ANEMIA TE FOSHNJAT, (shkaqet dhe kurat)

ANEMIA TE FOSHNJAT, (shkaqet dhe kurat)

 

Një fëmijë quhet anemik nëse hemoglobina (Hb) ulet nën normë. Këtij përcaktimi klasik sot i janë shtuar edhe 2 tregues të tjerë: ulja e hematokritit (Ht) dhe e rruazave të kuqe. Hemoglobina dhe hematokriti janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe kryesore për diagnozën.

Të porsalindurit kanë nivel më të lartë të hemoglobinës dhe të hematokritit në krahasim me fëmijët e tjerë dhe të rriturit. Duke filluar nga java e parë e jetës, fillon një ulje e ngadalshme po progresive e hemoglobinës që zgjat 6-8 javë.

Kjo rënie quhet anemi fiziologjike (më tepër një përshtatje me kushtet jashtë mitrës sesa anemi e vërtetë). Pra, kemi të bëjmë me një proçes normal kalimtar rreth 2-3-mujor.

Në të lindurit para kohe (prematurë) përshtatja me kushtet e reja mbas lindjes kryhet me pak vështirësi. Përveç moshës, ndikojnë për keq dhe marrjet e përsëritura të gjakut për analiza (shpesh i kërkon vetë gjendja e veçantë shëndetësore e tyre). Studimet kanë treguar se kjo anemi ka ecuri më të favorshme në fëmijët e ushqyer me gji.

Kujdesi
Mbasi të jeni siguruar nga mjeku për natyrën e anemisë, për të dy rastet mjafton ushqyerja e zakonshme dhe gjithçka normalizohet me kohë, pa pasur nevojë për mjekim (nuk kemi anemi nga mungesa e hekurit, prandaj s’ka pse të jepet).

Për fëmijët pa gji ka ndryshuar ecurinë dhënia e qumështit industrial special për këto mosha me përmbajtje hekuri. Nëse nuk mund të sigurohet (për arsye ekonomike) atëherë mjeku mund të japë hekur sipas peshës.

error: Nuk lejohet kopjimi!