ANTIOKSIDANTËT – FUQIA E PARANDALIMIT

ANTIOKSIDANTËT – FUQIA E PARANDALIMIT

Që nga 1980, shumë e shumë kërkime kanë konfirmuar se disa nga sëmundjet më të zakonshme të shekullit të njëzetë janë të lidhura me shkurtimin e ushqyesve antioksidant dhe të ndihmuara nga suplementet e tyre. Aq e rëndësishme është roli i antioksidantëve saqë shkenca mjekësore ka filluar duke konsideruar praninë e ndonjë prej sëmundjeve të listuara më poshtë si rezultat i mungesës së antioksidantëve, në të njëjtën kohë si rezultat i mungesës së vitaminës C.

   Në të ardhmen, neve do të na duhet që të testohemi për nivelet e gjakut të ushqyesve antioksidant së bashku me nivelet e sheqerit në gjak dhe të kolesterolit dhe të presionit të gjakut. Aftësia  për të parashikuar moshën tuaj biologjike, statusi juaj i ushqyesve antioksidant mund të vërtetojë që mund të jetë statistika juaj jetësore.

SËMUNDJET E MUNDSHME SI REZULTAT I MUNGESËS SË ANTIOKSIDANTËVE

Sëmundja Alzheimer

Kanceri

Sëmundja kardiovaskulare

Katarakti

Diabeti

Hipertensioni

Infertiliteti

Fruthi

Sëmundja mendore

Sëmundja periodontal (e dhëmbit)

Infeksionit e traktit respirator (të frymëmarrjes)

Artriti rheumatoid

Emërtuesi i zakonshëm në proçesin e plakjes dhe sëmundjeve lidhëse është quajtur dëmtimi oksidativ. Kjo ka vendosur edhe dritën në përdorimin e antioksidantëve – ushqyesve që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga ky dëmtim duke parandaluar dhe trajtuar sëmundjen. Deri më tani, mbi njëqind ushqyes antioksidant janë zbuluar dhe qindra, ndoshta edhe mijëra, letra kërkimi kanë lartësuar përfitimet e tyre.  Lojtarët më të mirë janë Vitaminat A, C dhe E, plus betakarroteni që gjëndet tek frutat dhe zarzavatet. Prania e tyre në dietën tuaj dhe në nivelet e gjakut tuaj mund të vërtetojnë që mund të jenë më të mirat për të shtyrë vdekjen dhe për të parandaluar sëmundjet.

Çfarë është një antioksidant?

Oksigjeni është baza e gjithë jetës bimore dhe shtazore. Është ushqyesi jonë kryesor, e nevojshme nga cdo qelizë në çdo second të ditës. Pa atë ne nuk mund të çlirojmë energjinë ushqimore që drejton të gjithë proçesin trupor. Por oksigjeni është kimikisht reaktiv dhe shumë i rrezikshëm: në reaksionet normale biokimike, oksigjeni mund të bëhet i paqëndrueshëm dhe i aftë për të oskiduar molekulat e afërta. Kjo mund të shkaktojë dëmtime qelizash që mund të shkaktojë kancerin, inflamacionin, dëmtimin arterial dhe plakjen. Të njohura si radikale të lira oskiduese, ky ekuivalent trupor i ndotjeve nukleare mund të çarmatosen për të larguar rrezikun. Radikalet e lira janë bërë në të gjitha proceset e oksidimit duke përfshirë duhanin, djegien e benzinës për të krijuar tymra, rreze, skuqje ose ushqimet në zgarë dhe procese normale trupore. Kimikatet të afta për të çarmatosur radikalet e lira janë quajtur antioksidant. Disa janë njohur si ushqyes esencial, siç është Vitamina A dhe beta karroteni, dhe Vitaminat C dhe E. Të tjerat, sic janë bioflavonoidet, anthocyanidins, pyenogenol, dhe mbi qindra identifikime të tjerë mbrojtëse të gjetura në ushqimet e zakonshme, nuk janë. Prandaj janë të nevojshme antiosksidantët si Vitamina A, beta karroteni, Vitaminat C dhe E. Balanca ndërmjet konsumimit tuaj të antioksidantëve dhe ekspozimit ndaj radikaleve të lira mund të jetë balanca ndërmjet jetës dhe vdekjes. Ju mund të ngjisni shkallët në favorin tuaj duke bërë ndryshime të thjeshta në dietën tuaj dhe nëpërmjet suplementeve antioksidante.

Antioksidantët në shëndet dhe sëmundje

Ngadalësimi i proçesit të plakjes nuk është më një mister. Rezultatet më të mira në studimet kërkimore janë arritur vazhdimisht duke i dhënë kafshëve dieta me pak kalori dhe të larta në antioksidant – me fjalë të tjera, saktësisht atë që kishin nevojë dhe jo më shumë. Kjo redukton “stresin oksidativ” dhe siguron mbrojtje maksimal të antioksidantëve. Shtazorët e ushqyer në këtë mënyrë jo vetëm që jetojnë 40 përqind më gjatë, por gjithashtu gjatë jetës së tyre janë më aktiv. Gjithashtu, studime të tjera afat-gjatë duhet akoma të përmbushen, dhe ekziston çdo lloj arsyeje që i njëjti princip të aplikohet edhe tek njerëzit. Gjithashtu, studimet kanë treguar se rreziku i vdekjes është reduktuar tek ato me nivele të larta të antioksidantëve në gjakun e tyre dhe konsumimit të lartë dietik.

Nga ana tjetër, nivelet e ulëta të Vitaminës A, Vitaminës C dhe E janë të lidhura me sëmundjen Alzheimer. Nivelet e gjakut të Vitaminës E dhe beta karrotenit tek vuajtësit janë të përgjysmuara në krahasim me të moshuarit që nuk e kanë sëmundjen Alzheimer. Një studim mori në shqyrtim  633 njerëz jo të sëmurë të moshës gjashtëdhjetë e pesë vjeçare të niveleve të larta të vitaminës C ose E. Një numër i vogël në çdo grup pritej që të shfaqnin shenjat e AD pesë vite më vonë. Asnjë nuk i shfaqi. Një studim tjetër, i publikuar në Revistën Amerikane mjekësore, zbuloi se rreziku i zhvillimit të AD ishte 67 përqind më i ulët në ato me një konsumim madhor të Vitaminave E sesa tek ato me një konsumim të ulët.

Njerëzit e moshuar me nivele të ulëta të Vitaminës C në gjakun e tyre e kanë njëmbëdhjetë herë më të lartë rrezikun e zhvillimit të kataraktit në krahasim me ato që kanë nivele të larta. Në mënyrë të ngjashme, ato që kanë nivele të ulëta të Vitaminës E në gjak e kanë pothuajse të dyfishuar rrezikun, ndërkohë që njerëzit që konsumojnë 450 IU të Vitaminës E në ditë e kanë të përgjysmuar rrezikun e zhvillimit të kataraktit.

Nivelet e Vitaminës A, janë zbuluar që te jënë vazhdimisht të ulëta tek njerëzit me kancerin e mushkërive. Në fakt, konsumimi i ulët i Vitaminës A dyfishon rrezikun e kancerit të mushkërive.  Në mënyrë të ngjashme, konsumimi i beta karrotenit nga frutat e freskëta dhe zarzavatet redukton rrezikun e kancerit të mushkërive tek gratë dhe meshkujt që nuk pinë duhan.  Në një studim, duke i dhënë 8300 IU në ditë suplemente beta karroten, rezultoi në 71 përqind përmirësim tek pacientët me kancer oral (leukoplakia), ndërkohë që 57 përqind e pacientëve që u jepej 200,000 IU vitamina A në ditë kishin një shërim të plotë. Vetë beta karroteni, nuk do të ishte një zgjedhje e zgjuar për tu marrë në formën e suplementeve nëse jeni një duhanpirës .

Suplementet e Vitaminave E dhe C përgjysmojnë rrezikun e atakut të zemrës, ndërkohë që në një studim madhor tek infermierët, ato që konsumonin 15 deri në 5.500 IU beta karroten në ditë kishin një reduktim rreziku prej 40 përqind të atakut dhe një reduktim rreziku prej 22 përqind të atakut të zemrës, krahasuar me ato që konsumonin vetëm 1600 IU në ditë. Ato që kishin konsumim dietik ditor të beta karrotenit e kishin të përgjysmuar rrezikun e vdekjes nga sëmundjes kardiovaskulare. Të suplementuarit e 1000 mg Vitaminës C gjithashtu redukton presionin e gjakut.

Antioksidantët ndihmojnë gjithashtu në sistemin tuaj imun dhe në rritjen e rezistencave ndaj infeksioneve. Tek fëmijët, suplementet e rregullta të Vitaminës A redukojnë në mënyrë sinjifikative infeksionet e traktit respirator (të frymëmarrjes).

Antioksidantët janë shfaqur që të redukotjnë simptomat e AIDS dhe, në një numër të vogël rastesh, për të kthyer gjëndjen. Ato rrisin fertilitetin, reduktojnë inflamacionin në artrit, dhe kanë rol kryesor për të luajtur në shumë gjëndje, duke përfshirë ftohjet dhe sindromën e lodhjes kronike.

Sinergjia e antioksidantëve është jetësore

Antioksidantët janë lojtarë grupi. Ju keni nevojë për kombinim të Vitaminave E dhe C dhe beta karrotenit, ashtu sikundër të glutathione, acidit lipoik dhe koenzimë Q10, për të kryer punën e çarmatosjes së antioksidantëve në mënyrë të duhur.  Marrja e vetëm një prej këtyre antioksidantëve jo vetëm që është diçka jo e zgjuar por gjithashtu është edhe e rrezikshme. Ndërkohë që, më shumë se dyqind studime kanë treguar se beta karroteni redukton rrezikun e shumë kancereve, tre studime kanë treguar që suplementet e beta karrotenit mund të rrisin rrezikun e kancerit, edhe nëse ju vetëm konsumoni duhan. Pse kjo kontradiktë e dukshme?

Le të ekzaminojmë, vendimin më të fundit negativ, të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i kancerit. Ato ndanë njerëzit me histori të tumorit kolorektal në katër grupe. Një grupi ju dha 6900 IU beta karroten, një grupi të dytë 100 mg Vitaminë C dhe 600 Iu vitamin E, grupi I tretë mori beta karroten dhe Vitaminë C dhe E, dhe grupi i katërt mori placebo. Ndërkohë që kishte më pak raste që të ndodhte tumori kolorektal, ekzistonte një rrithe modeste në krijimin e kancerit ndërmjet atyre që merrnin vetëm suplemente beta karroten dhe konsumonin cigare dhe pinin alkool cdo ditë.

A nënkupton kjo që beta karroteni është një vitamin moralistike, duke shtuar një rrezik tek ato që pinin duhan dhe alkool, por duke ruajtur ato që nuk i konsumonin këto të fundit? Sigurisht që jo. Ajo që ndodhi së fundmi është që oksidantët tek cigarja janë beta karroten oskiduese dhe në mungesë të vitaminave të tjera sinergjike sic është Vitamina C dhe E, kjo shkakton më shumë dëme sesa të mira. Këshilla ime është që të hiqni dorë nga cigaret, të konsumoni ushqime të larta në antioksidant  siç është beta karroteni, dhe të merrni suplemente multivitaminash që përmbajnë antioksidant ose një formula antioksidante të mirë.

Testimi i potencialeve të antioksidantëve tuaj

Aftësia juaj për të qëndruar larg sëmundjeve varet nga balanca ndërmjet konsumimit tuaj të radikaleve të lira të dëmshme dhe antioksidantëve mbrojtës. Në kohën që shkalla i largohet të qëndruarit shëndetshëm, shenja të hershme fillojnë që të zhvillohen, siç janë infeksionet e vazhdueshme, të nxirat, lëkura e dobët ose plakja e lëkurës e shpejtë.

Një shenjë tjetër e statusit të antioksidantëve të dobët është aftësia për të detoksifikuar trupin pas një sulmi të radikaleve të lira. Kështu që, përshembull, nëse ju ndiheni të pirë pas disa ushtrimeve ose pas ekspozimit ndaj ndotjes (sic është të ngecurit në trafik ose në një dhomë plotë me duhanpirës), aftësia juaj antioksidante mund të ketë nevojë për përmirësim.

Një mënyrë më e përshtatshme për të përcaktuar statusin tuaj antioksidant është të paturit e një profili antioksidant biokimik. Këto teste gjaku masin nivelet e beta karrotenit dhe Vitaminave C dhe E në gjakun tuaj dhe përcaktojnë sesa mirë sistemet e enzimave tuaja antioksidante (sic është glutathione peroxidase) janë duke funksionuar. Pjesa më e madhe e laboratorëve ushqyese e ofrojnë këtë test, por ndërkohë që kjo përcakton nëse ekziston ndonjë problem antioksidant, ajo nuk do të përcaktojë se cilët ushqyes mungojnë. Pyesni mjekun ose dietologun tuaj për këto teste, pasi këto janë shumë pak të pranishem për publikun në mënyrë direkte.

Antioksidantët – ushqimet më të mira

Çdo vit shumë e më shumë antioksidant janë gjetur në natyrë, duke përfshirë substancat tek manaferrat, rrushi, domatet, mustarda, dhe brokoli dhe tek barishtet. Këto substanca sic janë bioflavonoid, lycopene, dhe anthocyanidins, nuk janë ushqyes esencial por janë shumë ushqyes. Ato janë klasifikuar si fitokimikateve dhe janë diskutuar më shumë në kapitullin 17.

Profili juaj personal i antioksidantëve

Testoni fuqinë tuaj të parandalimit dhe shënoni një pikë për cdo përgjigje Po.

ANALIZA E SIMPTOMAVE

  • A vuani shpesh nga infeksionet (kolla, të ftohurat)?Po/Jo
  • A gjeni të vështirë për të larguar një infeksion? Po/Jo
  • A keni një infeksion të përsëritur (cistite, skuqje, dhimbje veshi, etj)? Po/Jo
  • A mavijoseni lehtësisht? Po/Jo
  • A keni vuajtur ndonjëherë nga ndonjë prej gjëndjeve të listuara në këtë faqe? Po/Jo
  • A kanë vuajtur prindërit tuaj nga ndonjë prej dy ose më shumë shumë sëmundjeve? Po/Jo
  • A rraskapiteni lehtësisht pas aktiviteteve fizike? Po/Jo
  • A i duhet lëkurës tuaj shumë kohë për t’u shëruar?Po/Jo
  • A vuani nga aknet, lëkura e thatë ose rrudhat e tepërta për moshën tuaj?Po/Jo
  • A jeni juve mbi-peshë? Po/Jo

Pikët tuaja: ____

ANALIZA E MËNYRËS SË JETESËS

  • A keni konsumuar duhan për më shumë se pesë vjet në jetën tuaj/ më pak se pesë vjet më parë? Po/Jo
  • A konsumoni tani duhan? Po/Jo
  • A pini më shumë se 10 cigare në ditë? Po/Jo
  • A e kaloni kohën tuaj në më të shumtën e kohës në një ambient me tym?Po/Jo
  • A pini çdo ditë pije alkoolike? Po/Jo
  • A jetoni në një qytet të ndotur ose të zhurmshëm? Po/Jo
  • A shpenzoni më shumë sesa dy orë në ditë në trafik? Po/Jo
  • A jeni të ekspozuar shpesh ndaj rrezeve të forta të diellit? Po/Jo
  • A e konsideroni veten tuaj jo në formë? Po/Jo
  • A ushtroheni së tepërmi dhe digjni kalori shumë shpejt?Po/Jo

Pikët tuaja: ____

ANALIZA E DIETËS

  • A konsumoni në më të shumtën e ditëve ushqime të skuqura? Po/Jo
  • A hani më pak se një porcion fruta dhe zarzavate të gjalla në ditë? Po/Jo
  • A hani më pak se dy pjesë fruta të freskëta në ditë?Po/Jo
  • A hani rrallë arra, fara, drithëra në ditë? Po/Jo
  • A hani ushqimet të tymosura ose barbekju ose djath të tymosur si pjesë e ushqimit tuaj?

Po/Jo

  • A merrni suplemente ditore më pak se 500 mg Vitaminë C? Po/Jo
  • A merrni suplemente ditore më pak se 100 IU Vitaminë E? Po/Jo
  • A merrni suplemente ditore më pak se 10,000 IU Vitaminë A ose beta karoten?Po/Jo

Pikët tuaja: ____

PIKËT TUAJA TOTALE:

0 – 10. Këto janë pikë ideale, që tregojnë se shëndeti juaj, dieta dhe mënyra e jetesës janë në mënyrë të vazhdueshme në një nivel të lartë të mbrojtjes së antioksidantëve. Vazhdoni në këtë mënyrë.

11 – 15. Këto janë pikë të arsyeshme, gjithashtu ju mund të rrisni fuqinë tuaj parandaluese duke konvertuar përgjigjen tuaj në JO.

16 – 20. Këto janë pikë të fuqishme, duke përcaktuar nevojë për përmirësim. Shkoni tek një dietolog për të plotësuar dietën tuaj dhe sesi mund të rrisni mënyrën tuaj të jetesës për një rritje të mbrojtjes së antioksidantëve.

21 +. Këto nuk janë pikë të mira, duke ju vendosur në një grup rreziku për një plakje të shpejtë. Shkoni tek një dietolog dhe pyesni për një profil antioksidant të testimit të gjakut. Ju do të keni nevojë që të bëni ndryshime në dietën tuaj dhe mënyrën tuaj të jetesës, plus antioksidantë suplementues, për të ngadalësuar proçesin e plakjes.

Vitaminat antioksidante kryesore dhe esenciale janë A, C, dhe E dhe pararendësit e Vitamina A, beta karrotenit. Beta karroteni është gjetur tek frutat dhe zarzavatet e kuqe/portokalli/të verdha. Vitamina C është gjithashtu e bollshme tek frutat dhe zarzavatet që hahen të gjallë, por nxehtësia i shkatërron ato. Vitamina E është gjetur tek ushqimet me fara, duke përfshirë arrat, farat dhe yndyrnat e tyre, dhe zarzavatate siç janë bizelet, misti dhe drithëra – të gjitha që janë të klasifikuara si ushqime farash. Të gjitha ushqimet më të mira janë të shfaqura në tabelën në faqen tjetër. Ngrënia e patates së ëmbël, karrotave, bizeleve dhe brokolit vazhdimisht është një mënyrë e mirë për të rritur potencialin tuaj antioksidant – sigurisht që ju mos t’i skuqni ato.

Ekziston një mënyrë e re për të vlerësuar fuqinë antioksidante të ushqimeve. Çdo ushqimi tani mund t’i përcaktohet një numër i caktuar i njësisë ORAC (shkurtimi për “kapacitetin e absorbimit të radikaleve të oksigjenit”). Ushqimet që shënojnë pikë të larta në këto njësi janë veçanërisht ndihmuese në luftën kundër oksidanteve, ose radikaleve të lira, që dëmtohen në trupin tuaj.

Ushqimet me pikët më të larta janë, kumbullat e thata, rrushin e thatë, manaferrat. Ushqime të tjera me pikë të larta janë sallata jeshile, kumbullat, spinaqi, luleshtrydhe, brokoli dhe lakrat. Këto dhe fruta dhe zarzavate të tjera të freskëta janë llojet e ushqimeve që ju keni nevojë për të ngrënë çdo ditë për të ju mbajtur më të rinj dhe energjikë.

Ne të gjithë duhet të marrim 3500 ORAC njësi në ditë, gjithashtu edhe 5000 deri në 6000 do të ju japë juve edhe më shumë mbrojtje kundër plakjes. Ju gjithashtu do të jeni më mirë të mbrojtur kundër shumë sëmundjeve, duke përfshirë kancerin dhe sëmundjen e zemrës. Ajo çfarë kjo nënkupton në praktikë është konsumimi i një tasi me manaferra (3240 njësi ORAC), çerek kupe rrush të thatë, dhe tre kumbulla të thata; disa luleshtrydhe, sallatë jeshile, brokoli. Në mënyrë alternative, mund të konsumoni pesë njësi fruta të freskëta dhe zarzavate çdo ditë.

FRUTAT DHE ZARZAVATET ME FUQI ANTIOKSIDANTE

Njësitë ORAC për 100 gram Njësitë ORAC për njësi ose shërbim
Kumbulla të thata 5770 1 njësi 462
Rrush të thatë 2830 ¼ filxhan 1019
Boronicë 2234 ½ filxhan 1620
Manaferra 2036 ½ filxhan 1466
Sallatë jeshile 1770 ½ filxhan i gatuar 1150
Luleshtrydhe 1536 ½ filxhan 1144
Spinaq i gjallë 1210 1 filxhan 678
Mjedrat 1227 ½ filxhan 755
Brokoli 1183 ½ filxhan i gatuar 1159
Kumbulla 949 1 kumbull 626
Lakër jonxhë 931 1 filxhan 307
Spinaq i zier 909 ½ filxhan i gatuar 1089
Panxhar 841 ½ filxhan i gatuar 715
Avokado 782 1 filxhan 149

 

Frutat më të mira janë manaferrat. Një frut tjetër antioksidant është shalqiri. Mishi është i pasur në beta karroten dhe Vitaminë C, ndërkohë që farat janë të pasura në Vitaminë E dhe në minerale antioksidantë zink dhe selenium. Ju mund të bëni një koktejl antioksidantësh shumë të mirë duke miksuar farat në një pije me shije të mirë. Farat dhe produktet e detit janë burimet më të mira dietike të selenium dhe zinkut.

Duke përfshirë zarzavatet siç janë brokoli, spinaqi dhe avokado në dietën tuaj në një bazë të rregullt është një mënyrë tjetër e mirë për të rritur konsumimin tuaj të antioksidantëve. Amino acidet cisteine dhe glutathione gjithashtu veprojnë si antioksidantë. Ato ndihmojnë në bërjen e një prej enzimave antioksidante kryesore të trupit, glutathione peroxidase, që vetë varet nga selenium. Kjo enzimë ndihmon në detoksifikimin e trupit, mbrojtjen tonë nga tymrat e makinave, kancerogjenet, infeksionet, alkooli i tepërt dhe mineralet toksike. Cisteina dhe glutathione janë veçanërisht të lartë në mish të bardhë, toni, thjerrëzat, fasulet, arrat, farat, qepët dhe hudhra, dhe kanë treguar që kanë rritur sistemin imun ashtu sikundër edhe rritur fuqinë antioksidante.

Përfitimet e suplementeve

Duke dhënë vlerën e padiskutueshme të rritjes së statusit tuaj antioksidant, ështe dicka e mencur për të siguruar që programi juaj ditor i suplementeve përmban sasi të kosniderueshme të antioksidantëve, sidomos nëse ju jeni në moshën e tretë ose më të vjetër, jetoni në një qytet të ndotur, ose vuani nga ekspozime të tjera të pashmangshme të radikaleve të lira. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke marrë suplemente antioksidantë. Kompanitë e suplementeve më të mira prodhojnë formula që përmbajnë kombimime të ushqyesve të mëposhtëm: Vitamina A, beta karroten, Vitamina E, Vitamina C, zink, selenium, glutathione, dhe cisteinë, plus antioksidantë me bazë bimore siç është pyenogenol. Gjithashtu të rëndësishëm janë acidi lipoik dhe koenzima Q10 (CoQ10).

Acidi lipoik është me përmbajtje sulfuri, një substancë e ngjashme me vitaminat që kanë vlera shumë efektive antioksidante. Si një antioksidant, është veçanërisht i përdorshëm, sepse është një nga të paktit që është i tretshëm në ujë e yndyrna, që do të thotë që mund të mbrojë një normë të madhe molekulash, sesa vetëm Vitaminën C ose E. Ushqimet që janë të lartë në acid lipoik janë maja të mëlçisë. CoQ10 është një antioksidant jetësor që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga kancerogjenët dhe gjithashtu ndihmon në riciklimin e Vitaminës E. CoQ10 me fuqitë e saj magjike shtrihet në aftësinë e tij për të përmirësuar përdorimin e qelizave për oksigjenin. CoQ10 funksionon duke kontrolluar rrjedhjen e oksigjenit, duke e bërë prodhimin e energjisë më efikase dhe duke parandaluar dëmtimin e shkaktuar nga këto oksidant. CoQ10 është gjëndur tek mishi, peshku, arrat dhe farat.

Lloji i konsumimit total të suplementeve (që mund të vijë në formën e multivitaminave dhe vitaminave esktra C qëllimi i së cilës është shfaqur më poshtë:

Vitamina A (retinol/beta karroten) 7500 IU deri në 20000IU

Glutathione (i reduktuar) 25 mg deri në 75 mg

Vitamina E 100 IU deri në 500 IU

Vitamina C 1000 mg deri në 3000 mg

CoQ10 10 mg deri në 50 mg

Acidi lipoik 10 mg deri në 50 mg

Anthocyanidin 50 mg deri në 250 mg

Selenium 30 mcg deri në 100 mcg

Zink 10 mg deri në 20 mg

 

Këshilla të thjeshta për përmirësimin e potencialit tuaj të antioksidantëve dhe të përmirësimit të fuqisë së parandalimit

  • Hani sa më shumë fruta të freskëta, veçanërisht manaferra.
  • Hani sa më shumë zarzavate, brokoli, spinaq, avokado, patate e ëmbël, karrota dhe brokoli.
  • Merrni multivitamina dhe/ose suplemente të mira antioksidantësh çdo ditë, që përmbajnë vlera ushqimore.
  • Bëni më të mirën tuaj për të shmangur ndotjet, vëndet me duhan, ekspozimin direkt ndaj rrezeve të forta të djellit dhe ushqimet e skuqura.
  • Mos u mbiushtroni ose ushtroheni përtej potencialit tuaj aerobik.

 

error: Nuk lejohet kopjimi!