diagnostikimi i Artritit Reumatoid bëhet nëpërmjet marrjes në mënyrë të detajuar të historikut së sëmundjes, ekzaminimit objektiv të pacientit si dhe nëpërmjet kryerjes së disa analizave të thjeshta gjaku dhe një radiografie ose echo të artikulacioneve të cilat ndihmojnë mjekun në dhënien e diagnozës së saktë.
Cilat janë alternativat e trajtimit?
Artriti Reumatoid është një sëmundje e cila sa më herët të diagnostikohet aq më të larta janë edhe shanset e pacientit për të pasur një jetë pa dhimbje & të shmangë deformimet e kyceve.