Anila Kalleshi: Ndihem e parivalizuar

Anila Kalleshi: Ndihem e parivalizuar


“Anila Kalleshi, dietologia e mirënjohur, fituese e disa cmimeve nderkombetare tregon per revisten “Femra Moderne” se ndihet e parivalizuar.


Me 4 korrik 2017 u vlerësua me çmimin ndërkombëtar në sferën mjekësore “Name in Science” në Konferencën e Cilësisë dhe Ekselencës në Lucerne, Zvicër.

Ahi në vendin tonë e shikon vetëm si të pakonkurueshme, ndërsa saktëson se gjithçka që ajo ka arritur, kanë ardhur falë punës dhe përkushtimit të saj: “Rival?! Nëse ju quani rival dikë që sapo ka vendosur të hapë një biznes pa patur asnjë nga të dhënat që permenda më lart, do të thoja që personalisht ndihem e parivalizuar. Në jetë kam zgjedhur të jem vetvetja dhe kopje e askujt. Dëshira, përkushtimi, pasioni, egoja dhe vullneti për të përballuar çdo sfidë, më kanë bërë të jem veçse vetvetja.

Në jetë nuk kam preferuar të vjedh e as të tjetërzohem si dikush, por preferova që hap pas hapi të formëzohesha në Anilën me shumë vlera profesionalisht dhe nga ana njerëzore.” – pergjigjet ajo, nderkohe qe shton:
“Ne jete mund te jesh kushdo, unë kam zgjedhur të jem vetvetja. Suksesi është vërtet i rëndësishëm për dikë që ka investuar shumë për ta patur.


  • Por kurrësesi nuk është çelësi i lumturisë. Puna është shumë e rëndësishme për mua, por jashtë saj unë kam gjëra edhe më të rëndësishme se ajo. Nga ana tjetër, duhet të pranoj se suksesi në punë për mua ka ndikuar pozitivisht në të qënit e lumtur në jetë.”

“Ne jete mund te jesh kushdo, unë kam zgjedhur të jem vetvetja. Suksesi është vërtet i rëndësishëm për dikë që ka investuar shumë për ta patur. Por kurrësesi nuk është çelësi i lumturisë.

Duke qenë e sukseshme, unë ndihem e dobishme për komunitetin dhe njerëzit, e kjo bën që unë të toleroj problemet e vogla që mund të lindin në jetë. Një femër është e sukseshme, kur e gjithë jeta e saj është e sukseshme. Me këtë dua të them, që të ketë arritur gjithçka në punë, në jetë dhe në të gjitha drejtimet e tjera që formojnë lumturinë e një njeriu.


Pra, për mua, imagjinata e një Anile të sukseshme ka qenë gjithnjë kjo që jam sot: Të jem e aftë të punoj, të drejtoj aktivitetin tim me përkushtim, të kem një familje të përsosur ,të jem e arsimuar dhe e kulturuar. Në çastin që kam arritur këto pikësynime të imagjinatës sime, jam ndjerë e sukseshme dhe e lumtur. Në profesionin tim nuk është e thjeshtë të jesh e suksesshme. Puna ime është e ndërthurur me një marrëdhënie të dyfishtë dhe reciproke me klientin. Profesioni im do një përkushtim të vazhdueshem. Të jesh në kontakte të vazhdueshme me të rejat e fundit të shkencës, të studiosh shumë, të punosh shume nga ana menaxheriale, pasi të krijosh një biznes në Shqipëri nuk është e lehtë, dhe këtë biznes mos ta ndjesh si biznes, por ta kthesh në art e pasion është akoma dhe më e vështirë.
Unë me punën time kam arritur të jem pjesë përbërëse e transformimeve të mrekullueshme të njerëzve që vuanin nga obeziteti, nga forma trupore jo të mira, dhe kjo më ka ndihmuar ta dashuroj këtë profesion: Aty ku ka vullnet, pasion, dashuri – suksesi është 100% i sigurt.”

Anila Kalleshi tregon se si arriti të zbulonte tek vetja shumë heret idenë për të bukurën, kjo falë edhe disa favorizimesh që i kanë ardhur pa asnjë lloj kursimi që në moshë të hershme. Në këtë rrëfim ajo hedh dritë mbi familjen e saj, si starti i saj drejt së bukurës, por edhe në gjithçka që e bëri atë të jetë sot njeriu-dietë për të gjithë të tunduarit e ushqimit në vend.

Intervistë në Revistën Femra Moderne Korrik 2017

error: Nuk lejohet kopjimi!