Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Që nga 1980, shumë e shumë kërkime kanë konfirmuar se disa nga sëmundjet më të zakonshme të shekullit të njëzetë janë të lidhura me shkurtimin e ushqyesve antioksidant dhe të ndihmuara nga suplementet e tyre. Aq e rëndësishme është roli i antioksidantëve saqë shkenca mjekësore ka filluar duke konsideruar praninë e ndonjë prej sëmundjeve të listuara më poshtë si rezultat i mungesës së antioksidantëve, në të njëjtën kohë si rezultat i mungesës së vitaminës C.
Në të ardhmen, neve do të na duhet që të testohemi për nivelet e gjakut të ushqyesve antioksidant së bashku me nivelet e sheqerit në gjak dhe të kolesterolit dhe të presionit të gjakut. Të afta për të parashikuar moshën tuaj biologjike, statusi juaj i ushqyesve antioksidant mund të vërtetojë që mund të jetë statistika juaj jetësore.
SËMUNDJET E MUNDSHME SI REZULTAT I MUNGESËS SË ANTIOKSIDANTËVE
Sëmundja Alzheimer
Kanceri
Sëmundja kardiovaskulare
Katarakti
Diabeti
Hipertensioni
Infertiliteti
Fruthi
Sëmundja mendore
Sëmundja periodontal (e dhëmbit)
Infeksionit e traktit respirator (të frymëmarrjes)
Artriti rheumatoid
Emërtuesi i zakonshëm në proçesin e plakjes dhe sëmundjeve lidhëse është quajtur dëmtimi oksidativ. Kjo ka vendosur edhe dritën në përdorimin e antioksidantëve – ushqyesve që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga ky dëmtim duke parandaluar dhe trajtuar sëmundjen. Deri më tani, mbi njëqind ushqyes antioksidant janë zbuluar dhe qindra, ndoshta edhe mijëra, letra kërkimi kanë lartësuar përfitimet e tyre. Lojtarët më të mirë janë Vitaminat A, C dhe E, plus betakarroteni që gjëndet tek frutat dhe zarzavatet. Prania e tyre në dietën tuaj dhe në nivelet e gjakut tuaj mund të vërtetojnë që mund të jenë më të mirat për të shtyrë vdekjen dhe për të parandaluar sëmundjet.
Çfarë është një antioksidant?
Oksigjeni është baza e gjithë jetës bimore dhe shtazore. Është ushqyesi jonë kryesor, e nevojshme nga cdo qelizë në çdo second të ditës. Pa atë ne nuk mund të çlirojmë energjinë ushqimore që drejton të gjithë proçesin trupor. Por oksigjeni është kimikisht reaktiv dhe shumë i rrezikshëm: në reaksionet normale biokimike, oksigjeni mund të bëhet i paqëndrueshëm dhe i aftë për të oskiduar molekulat e afërta. Kjo mund të shkaktojë dëmtime qelizash që mund të shkaktojë kancerin, inflamacionin, dëmtimin arterial dhe plakjen. Të njohura si radikale të lira oskiduese, ky ekuivalent trupor i ndotjeve nukleare mund të çarmatosen për të larguar rrezikun. Radikalet e lira janë bërë në të gjitha proceset e oksidimit duke përfshirë duhanin, djegien e benzinës për të krijuar tymra, rreze, skuqje ose ushqimet në zgarë dhe procese normale trupore. Kimikatet të afta për të çarmatosur radikalet e lira janë quajtur antioksidant. Disa janë njohur si ushqyes esencial, siç është Vitamina A dhe beta karroteni, dhe Vitaminat C dhe E. Të tjerat, sic janë bioflavonoidet, anthocyanidins, pyenogenol, dhe mbi qindra identifikime të tjerë mbrojtëse të gjetura në ushqimet e zakonshme, nuk janë. Prandaj janë të nevojshme antiosksidantët si Vitamina A, beta karroteni, Vitaminat C dhe E.
Balanca ndërmjet konsumimit tuaj të antioksidantëve dhe ekspozimit ndaj radikaleve të lira mund të jetë balanca ndërmjet jetës dhe vdekjes. Ju mund të ngjisni shkallët në favorin tuaj duke bërë ndryshime të thjeshta në dietën tuaj dhe nëpërmjet suplementeve antioksidante.
Antioksidantët në shëndet dhe sëmundje
Ngadalësimi i proçesit të plakjes nuk është më një mister. Rezultatet më të mira në studimet kërkimore janë arritur vazhdimisht duke i dhënë kafshëve dieta me pak kalori dhe të larta në antioksidant – me fjalë të tjera, saktësisht atë që kishin nevojë dhe jo më shumë. Kjo redukton “stresin oksidativ” dhe siguron mbrojtje maksimal të antioksidantëve. Shtazorët e ushqyer në këtë mënyrë jo vetëm që jetojnë 40 përqind më gjatë, por gjithashtu gjatë jetës së tyre janë më aktiv. Gjithashtu, studime të tjera afat-gjatë duhet akoma të përmbushen, dhe ekziston çdo lloj arsyeje që i njëjti princip të aplikohet edhe tek njerëzit. Gjithashtu, studimet kanë treguar se rreziku i vdekjes është reduktuar tek ato me nivele të larta të antioksidantëve në gjakun e tyre dhe konsumimit të lartë dietik.
Nga ana tjetër, nivelet e ulëta të Vitaminës A, Vitaminës C dhe E janë të lidhura me sëmundjen Alzheimer. Nivelet e gjakut të Vitaminës E dhe beta karrotenit tek vuajtësit janë të përgjysmuara në krahasim me të moshuarit që nuk e kanë sëmundjen Alzheimer. Një studim mori në shqyrtim 633 njerëz jo të sëmurë të moshës gjashtëdhjetë e pesë vjeçare të niveleve të larta të vitaminës C ose E. Një numër i vogël në çdo grup pritej që të shfaqnin shenjat e AD pesë vite më vonë. Asnjë nuk i shfaqi. Një studim tjetër, i publikuar në Revistën Amerikane mjekësore, zbuloi se rreziku i zhvillimit të AD ishte 67 përqind më i ulët në ato me një konsumim madhor të Vitaminave E sesa tek ato me një konsumim të ulët.
Njerëzit e moshuar me nivele të ulëta të Vitaminës C në gjakun e tyre e kanë njëmbëdhjetë herë më të lartë rrezikun e zhvillimit të kataraktit në krahasim me ato që kanë nivele të larta. Në mënyrë të ngjashme, ato që kanë nivele të ulëta të Vitaminës E në gjak e kanë pothuajse të dyfishuar rrezikun, ndërkohë që njerëzit që konsumojnë 450 IU të Vitaminës E në ditë e kanë të përgjysmuar rrezikun e zhvillimit të kataraktit.
Nivelet e Vitaminës A, janë zbuluar që te jënë vazhdimisht të ulëta tek njerëzit me kancerin e mushkërive. Në fakt, konsumimi i ulët i Vitaminës A dyfishon rrezikun e kancerit të mushkërive. Në mënyrë të ngjashme, konsumimi i beta karrotenit nga frutat e freskëta dhe zarzavatet redukton rrezikun e kancerit të mushkërive tek gratë dhe meshkujt që nuk pinë duhan. Në një studim, duke i dhënë 8300 IU në ditë suplemente beta karroten, rezultoi në 71 përqind përmirësim tek pacientët me kancer oral (leukoplakia), ndërkohë që 57 përqind e pacientëve që u jepej 200,000 IU vitamina A në ditë kishin një shërim të plotë. Vetë beta karroteni, nuk do të ishte një zgjedhje e zgjuar për tu marrë në formën e suplementeve nëse jeni një duhanpirës .
Suplementet e Vitaminave E dhe C përgjysmojnë rrezikun e atakut të zemrës, ndërkohë që në një studim madhor tek infermierët, ato që konsumonin 15 deri në 5.500 IU beta karroten në ditë kishin një reduktim rreziku prej 40 përqind të atakut dhe një reduktim rreziku prej 22 përqind të atakut të zemrës, krahasuar me ato që konsumonin vetëm 1600 IU në ditë. Ato që kishin konsumim dietik ditor të beta karrotenit e kishin të përgjysmuar rrezikun e vdekjes nga sëmundjes kardiovaskulare. Të suplementuarit e 1000 mg Vitaminës C gjithashtu redukton presionin e gjakut.
Antioksidantët ndihmojnë gjithashtu në sistemin tuaj imun dhe në rritjen e rezistencave ndaj infeksioneve. Tek fëmijët, suplementet e rregullta të Vitaminës A redukojnë në mënyrë sinjifikative infeksionet e traktit respirator (të frymëmarrjes). Antioksidantët janë shfaqur që të redukotjnë simptomat e AIDS dhe, në një numër të vogël rastesh, për të kthyer gjëndjen. Ato rrisin fertilitetin, reduktojnë inflamacionin në artrit, dhe kanë rol kryesor për të luajtur në shumë gjëndje, duke përfshirë ftohjet dhe sindromën e lodhjes kronike.
Sinergjia e antioksidantëve është jetësore
Antioksidantët janë lojtarë grupi. Ju keni nevojë për kombinim të Vitaminave E dhe C dhe beta karrotenit, ashtu sikundër të glutathione, acidit lipoik dhe koenzimë Q10, për të kryer punën e çarmatosjes së antioksidantëve në mënyrë të duhur. Marrja e vetëm një prej këtyre antioksidantëve jo vetëm që është diçka jo e zgjuar por gjithashtu është edhe e rrezikshme. Ndërkohë që, më shumë se dyqind studime kanë treguar se beta karroteni redukton rrezikun e shumë kancereve, tre studime kanë treguar që suplementet e beta karrotenit mund të rrisin rrezikun e kancerit, edhe nëse ju vetëm konsumoni duhan. Pse kjo kontradiktë e dukshme?
Le të ekzaminojmë, vendimin më të fundit negativ, të kryer nga Instituti Ndërkombëtar i kancerit. Ato ndanë njerëzit me histori të tumorit kolorektal në katër grupe. Një grupi ju dha 6900 IU beta karroten, një grupi të dytë 100 mg Vitaminë C dhe 600 Iu vitamin E, grupi I tretë mori beta karroten dhe Vitaminë C dhe E, dhe grupi i katërt mori placebo. Ndërkohë që kishte më pak raste që të ndodhte tumori kolorektal, ekzistonte një rrithe modeste në krijimin e kancerit ndërmjet atyre që merrnin vetëm suplemente beta karroten dhe konsumonin cigare dhe pinin alkool cdo ditë.
A nënkupton kjo që beta karroteni është një vitamin moralistike, duke shtuar një rrezik tek ato që pinin duhan dhe alkool, por duke ruajtur ato që nuk i konsumonin këto të fundit? Sigurisht që jo. Ajo që ndodhi së fundmi është që oksidantët tek cigarja janë beta karroten oskiduese dhe në mungesë të vitaminave të tjera sinergjike sic është Vitamina C dhe E, kjo shkakton më shumë dëme sesa të mira. Këshilla ime është që të hiqni dorë nga cigaret, të konsumoni ushqime të larta në antioksidant siç është beta karroteni, dhe të merrni suplemente multivitaminash që përmbajnë antioksidant ose një formula antioksidante të mirë.
Testimi i potencialeve të antioksidantëve tuaj
Aftësia juaj për të qëndruar larg sëmundjeve varet nga balanca ndërmjet konsumimit tuaj të radikaleve të lira të dëmshme dhe antioksidantëve mbrojtës. Në kohën që shkalla i largohet të qëndruarit shëndetshëm, shenja të hershme fillojnë që të zhvillohen, siç janë infeksionet e vazhdueshme, të nxirat, lëkura e dobët ose plakja e lëkurës e shpejtë.
Një shenjë tjetër e statusit të antioksidantëve të dobët është aftësia për të detoksifikuar trupin pas një sulmi të radikaleve të lira. Kështu që, përshembull, nëse ju ndiheni të pirë pas disa ushtrimeve ose pas ekspozimit ndaj ndotjes (sic është të ngecurit në trafik ose në një dhomë plotë me duhanpirës), aftësia juaj antioksidante mund të ketë nevojë për përmirësim.
Një mënyrë më e përshtatshme për të përcaktuar statusin tuaj antioksidant është të paturit e një profili antioksidant biokimik. Këto teste gjaku masin nivelet e beta karrotenit dhe Vitaminave C dhe E në gjakun tuaj dhe përcaktojnë sesa mirë sistemet e enzimave tuaja antioksidante (sic është glutathione peroxidase) janë duke funksionuar. Pjesa më e madhe e laboratorëve ushqyese e ofrojnë këtë test, por ndërkohë që kjo përcakton nëse ekziston ndonjë problem antioksidant, ajo nuk do të përcaktojë se cilët ushqyes mungojnë. Pyesni mjekun ose dietologun tuaj për këto teste, pasi këto janë shumë pak të pranishem për publikun në mënyrë direkte.