Anila Kalleshi pjese e ekspozites “121 foto në një 121 jetë suksesi”

Anila Kalleshi pjese e ekspozites “121 foto në një 121 jetë suksesi”

Presidenca e Shqipërisë në Tiranë, në 21 qershor kishte hapur dyert për 121 gratë e suksesit nga të katër anët e botës, dhe nën tingujt e pianos dhe në një atmosferë festive u shpalosën rrëfimet e këtyre grave, rrëfimet e të cilave nga profesione të ndryshme janë vendosur në një ekspozitë dhe në një libër të titulluar “121 foto në një 121 jetë suksesi”.

Jam e lumtur dhe me fat qe edhe une isha pjese e kesaj ekspozite kaq te mrekullueshme.

Ekspozita fotografike me titull: “121 Fotó në 121 Jetë suksesi” është iniciativë respekti dhe vlerësimi i Albanian Excellence, që punon dhe funksionon prej disa vitesh si një organizëm kulturoro – social, aktiv dhe domethënës në jetën shqiptare si brenda dhe jashtë Shqipërisë.  Albanian Excellence ka një mision, i cili lidhet me zbulimin e individit shqiptar, që me punën e vet arrin suksese. Albanian Excellence ka zbuluar suksesin tek njerëzit e punës dhe biznesit, tek njerëzit e artit, shkencës, edukimit, sportit, kulturës dhe fushave akademike kudo në “Shqiptari”. I ka dhënë vlërësim dhe mirënjohje për përpjekjet e tyre jo vetëm në arritjet individuale, por ka zbuluar në personalitetin e tyre interesin e zhvillimit të përgjithshëm të mirëqenies së jetës shqiptare, si dhe kontributin për emrin e mirë të Shqipërisë.

Koncepti kuratorial i kësaj ekspozite lindi si rezultat i veprimtarive të njëpasnjëshme dhe sukseshme, që udhëhiqen dhe ndiqen me këmbëngulje nga gazetarja e njohur Flora N. Nikolla. Organizatorët e ekpozitës zgjodhën, me vemendje maksimale, të ndërtojnë me fotografitë e portreteve të 121 Zonjave Shqiptare që jetojnë në Shqipëri, në disa vende të SHBA-ve dhe të Europës e më gjërë, si dhe në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni një atmosferë imazhesh.

 

Imazhet e Zonjave janë përzgjedhur nga një grup kuratorial, në përbërjen e të cilit bëjnë pjesë profesionistë kuratorë, fotografë dhe gazetarë, që kanë pasë udhërrëfyes në këndëvështrimin e tyre dy veti thelbësore: suksesin profesional të Zonjave dhe çastin domethënës të shkrepjes së fotografimit për të arritur një atmosferë kreative dhe njohëse mbi Zonjat si model suksesi.

Ekspozita do të arrij të bëjë edhe një hërë të ditur imazhin e Zonjave të suksesit femror shqiptare, të cilat me idetë, mendimet dhe punën e tyre i kanë dhënë vendit tonë dhe mjediseve ku ato banojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë vrullin e zhvillimit, të ndryshimit dhe të transformit shqiptar.

Në aspektin estetik ekspozita ndërtohet nga një format i njejtë fotografik, për të vlerësuar në mënyrë të barabartë çdo Zonjë pjesëmarrëse. Çdo imazh fotografik, shoqërohet me tekstin njohës dhe meditues rreth personalitetit dhe suksesit të secilës .

Flora Nikolla Presidente e Albanian Exellence ishte organizatorja e kësaj ngjarje të madhe, e cila në kuadër të Albanian Exellence kishte bërë përzgjedhjen e këtyre grave, të cilat vinin nga profile të ndryshme si: mjeke, gazetare, artiste, dietologe. ekonomiste, ushtarake dhe shumë profile të tjera që ushtrojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë e Preshevës, Mali i Zi dhe nga Evropa, Amerika e Kanadaja.

Imazhet e Zonjave janë përzgjedhur nga një grup kuratorial, në përbërjen e të cilit bëjnë pjesë profesionistë kuratorë, fotografë dhe gazetarë, që kanë pasë udhërrëfyes në këndëvështrimin e tyre dy veti thelbësore: suksesin profesional të Zonjave dhe çastin domethënës të shkrepjes së fotografimit për të arritur një atmosferë kreative dhe njohëse mbi Zonjat si model suksesi.

Me këtë rast, jo vetëm që u mbajt kjo mbrëmje e bukur në presidencën e Shqipërisë, por gratë e suksesshme janë pritur edhe nga vetë Presidenti Ilir Meta i cili ka thënë se presidenca u zbukurua dhe u fisnikërua si asnjëherë tjetër nga prania e 121 zonjave të suksesshme në jetën profesionale, kontributet e të cilave e kanë lartësuar emrin e Shqipërisë në botë.

“Kemi vërtet nevojë për qetësinë e mençurinë e grave”, mesazhi i presidentit Meta

“Historitë e tyre të suksesit, të sjella së bashku në ekspozitën “121 jetë suksesi në 121 fotografi”, janë shembull frymëzimi dhe model i shkëlqyer për vajzat e gratë e reja, që sot ndodhen në momente të vështira, apo që përpiqen të arrijnë suksese në jetën dhe karrierat e tyre. I bindur që kur gratë janë të bashkuara dhe zëri i tyre dëgjohet nga të gjithë ne, përfituesit më të mëdhenj janë familja, komuniteti dhe atdheu! Sa më i madh të jetë roli i gruas, aq më e emancipuar, më e shëndetshme dhe më e bashkuar do të jetë shoqëria jonë! Me ju Shqipëria bëhet vërtetë zonjë!”, është shprehur Presidenti Ilir Meta.

Kurse Flora Nikolla që bëri krejt këtë organizim ka thënë se zonjat e suksesit shqiptar në këto fotografi  e biografi të shkurtra që po ju prezanton Albanian Excellencë në këtë libër-album, janë bashkëshorte, nëna, motra, mike, personalitete në punën e tyre, janë të sigurta, të rrepta, të zgjuara, kërkuese, janë shqiptare kudo që jetojnë, janë vlera që ne të gjithë duhet t’i çmojmë dhe t’i vlerësojmë si një mundësi më shumë për vendin e jetën tonë.

“Ndaj  unë them që rrinë aq bukur së bashku! Ndaj edhe them se bukuria e tyre fizike i përgjigjet aq natyrshëm e lehtësisht statusit të tyre social, intelektual, statutusit të së ardhmes që janë fëmijët e tyre, rritur me kujdes në jetën e tyre, mbushur plot me ngazëllim, përpjekje, dështime dhe ringritje suksesi të sigurtë. Ndaj ju them me dashuri e gojë-plotë : “Mirë se keni ardhur në botën e Albanian Excellence, ju Zonja të suksesit shqiptar, nga  gjithë – planeti veshur me tis të mrekullueshëm kombëtar!”, ka thënë mes tjerash Nikolla.

Në këtë mbrëmje të madhe që bashkoi gratë e suksesshme ishte e pranishme edhe Vasfije Krasniqi, e cila edhe para të pranishmëve në Tiranë, potencoi dhimbjen e madhe të Kosovës, atë të dhunimit seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke ndarë përvojën dhe luftën e saj që të jetë zëri i këtyre viktimave në të katër anët e botës.

Mbrëmja u pasurua edhe me performancën e artistes Gjilberta Lucaj, e cila pas 20 viteve mungesë në skenën shqiptare ajo përzgjodhi pikërisht këtë mbrëmje të rikthehet nga New Yorku në Shqipëri.

“Gjithmonë kam dashur të jem e pranishme në një mbrëmje të tillë, dhe ftesën e Flora Nikollës e pranova me dashuri. E vlerësoj këtë iniciativë për të treguar zgjuarsinë e grave, sepse bota tashmë është e grave”, ka thënë mes të tjerash Lucaj.

Zonjat e suksesit shqiptar për vitin 2019, janë së bashku në një libër –album si një oaz mirësie dhe paqe për të dhënë vlerën e merituar që  ato vetë kanë ndërtuar  me dinjitet, dashuri dhe me mirësinë e elegancës femërore në jetën e tyre !

Zonjat e suksesit shqiptar në këto fotografi  e biografi të shkurtra që po ju prezanton Albanian Excellencë në këtë libër-album, janë bashkëshorte, nëna, motra, mike, personalitete në punën e tyre, janë të sigurta, të rrepta, të zgjuara, kërkuese, janë shqiptare kudo që jetojnë, janë vlera që ne të gjithë duhet t’i çmojmë dhe t’i vlerësojmë si një mundësi më shumë për vendin e jetën tonë.

Ndaj  unë them që rrinë aq bukur së bashku! Ndaj edhe them se bukuria e tyre fizike i përgjigjet aq natyrshëm e lehtësisht statusit të tyre social, intelektual, statutusit të së ardhmes që janë fëmijët e tyre, rritur me kujdes në jetën e tyre, mbushur plot me ngazëllim, përpjekje, dështime dhe ringritje suksesi të sigurtë.

Ndaj ju them me dashuri e gojë-plotë : “Mirë se keni ardhur në botën e Albanian Excellence, ju Zonja të suksesit shqiptar, nga  gjithë -planeti veshur me tis të mrekullueshëm kombëtar!

Mirë se gjëndeni në këtë oaz vlerash që Albanian Excellence, i ka përzgjedhur e mbledhur me dashuri e kujdes si emblema të suksesit shqiptar kudo janë , me idenë  e përfaqësimit dhe të prezantimit të suksesit shqiptar kudo jetojnë zonjat e mënçura dhe hije plota shqiptare që më këmbënguljen e tyre dinë të kenë personalitetin dhe emrrin e tyre,  në një korpratë të madhe , në një Qëndër të rëndësishme mjeksore, në një Qëndër të madhe informatike, në një mjedis ku fjala e vendimet e tyre janë vendimtare për të vijimësinë e një procesi që ka nisur me pikë pyetje”.

Sejcila me individualitetin e saj,  në këtë libër të iniciuar nga Albanian Excellence, Zonjat  shqiptare të suksesit, janë së bashku si një ogur i mirë  për Muzeun e Grave që duam të ndërtojmë së bashku me zonjën Suzana Varvarica, i pari i këtij lloji që duam ta kemi sikundër shumë shtete në botë , por që  si parahyrje ,  do të ketë fotografitë e këtyre zonjave të suksesit shqiptar të cilat ndihmuan edhe për realizimin e këtij projekti nisur nga vullneti i mirë për të krijuar një sistem vlerash aq të munguar në kohët që jetojmë, në një Shqipëri ku tarafet dhe e pavërteta profesionale krijojnë nje klimë pasigurie dhe ankthi profesional.

Dua të falenderoj të gjithë fotografët-artstistë që kanë fiksuar dhe kanë sjëllë individualite kaq të spikatura të prezantara në këtë libër, dua të falenderoj Olsi Beçi,  fotografin zyrtar të Albanian Excellence, fitues i disa çmimeve dhe i vlerësuar nga shumë struktura të rëndësishme në Amerikë, i cili në këtë libër ka realizuar një set të rëndësishëm fotosh .

Një falenderim të veçantë për zonjën Suzana Varvarca-Zonjë që bën Shqipërinë në vitin 2018,  që me shumë dashuri në morinë e punëve të saj vijon të jetë një mbështetësë e denjë e idevë dhe punës së madhë që Albanian Excellence, bën në evidentimin e vlerës shqiptare në botë dhe në vendin tonë.

Vlerat shqiptare kanë nisur të jenë së bashku ! Tani duhet të jemi së bashku edhe në të mirë të vendit tonë !!!

Në këtë ekspozitë e libër janë përfshirë shumë gra të suksesshme nga të gjitha profilet si: Vasfije Krasniqi, Feride Rushiti, Almira Emiri, Ardiana Pajaziti, Aurita Agushi, Anila Kalleshi, Dëshira Ahmeti Kërliu, Eda Zari, Marsida Koni, Bora Balaj, Ermira Babamusta, Syzana Aliu, Ardiana Sokoli, Pranvera Bekteshi, etj.

 

 

error: Nuk lejohet kopjimi!