Alkoli

Alkoli

Shkeputur nga libri “ Dieta?! Jo vetem” Anila Kalleshi
Alkoli është një element i vecantë, i cili i sapo marrë, shpërndahet menjëherë në të gjithë ujin trupor. Eleminohet nga organizmi, kryesisht për oksidim. Enzima përgjegjëse (dehidrogjenaz alkoolik) ngopet kur substanca ka një përqëndrim më të madh se 10 mg%. Marrja e etanolit shkakton së pari, pakësimin e piruvatit në laktoz. Efekti i dytë i dukshëm ka lidhje me formimin e acideve yndyrore dhe metabolizmin e kolesterolit; nëse merret në sasi modeste mund të favorizojë sekretimin e lëngut gastrik. Në sistemi nervor qëndror luan një rol depresiv: pakëson aftësitë manuale dhe aktivitetin visual dhe dëgjues; pakëson shpejtësinë e reagimit motorik. Alkooli çon në formimin e radikaleve të lira dhe në formimin e aldeideve, substanca toksike që dëmtojnë të gjitha organet e brendshme. Subjektet të cilat janë të ekspozuar në të ftohtë, alkooli shkakton humbjen e nxehtësisë (pas nje ndjesie tranzitore epidermike). Ka edhe një efekt dehidratimi duke çuar në ndryshimin e prodhimit të hormonit antidiuretik, prandaj nuk këshillohet përdorimi i pijeve edhe pak alkoolike gjatë verës. Alkooli është një burim i dukshëm energjie, duke qënë se jep 7 kalori për çdo gram, por kjo energji vështirë se mund të përdoret si karburant për aktivitetin muskular; prandaj quhet edhe termogjen për aq sa kaloritë e saj përdoren kryesisht për shpërndarjen e temperaturës trupore. Pra kaloritë që përmban nuk provokojnë një rritje të metabolizmit bazë, duke qënë se alkooli nuk ka një aksion dinamik specifik, ndër të tjera nuk ka aftësinë të qetësojë nevojën tonë për karbohidrate, që shkakton edhe ndjesinë e urisë, në praktikë nuk njihen nga organizmi ynë për rregullimin glicemik dhe prandaj shpesh quhen kalori “boshe”.
Problematika te lidhura me konsumin e alkolit
Tek sportistët alkooli ndikon në asimilimin e proteinave dhe të vitaminave. Në vazhdim të përdorimit të alkoolit shfaqet një pakësim i nivelit të testosteronit, me çrregullime të prolatinës, efekt i cili shtohet nëse alkooli konsumohet edhe më stomak bosh. Duhet të theksohet se disa studime shkencore paraqesin avantazhe të mundshme në rast të konsumimit në sasi të moderuar të verës së kuqe (150cc për vakt) duke pasur një vlerë të moderuar alkooli (nga 7-12%), duket se aktivizon një mbrojtje antioksidante kundër radikaleve të lira dhe njëkohësisht rrit nivelin e HDL (kolesterolit të mirë). Pra gjithsesi bëhet fjalë për përbërës pozitiv të lidhur me verën dhe jo me çdo lloj alkooli. I njëjti diskutim bëhet edhe për birrën që ka një vlerë alkoolike nga 2-4%, por përdorimi i së cilës lidhet me probleme fermentimi që çojnë në fryrjen abdominale.
Problematikat kryesore të shkaktuara nga alkooli:
• Dehidrogjenizim alkolik;
• Pakësim i piruvatit në laktoz;
• Aksion depresiv në sistemin nervor qendror;
• Formimi i aldeideve;
• Irritim i mukozës gastrike;
• Lodhje epatike;
• Dehidratim;
• Kalori boshe
• Shpërndarje termike;
error: Nuk lejohet kopjimi!