Artiçoka (Angjinarja)– vlerat ushqyese dhe benefitet në organizëm

Artiçoka (Angjinarja)– vlerat ushqyese dhe benefitet në organizëm

©MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike

Angjinaren e egër mund ta gjeni në periudhën e dimrit deri në fillim të pranverës. Angjinarja është një bimë me veti të shkëlqyera ntioksiduese duke luftuar kështu radikalët e lirë të cilat gjenden në organizëm dhe shkaktojnë plakjen e gjithë organizmit. Angjinarja ka shumë përbërës fenolik si dhe anticianikë. Angjinarja përmban një tjetër antioksidant të quajtur silymarine, i cili ka mjaft efekte kundër kancerit.
Angjinarja, në fillim përdorej si ilaç dhe nuk kishte hyrë akoma në përdorim si një produkt kuzhine. Ajo në vendet arabe shikohej si një bimë afrodiziake dhe shpesh i ndaloheshe femrave, që t’a përdornin.

Angjinarja përmban:
Inulinë i cili është një glucid preboitik që nuk tretet dhe nuk absorbohet nga zorra qorre, por ajo fermentohet nga flora bakteriale e zorrës së trashë. Bakteret e dobishme të zorrëve mund ta absorbojnë inulinën, e cila është e dobishme për funksionimin e mirë të zorrëve. Ajo kontrollon gliceminë dhe lipidet e gjakut. Angjinarja është shumë e mirë dhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Ajo ka në përbërjen e saj shumë fibra dhe ndihmon kundër kapsllëkut, duke kontrolluar gjithashtu dhe diabetin e tipit 2.
Angjinarja ka një efekt të mrekullueshëm mbi mëlçinë dhe është një diuretik i mrekullueshëm. “Cynarine” përdoret në laboratorët mjekësore për të krijuar ilaçe që favorizojnë funksionimin “hepatobiliar”. Kjo cilësi, si “koleretik”, stimulon sekrecionet hepatike dhe të tëmthit. “Cynarine” është e përqendruar veçanërisht në kërcellin e argjinares, të cilën nuk e konsumojmë. Angjinarja ka gjithashtu cilësi të tjera kurative. Ajo eliminon toksinat e shumta që kemi në organizëm, shërben kundër lodhjes dhe lehtëson tëmthin për evakuimin e lëngjeve.
Angjinarja konsumohet kryesisht për shkak të vlerave të mëdha të fuqizimit të sistemit imunitar, uljes së kolesterolit dhe mbrojtjes nga një sërë sëmundjesh si diabeti, arteriosklerozës dhe sëmundjeve të zemrës. Angjinarja ka fituar famë edhe për aftësitë e saj në detoksifikimin e trupit, përmirësimin e shëndetit të mëlcisë, tretjes, shëndetit të zorrëve, por edhe shërimin nga diarea, konstipacioni dhe sëmundjet e zorrëve. Kërcelli i famshëm ul tensionin e gjakut, të ndihmon me dhimbjen e kokës nga pirja e alkolit dhe stimulon urinimin.



Vlerat ushqyese të angjinares

Angjinarja është e pasur me yndyrna të ngopura dhe kolesterol, por edhe me fibër, minerale dhe vitamina si C, B-6,B-12, A, E, D, thiaminë, riboflavinë, niacin dhe folat. Për më tepër në të gjenden edhe minerale të cmuara si kalciumi, hekuri, zinku, kalium mangan, fosfor dhe zink. Argjinarja ka nivelet më të lartë të antioksidantëve në krahasim me perimet e tjera. Argjinarja na furnizon me glucide (sheqer) specifike si insulinë, e cila konsumohet pjesërisht.

Mineralet dhe vitaminat përbërëse të argjinares janë:

– Magneziumi, që është në përbërje të argjinares na shërben në formimin e kockave dhe ndërtimin e proteinave në veprimet enzimatike. Ai shërben për kontraktimet muskulore, për shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe funksionimin e sistemit imunitar. Ai luan një rol në metabolizmin e energjisë dhe transmetimin e flukseve nervore.
– Bakri që gjendet në argjinare është mjaft i dobishëm për formimin e hemoglobinës dhe të kolagjenit (proteina që shërben në strukturën dhe riparimin e indeve).
– Fosfori është minerali i dytë me bollëk që gjëndet në këtë zarzavat, pas atij të kalciumit. Ai na shërben për formimin e kockave, dhëmbëve, për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, rigjenerimin e indeve dhe mbajtjen në nivelin normal të “pH” të gjakut. Ai është një nga përbërësit e membranave të qelizave.
– Hekuri që marrim përmes angjinareve dihet që është mjaft i rëndësishëm, pasi ai është në përbërje të çdo qelize të organizmit. Ai është thelbësor në transportimin e oksigjenit dhe formimin e rruazave të kuqe në gjak. Luan rol në formimin e qelizave të reja, të hormoneve dhe neurotransmetuesve. Vitamina B9 (folate) që gjendet në argjinare është shumë e nevojshme për ndërtimin e qelizave të trupit, pra të globulave të kuqe. Ajo luan rol themelor në prodhimin e materialit gjenetik (ADN, ARN); në funksionimin e sistemit nervor dhe atij imunitar, si dhe në çikatrizimin e plagëve.
– Vitamina K, është e nevojshme për sintezën e proteinave që bashkëpunojnë për koagulimin e gjakut dhe në formimin e kockave. Kalciumi që marrim nga angjinaret na shërben për formimin e kockave dhe të dhëmbëve, për koagulimin e gjakut, kontrollin e presionit të gjakut si dhe për kontraktimin e muskujve të zemrës.
– Argjinarja është një burim i madh i kaliumit. Në organizëm, kaliumi shërben për të ekuilibruar “pH” e gjakut, stimulimin e prodhimit të acidit kloridrik nga stomaku, duke favorizuar kështu tretjen. Ai ndihmon në kontraktimin e muskujve dhe në transmetimin e flukseve nervore.
– Zinku merr pjesë në reaksionet imunitare në fabrikimin e materialit gjenetik, në perceptimin e shijes, çikatrizimin e plagëve dhe zhvillimin e fetusit në bark të nënës. Gjithashtu, në argjinare ka një sërë vitaminash si: Vitamina B1, B2, B3, B5, B6, Vitamina C, etj.
Kur konsumojmë angjinare dhe pi ujë, njeriu ndjen një shije të ëmbël në gojë. Kjo vjen si rezultat i përbërësit të saj, inuline, e cila vepron mbi receptorët e shijes në gjuhën e njeriut.
Në mjekësinë popullore, gjethet e argjinares së egër janë përdorur për sëmundjet kronike të mushkërisë, hepatitin, fshikëzën e urinës, verdhëzën, diabetin dhe arteriosklerozën. Argjinarja e egër i vjen në ndihmë sistemit tretës, është efikase kundër reumatizmës dhe largon gurët nga organet e brendshme. Gjethet përdoren për të përmirësuar shëndetin e mëlçisë dhe fshikëzës së urinës, sekretimin e lëngjeve të tretjes dhe uljen e kolesterolit në gjak.

Argjinarja e pjekur oksidohet me shpejtësi pra, pas gatimit, për këtë ajo duhet konsumuar shpejt dhe nuk duhet lënë as në frigorifer. Ajo ruhet vetëm e freskët, pra e pa gatuar.

Si ta konsumoni argjinaren e egër Argjinarja e egër mund të skuqet, ziehet, piqet, apo të përdoret në supa. Rrënja e saj zihet dhe shtohet në sallatë, ndërsa kërcenjtë dhe gjethet konsumohen të gjalla në sallatë ose gatuhen në supa. Sugjerohet konsumi i argjinares së egër përpara çeljes së petaleve, ndërkohë që nuk duhet harruar që gjethet janë përdorur në mjekësinë popullore për nxjerrjen e gurëve nga organet e brendshme dhe kundër reumatizmës. Romakët e lashtë dhe italianët e sotëm kanë qenë të apasionuar pas argjinares së egër duke e kombinuar atë me vaj të mirë ulliri. Kërkimet e kohëve moderne tregojnë se përbërësi cinarinë i bimës përmirëson funksionet e mëlçisë dhe fshikëzës së urinës, duke stimuluar sekretimin e lëngjeve tretëse dhe ulur kolesterolin. Argjinarja e egër është një burim jo shtazor i enzimës për prodhimin e djathit. Në Itali dhe Spanjë përdorin argjinare të thatë për prodhimin e djathit. Ajo është një burim jetësor i vitaminës C, kaq të nevojshme në këtë stinë të ftohtë. Argjinarja është një bimë që kultivohet dhe rritet lehtë duke ju ndihmuar të përfitoni të gjithë vlerat e saj. Shija e argjinares së egër është arrore dhe më delikate se simotrat e saj.

Emri i argjinares është një histori më vete, pasi variantet shkojnë nga angjinare tek argjinare dhe madje e gjen edhe me emrin e italianizuar ‘artiçok’. Pjesa e ngrënshme e argjinares ndodhet tek pjesa e kurorës së luleve para çeljes. Koha e kultivimit të argjinares është thelbësore, sepse pasi lulet kanë celur, argjinarja forcohet dhe është e pamundur të konsumohet. Një nga pjesët më të shijshme është pjesa e zemrës se argjinares nga ku celin të gjithë sythat e kurorës së saj. Në fakt kjo pjesë konsiderohet shumë e cmuar dhe shpesh kushton më shtrenjtë. Argjinarja ka dhunti të shumta. Disa mund ta konsiderojnë atë perime, por zyrtarisht është një lloj gjembi i pazakontë. Nga 1.000 bimë të ndryshme që konsumohen nga njeriu, ajo renditet në vendin e shtatë sa i përket nivelit të lartë të antioksidantëve. Këto të fundit janë një nga elementët më të nevojshëm në të gjithë linjën e mbrojtjes së sistemit imunitar ndaj radikaleve të lira, të cilat janë në gjëndje të shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme, përfshirë tumoret dhe sëmundjet e zemrës.  Shëndeti i zemrës: Argjinarja i bën mirë zemrës, ndaj duhet shtuar patjetër në dietën tuaj. Disa përbërës në gjethet e argjinares kanë aftësinë të ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelin e kolesterolit të mirë. Defektet në lindje: Sikur të mos mjaftonin përfitimet e mësipërme, argjinarja u vjen në ndihmë grave shtatzëna që të lindin fëmijë të shëndetshëm. Niveli i lartë i acidit folik që gjendet tek argjinarja mund të parandalojë defektet e tubit neural tek të sapolindurit. Tensioni i gjakut: Argjinarat janë një burim i pasur i potasiumit, mineralit të vecantë që ka një impakt pozitiv në disa organe të trupit. Potasi ndihmon në neutralizimin e impaktit të natriumit të tepërt në trup që rrit tensionin e gjakut në trup. Argjinara shërben si zgjerues i enëve të gjakut. Shëndeti i mëlçisë: Argjinaret janë përdorur prej shekujsh si tonik për mëlcinë. U deshën kohët moderne që studimet shkencore të konfirmonin ndikimin e madh që argjinaret kanë tek mëlcia. Dy antioksidantë të argjinares, cinarina dhe silimarina përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm të mëlcisë, duke reduktuar prezencën e toksinave dhe larguar ato nga mëlcia dhe trupi. Fshikëza e tëmthit është gjithashtu në shënjestrën e vlerave të argjinares. Kjo e fundit qetëson fshikëzën e inflamuar dhe ofron zgjidhje për bllokimin e organit duke e rikthyer në normalitet. Argjinarja stimulon prodhimin e sekrecioneve dhe lëngjeve gastrike dhe ndihmon me tretjen. Argjinarja pas alkolit: Sic e përmendëm edhe më lart, argjinaret ofrojnë shpëtim për mëlcinë dhe arrijnë të zhbllokojnë cdo gjë në trup, dhe largojnë toksinat nga gjaku. Si rrjedhojë argjinarja është kura ideale për dhimbjet e kokës pas pirjes së alkolit. Ka disa njerëz që përtypin disa gjethe të argjinares pasi kanë kaluar një natë intensive në praninë e alkolit. Shëndeti i kockave: Argjinarja është një nga ushqimet më të mira që mund të gjeni në market. Nëpërmjet saj mund të merrni vitamina dhe minerale si magnesi, fosfor dhe mangani. Këto minerale janë të cmuara për shëndetin e kockave dhe për të luftuar sëmundje si osteoporoza. Shëndeti i trurit: Argjinaret janë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Duke qenë se ato zgjerojnë enët e gjakut, niveli i oksigjenit që arrin në tru është më i lartë e si rrjedhojë përmirësin aftësitë e tij. Një tjetër kuriozitet është që fosfori që gjendet tek argjinarja gjendet edhe tek qelizat e trurit.
Konsumimi i argjinares
Para se të gatuani argjinaren, duhet ta lani mirë dhe të prisni gjëmbat e vegjël në fund të cdo gjetheje. Argjinaret mund t’i zieni në nje enë me ujë duke shtuar erëza dhe barishte sipas preferencave. Pas gatimit mund t’i konsumoni të ngrohta ose të ftohta.

Angjinare te mbushura me perime.

Përpara se ti gatuani lerini ne uje me limon sepse perndryshe oksidohen. Pergatitja per 6 persona:
– 6 argjinare te fresketa te pastruara 
– 4 qepe te njoma
– 2 karrota,
– 3 patate
– 1 tufe koper
– 1 tas me bizele
– 3 luge gjelle vaj
– leng limoni
-1 luge gjelle ereza me kripe (nga ato te knorr psh)
Pergatitja:
Pritini qepet holle.Patatet dhe karrotat pritini ne forme kubash te vegjel. Vendosini argjinaret ne tenxhere.Ne nje tigan skuqni karrotat,patatet .Pasi keto te fundit te jene skuqur ca , vendosini anash tenxheres ku ndodhen argjinaret.Shtoni nje gote uje te nxehte dhe lereni te zihet.Pasi argjinaret te jene zbutur shtoni bizelet (qe duhet ti keni zier me pare nese jane te fresketa dhe jo konserve) dhe qepet dhe lereni dhe pak ne zjarr te ulet qe te zihen dhe ca.Para servirjes vini siper argjinareve patatet,karrotat,bizelet,qepet dhe ne fund dhe kopren e grire holle.

Angjinare me domate
Për 6 persona:
Angjinare 1.70 kg
Vaj 2 ½ filxhanë kafeje
Qepë 3 kokrra mesatare
Domate 4 kokrra mesatare
Kripë e piper
Angjinaret e pastruara përvëlohen me ujë të valuar me kripë për 3-5 minuta që të mos nxihen. Qepa grihet hollë dhe skuqet me vaj. Hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe skuqen pak. Shtohen angjinaret, kripë e kopër. Hidhet ujë sa të mbulohen dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. Kjo gjellë përgatitet dhe pa përdorur skuqjen. Në tenxhere hidhen angjinaret e pastruara, qepë, vaj ulliri, kopër, domate, pak ujë dhe pastaj ziejnë.

Argjinare me mish

PERBERSIT:per 4 persona
5-6 koka argjinare
200 gr mish viçi
150 ml pana
1 kokër qep
2 thelpinjë hurdhëra
2 limona
nje tufë e vogël majdanozë
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri ekstra i virgjër
1 gotë vere të kuqe
100 ml ujë i ngrohtë ose i bërë vetë.

PERGATITJA:
Mbushni një enë të bollshme me ujë dhe hidhni brenda 1 limon të prerë në feta, tjetrin ndajeni në mes dhe ruajeni mënjanë pasi ju nevojitet gjatë pastrimit të argjinarës.
Hiqini bishtin argjinares dhe zhvisheni nga luspat e trasha derisa të arrini te ato me ngjurë më të hapur dhe të buta. Prisni majat e luspave. Ndajeni në mes dhe hiqni pushin e mbrëndshëm. Fërkojeni me gjysmën e limonit dhe futeni te uji i ftohtë me limone. Në këtë mënyre do ruajnë ngjyrën e tyre pa u oksiduar. Bëni kështu dhe për argjinaret e tjera.
Ndërkohë grini imët qepën dhe hurdhrën, prisni mishin në copa të vogla. Vendoseni të kavardisen së bashku ne një enë me pak vaj ulliri. Prisni dhe argjinarët e pastruara në feta dhe shtoini dhe këto te mishi dhe qepa. Hidhini kripë. Kur të jenë kavardisur mire shuani me verë të kuqe. Mbasi vera ka avulluarë shtoni lëngun e mishit ose ujin e nxehtë. Mbulojini me kapak,ulni zjarrin dhe lëreni të gatuhen derisa mishi dhe argjinarja të zbuten. Nëse është e nevojshme shtoni akoma ujë ose lëngë mishi. Eshtë momenti të shtoni dhe panën dhe përzijeni ngadalë që gjithë aromat të lidhen me njera tjetrën. Regulloni me piper të zi të bluar në momentë dhe majdanozë te grirë imët. Shërbejeni të ngrohtë me copa buke të thekur.

error: Nuk lejohet kopjimi!