Prof. Dr Anila Kalleshi – Dietologe Klinike
1. Si ka lindur ideja e biznesit tuaj?
Momenti i parë që jam futur në botën e biznesit ka qenë viti 1998, e diplomuar në dy fakultete dhe po kërkoja punë, fllimisht si ekonomiste pasi fakulteti i parë ka qenë dega ekonomi-fnancë ndërsa fakulteti i dytë
ishte dega fzioterapi ne Beograd. Ne fillimet e mija nuk pata shumë sukses në gjetjen e një pune ose më saktë arrija të gjeja një vend pune por jo të sigurtë, pasi ishte një periudhë tranzicioni ku bizneset nuk ishin të konsoliduara. Pasi u ndesha me tregun e punës, mendova pse jo mos të investoj në një ide timen. Me shumë
vështirësi arrita të hapja një biznes timin, ku një shtysë e madhe ishte dhe një dhuratë nga ana e prindërve të mi, një ambient modest në qendër të Tiranës, rreth 80 m2. Mendoj që inciativa kryesore erdhi nga dëshira e
madhe për të realizuar atë që doja. Me pas kam studiuar Dietologji Klinike ne Rome dhe sot jam me titull
Profesor dhe Doktor në shëndet publik. Jam dhe Presidente e Albanian Lifestyle Medicine dhe anetare me te drejta te plota e Aleances Globale te Lifestyle Medicine.
2. Sa orë në ditë punoni mesatarisht?
Në momentin që hapa “Anila Kalleshi Center”, koha që i kam kushtuar ka qenë maksimale. Dhe vazhdon të jetë e tillë. Sot qendra numëron plot 21 vite në treg dhe unë nuk ndalem së kushtuari të gjithë vëmendjen dhe kohën
që meriton.
3. Mund ta përshkruani ditën tuaj tipike?
Asnjë ditë nuk është e njëjtë me të tjerat. Rutina ime ndryshon vazhdimisht, pasi udhëtoj vazhdimisht jashtë për konferenca, seminare të ndryshme. Gjatë kohës që jam në Shqipëri pjesën më të madhe të kohës e kaloj në
“AKC” ose si e ftuar në emisione për të folur rreth gjendjeve shëndetësore ose tematika të tjera lidhur me shëndetin.
4. Si ka ndikuar të qënit sipërmarrëse në jetën familjare?
Familja ka qenë dhe mbetet primare si dhe një pikë kyçe në vazhdimësinë e karrierës sime. Përpos ngarkesës që kam në punë, gjithmonë gjej kohën për tim shoq e tim bir. Kur bëhet fjalë për familjen, koha gjendet gjithmonë.
Mundohem të jem gjithmonë prezente, sa herë që im bir ka nevojë për mua, pasi kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë nënë-bir. Përsa i përket formimit, im bir është akoma një fëmijë, por që tani po kujdesem maksimalisht që ai të marrë edukimin dhe formimin e duhur. Jam një nënë me fat dhe shumë krenare, pasi Frankli jo vetëm që është një fëmijë shumë i sjellshëm dhe i përkushtuar, por ka dhe rezultate të shkëlqyera në mësime.
Sa per veten e kam definuar suksesin sipas termave dhe rregullave te mija, dhe kam ndërtuar jetën time në atë mënyrë që më bën të ndihem krenare. Kam patur ëndrra dhe kam punuar shumë fort e plot pasion qê t’i bëj realitet.
Gjithmonë e kam ditur cila grua doja të isha per familjen time, jetën time, punen time, suksesin tim.
5. Cilat janë gabimet që dëshironit mos i kishit bërë në biznesin tuaj, nëse keni të tilla?
Nuk jam penduar për as më të voglin hap. Kjo është puna që kam dashur të bëj gjithmonë. Nuk është e lehtë të nisësh një biznes nga zeroja, kërkon përkushtim maksimal. Krahas punës,jam munduar gjithmonë të jem aktive
në seminare, konferenca në vende të ndryshme të botës, për të qenë e përditësuar me informacionet më të reja në ushqyerjen e shëndetshme.
6. Çfarë ju motivon në biznesin tuaj?
Padyshim që ka qenë një rrugëtim i vështirë, ku me mund dhe sakrifica kam arritur të jem këtu ku jam sot. Ndihem akoma dhe më mirë kur marr vlerësime dhe çmime prestigjoze nga vende të ndryshme në botë. Për mua
nuk ka krenari më të madhe sesa emri që “Anila Kalleshi Center” ka në treg!
7. Si i krijoni idetë e reja në punë
Idetë e reja i krijoj gjithmonë duke pasur vetëm një fokus: rezultatet efektive dhe të kënaqshme për të gjitha klientet në”AKC”! Procesi i të mësuarit nuk përfundon kurrë, është një proces afatgjatë që zgjat përgjatë gjithë jetës. Unë gjithmonë kërkoj më të mirën nga vetja dhe të sjellësh më të mirën në treg kërkon shumë mund dhe përkushtim. Besoj se ja kam arritur mjaft mirë!
8. A mund të na jepni disa këshilla për të rinjtë që duan të kenë një biznes të vetin?
Nuk është e lehtë të nisësh një biznes në Shqipëri, pasi ekziston dhe konkurrenca e pandershme, pasi ka mjaft persona të pakualifikuar të cilët nisin një biznes i cili nuk mbështetet në baza shkencore apo vlera morale,
thjesht vetëm sepse kanë tëardhura të mjaftueshme. Prandaj këshilla ime për të gjithë ata që synojnë të hapin një biznes është që të punojnë me ndershmëri, sinqeritet dhe përkushtim.
9. Po për ata që janë në kërkim të një pune?
Çdo punë është një vetë-portret i personit që e bën. Kurrë nuk kështë mjaftueshëm vonë për të arritur një tjetër qëllim apo një tjetër ëndërr!
Kjo interviste eshte dhene per portalin tekafja.al