Alumini

Alumini

Shkeputur nga libri “Jeto shendetshem” Anila Kalleshi
Alumini është në një përdorim të gjërë në paketimet ushqimore dhe në shumë produkte të zakonshme shtëpiake. Është tek antacidet, kolinozët, parfumet, vazot, tiganet dhe uji. Jo të gjithë aluminet mund të hyjnë në trup. Vetëm në rrethana të caktuara, përshembull, nga tigani. Gatimet jashtë mode prej alumini, nëse përdoret për të ngrohur diçka acide siç mund të jenë : çaji, domatet, do të kullojnë pjesë të këtij alumini në ujë. Gjithashtu, sa më shumë të pamjaftueshëm të jeni ndaj zinkut, aq më shumë absorboni.
Ashtu sikundër shumë metale toksike, alumini lidhet me vitamina dhe mineralet esenciale, ato të cilat kompromentojnë seriozisht statusin ushqimor. Gjithashtu, ne e dimë që ndërhyjnë në funksionin mendor dhe memorien, alumini ka qënë gjithashtu e lidhur me problemet e veshkave tek fëmijët dhe problemet e sjelljet dhe të autizmit në fëmijërinë e hershme.
Në zonat ku ekzistojnë nivele të larta të aluminit në ujë, studimet kanë treguar se ekziston një rrezik prej 50 përqind më i lartë më zhvillimin e sëmundjes Alzheimer. Ndërkohë që mijëra studime kanë treguar një akumulim të lartë të aluminit tek njerëzit me Alzheimer, ajo që nuk është e qartë është nëse kjo është si rezultat i sëmundjes. Shumë studime kanë treguar se që është akoma një kontribues i rëndësishëm në sëmundjet e memories. Burime të tjera (ushqimi, ilaçet, artikujt për tualetin dhe kozmetikën) janë më pak të investiguara.
error: Nuk lejohet kopjimi!