Antibiotikët natyralë dhe ndikimi i tyre në shëndetin tuaj

Antibiotikët natyralë dhe ndikimi i tyre në shëndetin tuaj

Keni temperaturë? Apo po vuani nga një kollë apo i ftohti? Epo atëherë gjëja e parë që duhet të bëni është të takoni doktorin tuaj kështu që ai mund t’ju japë një përshkrim të recetës me antibiotikë. Antibiotikët janë medikamente që parandalojnë rritjen e baktereve. Antibiotikët konsiderohen si fenomeni më i fundit i mjekësisë moderne, por në fakt ato kanë qenë këtu prej shekujsh. Por me kalimin e viteve, përdorimi i antibiotikëve ka ndikuar në shëndetin tonë në një mënyrë apo tjetër. Gradualisht ne jemi ekspozuar aq shumë ndaj antibiotikëve saqë sistemi ynë tretës është prekur rëndë. Përveç kësaj, me antibiotikët e gjetur në shumicën e ushqimeve si mishi apo bulmeti, problemi thellohet më tej. Përpara zbulimit të pencilinës në 1928, ne gjithmonë i kemi besuar antibiotikëve natyrale, që kanë shumë efekt dhe pak ose aspak efekte anësore. Ka plot arsye pse duhet të rikthejmë sërish besimin në to.

Efektet jo dhe aq të mira të antibiotikëve

Ndërkohë që ne preferojmë të pijmë një kokërr pa bërë shumë pyetje, duket ndonjëherë si zgjidhja më e mirë por që nuk mendojmë për pasojat afatgjata.

Rreziku potencial i rezistencës së antibiotikëve

Kur njerëzve iu përshkruhen antibiotikë, ato nuk janë shumë në dijeni për rreziqet potenciale të rezistencës së antibiotikëve. Ndikon në mosbalancën e florës së zorrëve. Dhe nëse ka një mosbalancë në popullsinë e baktereve beneficiale në zorrë, si rezultat vijnë sëmundjet, mostretje dhe absorbim i dobët i ushqyesve. Infeksioni përhapet shumë shpejt në sajë të rezistencës së antibiotikëve. Kjo e ndërlikon proçedurën e trajtimit sepse tendosja është më e fuqishme dhe pacienti nuk i përgjigjet dozave të rënda të mjekimit. Procedura e trajtimit pastaj bëhet tmerrësisht e shtrenjtë dhe e komplikuar. Infeksioni mbetet i patrajtuar për një kohë të gjatë, duke sjellë një rrezik potencial për organet, dhe në disa raste con edhe në vdekje.

Cfarë duhet të bëjmë për të shmangur efektet anësore të antibiotikëve?

A ka ndonjë mënyrë për të shmangu efektet anësore të dëmshme të antibiotikëve? Përgjigja është po dhe ato janë:

-Shmangni përhapjen e infeksionit duke larë duart rregullisht.

-Përpiquni të konsumoni produkte të rritura në mënyrë organike dhe të shmangni mishrat e kafshëve që janë rritur e ushqyer me antibiotikë.

-Përdorni antibiotikë natyralë

Antibiotikët natyralë

Të përdorni antibiotikë natyralë është gjëja më e mirë që mund të bëni për të shmangur ndikimin negativ që antibiotikët e tjerë sjellin në shëndet. Natyra gjithmonë ka një përgjigje të sigurtë për infeksionet bakteriale për shkak të fitokimikateve që vijnë nga bimët e ndryshme. Ato janë përdorur për shekuj dhe janë testuar me kohën. Antibiotikët natyralë sillen si një mekanizëm unik. Ato aktivizojnë sistemin imunitar si dhe kanë veti antiinflamatore dhe antiseptike që ndalojnë rritjen e bakterieve.

1. Hudhra

Lista e antibiotikëve natyrale do të ishte e paplotë nëse nuk do të përfshihej hudhra. Hudhra është përdorur nga kultura të ndryshme në botë për shumë vitë. Për herë të parë hudhra u përdor në 1700. Hudhra përmban antibiotikë të fuqishëm me veti antivirale, antifugale dhe anti-mikrobiale. Gjithashtu ka sasi të larta antioksidantësh që luftojnë radikalet e lira, duke fuqizuar sistemin tuaj imunitar. Përbërësi aktiv në hudhra i njohur si allicin, është celësi kryesor për të vrarë bakteret e dëmshme. Mënyra më e mirë për të marrë benefitet e saj është ta copëtoni dhe ta hani të pagatuar.

2. Vaji i rigonit

Ky është një tjetër antibiotic i fuqishëm i cili kujdeset për bakteret patogjenike pa ndikuar në bakteriet e shëndetshme. Për shkak se përmban veti antivirale dhe antifugale, e bën një antibiotic të fuqishëm dhe natyral. Përbërësi kryesor është carvacrol, që ka vetitë më dominuese. Por për të marrë benefitet maksimale, duhet të siguroheni që burimi juaj të ketë të paktën 70% carvacrol.

3.Shafrani

Shafrani është një tjetër antibiotic natyral potent që është një pikë kyce e kuzhinës indiane. 1-2 lugë caji cdo ditë janë konsideruar të sigurta për konsumimi. Ato mund të shtohen në sallata ose supëra. Shafrani njihet për efektet anti-inflamatore, anti-infektive, dhe anti-kanceroze. Nëse do e merrni si suplement, 500 gr kur merret në bazë të tretshme pasi lehtëson absorbimin.

4. Piperi i kuq

Piperi i kuq është një tjetër erëz e fuqishme që është përdorur për mijëra vjet për shkak të fuqisë shëruese dhe vetitë antibiotike. Edhe shkenca ka njohur vetitë e piperit të kuq si një antibiotik natyral i rëndësishëm.

5.A e pini cajin e xhinxherit?

Nëse po jeni me fat, pasi shkenca ka mbështetur efektet antibiotike të xhinxherit që ndihmojnë në trajtimin e helmimit të ushqimit. Janë një sërë studimesh të bëra në xhinxherin e freskët që kanë dalë në rezultatet që xhinxheri ka efekte antibiotike ndaj bakterieve si listeria, salmonella, dhe campylobacter. Xhinxheri i freskët gjithashtu ndihmon në lehtësimin e tretjes. Xhinxheri i përgatitur si duhet është i shkëlqyer për të zgjidhur problemet me tretje. Nëse trakti juaj i tretjes dështon në absorbimin e nutrientëve, do të përfundoni së shpejti në një sëmundje kronike, prandaj është e rëndësishme të përfshini xhinxherin në vaktet tuaja, për të zbutur traktin tretës e për të lehtësuar tretjen.

6. Ekstrakti i farave të grejpfrutit

Ekstrakti i farave të grejpfrutit është vlerësuar si një antibiotik natyral që ndihmon në luftimin e shumë agjentëve infektive. Një studim i bërë në ekstraktin e përqendruar të farave të grejpfrutit tregoi që në momentin e testimit për veti antibakteriale kundrejt organizmave gram-pozitive ose gram-negative, dha rezultate të konsiderueshme, sidomos në patogjenët me gram-pozitive. Ekstrakti i holluar ka një numër të madh përdorimesh në luftimin e patogjenëve në mjedisin e shtëpisë. Megjithatë solucionet e reklamuar përmbajnë kimikatë që vënë në mëdyshje masat e sigurisë. Disa prej tyre përmbajnë paraben, që është e dëmshme për shëndetin tuaj.

7. Mjalti Manuka

Mjalti Manuka ka veti të mrekullueshme që jo vetëm që ndihmojnë në eliminimin e bakterieve por gjithashtu në shërimin e plagëve. Parandalon formimin e bakterieve që shkaktojnë sëmundje. Mjalti Manuka përdoret më së shumti për luftimin e patogjenëve të ndryshëm. Mjalti i Manukës cliron peroksid hidrogjeni që përdoret për trajtimin e plagëve. Studimet konfirmojnë që bakteriet nuk mund të hyjnë në vende të mbushura me peroksid hidrogjeni. Peroksidi i hidrogjenit ka veti të mira në shërimin e plagëve dhe përdoret gjerësisht për këtë qëllim. Mjalti është plot me vitamina, polifenole apo antioksidantë. Polifenolet janë të njohur për luftimin e baktereve të ndryshme, kërpudhave apo mikrobeve të tjera. Ato fuqizojnë sistemin imunitar, që ju mban të shëndetshëm dhe redukton shanset për t’u sëmurur. Shumë e shumë studime të bëra në mjaltin Manuka kanë treguar rezultate të favorshme. Mjalti Manuka mund të rrisë në mënyrë potenciale fuqinë e disa antibiotikëve për të luftuar kundrejt bakterieve vdekjeprurëse. Kështu që herën tjetër që të sëmureni, sigurohuni që të merrni ndihmën e antibiotikëve natyralë fillimisht, që mos të ndikoni në shëndetin tuaj. Por fillimisht flisni me doktorin. Flisni me të për avantazhet dhe disavantazhet dhe a është e detyrueshme të merrni mjekimin e paracaktuar. Nëse duhet të merrni mjekime në formën e antibiotikëve, atëherë vazhdoni.

error: Nuk lejohet kopjimi!