Alergjitë ushqimore që shkaktojnë dhimbje në shpatull e në gju

Alergjitë ushqimore që shkaktojnë dhimbje në shpatull e në gju

Kur mendoni për alergjitë ushqimore, dhimbja e shpatullës dhe e gjurit nuk është pikërisht ajo simptomë që ju vjen në mendje.

 

Për njerëzit që vuajnë nga artriti dhe gjendje të tjera inflamatore të kyceve, alergjitë mund të shkaktojnë një dhimbje “shpërthyese”, të shkaktuar nga inflamacioni.

Sipas “Center for Food Allergies” cdo gjë që shkakton një reagim të sistemit imunitar mund të nxisë dhimbje të kyceve në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë shpatullat ose te gjuri. Nëse vini re që keni dhimbje në kyce pasi keni ngrënë një ushqim të caktuar, kontaktoni doktorin tuaj.

Alergjitë ushqimore
Alergjitë ushqimore janë më të zakonshme te fëmijët sesa të rriturit, por ju mund të keni alergji nga një ushqim në çdo moshë.

Ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë reaksion alergjik përfshijnë sojën, kikirikët, peshku, arrat, frutat e detit, vezët dhe qumështi.

Alergjitë ushqimore janë një reagim i sistemit imunitar të shkaktuar nga keqfunksionimi. Sistemi juaj imunitar mbron trupin nga substancat e dëmshme, si viruset dhe bakteriet. Gjatë një reaksioni alergjik, sistemi juaj imunitar ngatërron proteinat në ushqim dhe mbi-reagon për të mbrojtur trupin. Ky reagimi i sistemit imunitar mund të nxisë dhimbje në shpatull dhe në gju.

Marrja në konsideratë e artritit
Një alergji ushqimore mund të rezultojë në inflamacionin e kyceve. Disa simptoma të alergjisë nuk shfaqen menjëherë dhe mund të zhvillohen pas një dite pasi keni ngrënë një ushqim specifik . Në këtë mënyrë është më e vështirë të zbulohet se cili ushqimi po e shkakton inflamacionin. Për shembull nëse ju jeni alergjik ndaj grurit, në kohën ku proteinat janë absorbuar në trupin tuaj, orë më vonë kycet tuaja inflamohen dhe fillojnë të krijojnë dhimbje. Flisni me doktorin për gjendjen tuaj.

Identifikimi i reaksioneve ushqimore
Identifikimi i ushqimeve ndaj të cilave jeni alergjikë është mënyra më e mirë për të parandaluar dhe trajtuar gjendjen tuaj.

Një dietë eliminimi dhe testet e alergjisë mund të ndihmojnë në identifikimin e ushqimeve ndaj të cilave jeni alergjikë. Dietat e eliminimit eliminon ushqime specifike për disa jave dhe më pas i ri-prezanton në trup për të parë si trupi reagon.

Testimi
Testet e alergjisë përfshijnë testet e lëkurës dhe gjakut. Testet e lëkurës përdorin një sasi të vogël të proteinave të ndryshme ushqimore që injektohen nën shtresën e sipërme të lëkurës. Brenda 15-20 minutash, inflamacioni do të zhvillohet nëse jeni alergjik nga ai ushqim specifik. Testet e gjakut përdorin një kampion të gjakut për ta testuar për antitrupat IgE, dhe anti-trupat që lidhen me alergjinë.

error: Nuk lejohet kopjimi!