Anila Kalleshi – Triumf në shkencë

Anila Kalleshi – Triumf në shkencë

E PANDALSHME, energjike, një grua që nuk e njeh humbjen… Triumfon me çmim prestigjoz edhe në shkencë.

 

Ky është kurorëzimi më i fundit, që nderon punën e dietologes së palodhur Anila Kalleshi, që na bën të gjithëve krenarë. Në 4 korrik 2017, në Hotel Schweizerhof në Luzern të Zvicrës, përmes një ceremonie madhështore të çmimeve “Socrates”, Anila vlerësohet në këtë garë të bukur mes njerëzve, që i kanë shpallur lufë mbipe-shës me çmimin “The Name in Scienes”.

Ajo shkëlqen me fustanin e kuq dhe me qëndrimin prej triumfatoreje, nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen në këtë mbrëmje gala.Anila Kalleshi, e cila prej 20 vitesh sfdon TRIUMF NË SHKENCË..- KALLESHI ANILA “The Name in Scienes”, dietologia rrëmben çmimin prestigjioz në Luzern të Zvicrës dhe na bën të ndihemi të gjithë krenarë.


E vetme dhe mjaft e sigurtë këtë dukuri në vendin tonë, me sy të përlotur dhe triumfatore ndihet e vlerësuar nga Elita Botërore.

Në një rrëfm për Revista “SUPER”, gruaja që lufon me të “keqen” në emër të së bukurës, tregon gjithçka për rrugëtimin e saj, për startin e së bukurës në konceptet e saj, kush ishin frymëzuesit, e deri tek çmimet e panumërta, trofetë e të cilëve nuk i zë një raf i madh në zyrën e saj, në qendrën ku edhe formësoi betejen e saj të veçantë. Anila Kalleshi, prej kohësh është kthyer në mendim dhe shpresë për qindra persona që nuk mund t’i bëjnë dot ballë ushqimit, por, pse jo, edhe mekanizmit të shëndoshjes. Gruaja, që me dieotologjinë, duket se ka lidhur gjithçka të jetës së saj, tregon në këtë rrëfm, se çfarë ndodh në përballjen e saj, me një person që lufon të dobësohet.

Ndërkohë, veç faktit se Anila është njeriu më i suksesshëm në këtë fushë, ajo ka ar-ritur të nxjerrë edhe 7 libra, ku përmbajtja e tyre është në shërbim të njerëzve që nuk i kanë mundësitë të mbërrijnë në qendrën e saj dhe së shpejti, pret të nxjerrë librin e saj të 8-të “Dieta në shtatëzani”.E vetmja dietologe shqiptare në “ELITË”Anila, në sipërmarrjen e saj, duket se ia ka arritur të jetë edhe krenare, ndërsa shikon gra dhe vajza teksa marrin tra-jtën e shumëdëshiruar brenda pak ditësh, ndërsa ajo nga zyra komandon çdo detaj që lidhet me ecurinë e një personi, që ka vendosur t’i besojë këshillës së saj për të marrë pamjen e duhur.

Komiteti i Nominimeve Socrates, në bashkëpunim me EBA (Europe Bussiness Assembly), me qendër në Oxford, organizon një ceremoni të përvitshme të anëtarëve Elitarë të fushës të mjekësisë të të gjithë botës, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte që i ofrohen njerëzimit. Pikërisht, për këtë meritë është e nominuar edhe dietologia jonë. Për Anilën, ky është një vlerësim mjaf i madh, që i bëhet punës së saj të palodhur gjatë këtyre 20 viteve. “Ndihem mjaf mirë dhe natyrisht, jam e motivuar për të çuar më lart punën time në lufën kundër obezitetit dhe mbipeshës”, thotë ajo, ndërsa kujtojmë këtu se, ky trofe vjen pas një mori çmimesh dhe vlerësimesh ndërkombëtare që bëhen për Anilën, që vendosi të ndiqte rrugën e veçantë dhe të bukur të dietologjisë, si diçka që ende nuk ishte hasur në vendin tonë.Tashmë, Anila Kalleshi, padyshim që betejen e saj e ka me perfekten, pasi ajo qëndron si një orakull për të gjithë ata njerëz, që nuk munden dot vetë të sfdojnë kilogramët e tepërt. Dietologia shqiptare tashmë është e njohur në të gjithë botën, kjo, pasi ajo prej vitesh është anëtare “Elitë” dhe për pasojë, ajo është pjesëmarrëse në të gjitha aktivi-tetet ndërkombëtare që zhvillohen në këtë kuadër.

Në rrëfmin e saj, Anila Kalleshi, tregon për herë të parë se cilët janë rivalët e saj më të fortë ndërkombëtarë, ndërkohë që hedh dritë edhe mbi mekanizmin se si shkohet deri te nominimi për çmimet: “Fillimisht plotësohet një formular që ka mbi 280 pyetje. Ajo çfarë e bën më të detajuar këtë pyetsor, janë: kualifkimet e mia, skedat me të dhënat teknike të aparaturave që unë përdor me certifkimet përkatëse, dëshmi të klientëve me video dhe foto, paraqitjet e mia në publik, seminaret, kongreset dhe konferencat e ndryshme, botimet, publikimet brenda dhe jashtë vendit, daljet televizive, vlerësimet brenda vendit, si edhe ato në arenën ndërkombëtare”.Ndërsa, në lidhje me rivalët e saj në garën e dietologjisë, Anila Kalleshi tregon se Rusia sjell vazhdimisht pre-tendentë të fortë, ndërkohë që po kaq të forte, sipas saj, vijnë edhe nga vendet aziatike, Korea dhe Japonia. Ndërsa, pas tyre, Anila përmend edhe kolegët e saj nga Franca, Gjermania dhe Kanadaja, ndërkohë që kur mendon se mes tyre dhe e vlerësuar me dhjetëra çmime gjendet edhe një shqiptare, që për 20 vite ka ngjitur majat më të larta të dietologjisë krah vendeve më të zh-villuara në botë dhe vendeve me traditë në këtë fushë, të bën të ndjehesh mirë edhe si shqiptar…“NDIHEM E PARIVALIZUAR”Ndërsa, në arenën ndërkombëtare Anila tregon vendet nga i vijnë rivalët e saj, ajo në vendin tonë e shikon vetëm si të pakonkurueshme, ndërsa saktëson se gjithçka që ajo ka arritur, kanë ard-hur falë punës dhe përkushtimit të saj: “Rival?! Nëse ju quani rival, dikë që sapo ka vendosur të hapë një biznes, pa patur asnjë nga të dhënat që përmenda më lart, do të thoja që personalisht ndi-hem e parivalizuar. Në jetë kam zgjed-hur të jem vetvetja dhe kopje e askujt. Dëshira, përkushtimi, pasioni, egoja dhe vullneti për të përballuar çdo sfdë, më kanë bërë të jem veçse vetvetja. Në jetë nuk kam preferuar të vjedh e as të tjetërzohem si dikush, por preferova që hap pas hapi të formëzohesha në Anilën, me shumë vlera profesional-isht dhe nga ana njerëzore. Në jetë mund të jesh kushdo, unë kam zgjedhur të jem vetvetja. Suksesi është vërtetë i rëndësishëm për dikë që ka investuar shumë për ta pasur. Por, kurrsesi nuk është çelësi i lumturisë. Puna është shumë e rëndësishme për mua, por jashtë saj, unë kam gjëra edhe më të rëndësishme se ajo. Nga ana tjetër, duhet të pranoj se suksesi në punë, për mua ka ndikuar pozitivisht në të qënit e lumtur në jetë. Duke qenë e sukseshme, unë ndihem e dobishme për komunitetin dhe njerëzit, e kjo bën që unë të toleroj problemet e vogla që mund të lindin në jetë. Një femër është e sukseshme, kur e gjithë jeta e saj është e sukseshme. Me këtë dua të them, që të ketë arritur gjithçka në punë, në jetë dhe në të gjitha drejtimet e tjera që formojnë lumturinë e një njeriu. Pra, për mua, imagjinata e një Anile të sukseshme, ka qenë gjithnjë kjo që jam sot: Të jem e aftê të punoj, të drejtoj aktivitetin tim me përkushtim, të kem një familje të përsosur, të jem e arsimuar .


-Hyrja është e hapur për shkencëtarët dhe edukatorët, ekipet shkencore, shpikësit, pro-jektet dhe zhvilluesit e teknolog-jive, si dhe për personalitetet që kontribuojnë në integrimin e shkencës dhe ekonomisë. Anila Kalleshi, padyshim që betejen e saj e ka me perfekten, pasi ajo qëndron si një orakull për të gjithë ata njerëz, që nuk munden dot vetë të sfdojnë kilogramët e tepërt. Dietologia shqiptare tashmë është e njohur në të gjithë botën, kjo, pasi ajo prej vitesh është anëtare “Elitë”

error: Nuk lejohet kopjimi!