Alergjitë ushqimore

Alergjitë ushqimore

 

Alergjitë ndaj ushqimeve të caktuara jo vetëm që shkaktojnë probleme shëndetësore dhe të trejtjes por ekspertët besojnë që alergjitë ushqimore mund të ndikojnë në problemet e peshës në shumë mënyra. Filimisht ato shkatojnë mbledhje të ujit dhe shtim të peshës së ujit. Të gjitha rastet e alergjisë ushqimore , pjesëza ushqimore të tretura pjesërisht kalojnë nëpërmjet një vijëzimi të zorrëve drejt e ne qarkullimin e gjakut. Ato më pas udhëtojnë në inde ku shkaktojnë irritim dhe inflamacion. Trupi përpiqet të reduktojë kete irritim duke mbledhur ujin i cili më pas hollon përqëndrimin e materialit të dëmshëm. Mbledhja e ujit të tepërt është mënyra që trupi përdor për të holluar helmin në mënyrë që ta pengojë për të hyrë në sistem, ndërkohë që qelizat yndyrore zgjerohen për të ofruar mbrojtje nga pushtuesit e huaj. Qelizat yndyrore në fakt sillen si urë ndërmjet kimikateve toksike dhe organeve të trupit . Trupi mbështetet te yndyra dhe uji për tu mbrojtur nga vetëhelmimi. Si rezultat njerëzit me alergji ushqimore përfundojnë duke vuajtur nga shumë toksina, ujë dhe qeliza yndyrore.

Substancat inflamatore të çliruara gjatë reaksioneve alergjike gjithashtu ndikojnë në kontrollin e peshës. Disa përbërje kimike të përfshira në alergjitë ushqimore mund të pengojnë metabolizmin. Prostaglandina E2 gjithashtu çlirohet dhe parandalon aftësinë e trupit për të djegur yndyrnat e ruajtura. Alergjitë ushqimore gjithashtu mund të zbehin aftësinë e trupit për të djegur yndyrën , një proçes i njohur si lipoliza.

Alergjitë ushqimore shpesh çojnë në varësi ndaj ushqimit, e cila më pas çon në sabotim të kontrollit të peshës në shumë mënyra. Një studim i publikuar në “Lancet” zbuloi që përbërjet e tretura në mënyrë të pjesshme në alergjenët e zakonshëm ushqimorë që sillen si morfina. Kjo do të thotë që konsumimi i alergjenëve ushqimorë krijon një situatë të përkohshme ku njerëzit kanë dëshirë për më shumë alergjenë për të marë një tjetër ndjesi euforike. Eventualisht ata konsumojnë këto alergjenë ushqimorë dhe bëhen psikologjikisht dhe fizikisht të varur ndaj tyre. Nëse ata përpiqen të konsumojnë më pak nga këto ushqime, si gjatë dietave me kalori strikte, ata mund të zhvillojnë më shumë dëshira të pakontrolluara dhe përfundojnë duke ngrënë më tepër prej tyre. Ky konsumim jashtë kontrolli çon në shtim në peshë.

Alergjitë ushqimore mund të mos jenë ose mund të jenë alergji të zakonshme me reagime biokimike të lidhura me alergjitë. Në këtë aspekt më së miri mund të quhet “intolerance” ose “ndjeshmëri ushqimore”. Në shumë raste të alergjisë,  reagimi është i qartë. Një person që është alergjik ndaj penicilinës, zakonisht do  të ketë një reagim të menjëhershëm. Sulmi i parë në përgjithësi është i butë. Në sulmin e mëvonshëm kur sistemi imunitar ka pësuar ndjeshmëri, mund të jetë i rrezikshëm dhe kërcënues për jetën. Alergjitë ushqimore shpesh janë të “maskuara” dhe keqkuptohen për gjendje të tjera shëndetësore.

Në alergjinë e “maskuar” trupi kompeson në  varësi ndaj alergjenit. Kjo ndodh me nikotinën kur njerëzit janë alergjikë por sërish trupi e kërkon. Një fenomen i ngjashëm ndodh me disa ushqime. Disa ushqime që ne mund të kemi dëshirë t’i konsumojmë, shpesh na sëmurin.

Një specialist i alergjisë ushqimore në përgjithësi i kërkon pacientit të tij të shkruajë të gjitha ushqimet e preferuara të tij /saj. Më pas këto ushqime eliminohen plotësisht nga dieta e klientit. Kur dikush konfirmon që vuan nga alergjia apo intoleranca ushqimore, mënyra  më e mirë për të lehtësuar simptomat është të ndaloni së ngrëni të tilla ushqime.

Kjo nuk është një gjë e lehtë për t’u bërë. Mund të jetë një proçes i vështirë dhe i ngadaltë , shpesh i shoqëruar me tërheqje fizike, e cila mund të zgjasë për disa ditë pasi nuk keni ngrënë alergjenin. Dhimbja e kokës dhe lodhja janë mjaft të zakonshme dhe zakonisht zgjasin për disa ditë. Kur njerëzit përjetojnë simptoma të tilla, është një shenjë e qartë që në fakt ata janë alergjikë ose kanë varësi ndaj ushqimeve që tashmë nuk po i hanë më. (Varësia ndaj karbohidrateve gjithashtu shkaktohet nga një alergji )

Të eleminoni alergjenët ushqimorë mund t’ju ofrojë dhe shumë benefite të tjera. Gjithashtu mund të lehtësojë fryerjen dhe mbledhjen e ujit, të ndihmojë të kapërceni varësinë ndaj tyre, të permirësoni metabolizmin dhe lipolizën e djegies së yndyrës në disa njerëz.

Diagnostikimi dhe trajtimi për alergjenët ushqimorë

Një test gjaku është mënyra më e thjeshtë për të testuar alergjitë ushqimore. Qindra ushqime mund të testohen thjeshtë duke përdorur një mostër gjaku. Janë disa lloje testesh që përfshijnë :

RAST  (Radio-Allergo-Sorbent Test)

ELISA  (Enzyme Linked Immuno-Sorbent Assay)

ELISA /ACT (Enzyme Linked Immuno-Sorbent Assay/Activated Cell Test)

Testet e gjakut mund të detektojnë dhe alergjitë ushqimore të vonuara. Alergjitë ushqimore që dalin pozitive në një test gjaku duhet të konfirmohen nga një test eleminimi dhe sfide. Problem i vetëm me këto teste gjaku është që nuk janë 100% të sakta. Ushqimet përmbajnë me mijëra substanca. Disa intoleranca ushqimore shkaktohen nga mungesa  e një enzime të veçantë;  disa alergji janë imunologjike nga natyra dhe mekanizmat biokimikë të tyre duhet të jenë adekuatë që të përshkruhen apo të kuptohen.

Në çdo person, alergjitë ushqimore, ndjeshmëritë dhe intoleranca mund të ndodhin në çdo hap të proçesit të gatimit, në proçesin metabolik, asimilimit dhe /ose eliminimit. Është e vështirë të imagjinohet që nëse do të ketë ndonjëherë një test që mat çdo hap metabolik të tretjes për të gjitha substancat në një ushqim, qoftë në formën e gatuar apo të pagatuar, qoftë të qëruar ose të paqëruar etj … duke marë parasysh përgjigjet imunologjike dhe enzimatike si dhe mangësi të tjera  të mundshme që mund të ndodhin në lëkurë, membranat e mukozës në gojë , stomaku, zorrët dhe të tjera të mundshme intra-qelizore.

Mjekët alternativë kanë pasur një qasje tjetër për të detektuar dhe për të trajtuar ndjeshmëritë ushqimore. Ato punojnë për të kuptuar ndaj të cilave ushqime pacienti është alergjik dhe për të gjetur shkakun e asaj gjendjeje. Shkaqet e zakonshme të alergjisë ushqimore përfshijnë tretjen e  dobët, mungesë të lëndëve ushqyese, një dietë të përpunuar, dhe më e zakonshmja sindroma e zorrëve poroze dhe lejimi i tepërt nga ana e traktit tretës për të lejuar alergjenët ushqimorë që të hyjnë në qarkullimin e gjakut. Sindroma e zorrëve poroze mund të vijë si pasojë e shumë faktorëve duke përfshirë konsumin e alkoolit , përdorimin e aspirinës, ibuprofenit dhe acetaminofinës si dhe infeksionet virale,bakteriale,parazitike dhe të majasë.

Në momentin që gjendet shkaku i alergjisë ushqimore,  gjendja mund të korrigjohet ose të përmirësohet  me ndryshimet e stilit të jetesës dhe përdorimin e suplementeve. Shmangni konsumin e alkoolit,limitoni ekspozimin kimik dhe konsumoni vetëm ushqime orgnike dhe alternative anti-inflamatore. Suplementet mund të jenë të rëndësishme për trajtimin e alergjisë ushqimore.

Flavonoidi “quercetina” dhe aminoacidi “glutamina” ndihmon në eleminimin ose në zbehjen e alergjisë në shumë njerëz që janë alergjikë ndaj ushqimit. Quercetina sillet si një agjent antialergjik dhe anti-inflamator ndërsa glutamina ndihmon në rikuperimin e integritetit të membranës së zorrëve në raste të tilla si sindroma e zorrëve poroze.

Suplemente të tjerë që mund t’ju ndihmojnë përfshijnë :
-Vitamina C dhe bioflavonoidet parandalojnë reaksionet alergjike dhe ndihmojnë që të merni veten nga simptomat e alergjisë .

-Vitamina A dhe zinku ndihmojnë në mbajtjen e shëndetshme të membranës së mukozës dhe janë të nevojshme për të prodhuar IgA, një antitrup që mbron trupin nga alergjenet ushqimorë.

-Xhinxheri dhe enzimat proetolitike, të cilat shpesh ndihmojnë në tretjen e dobët , një nga shkaqet  më të zakonshme të alergjenëve ushqimorë. Xhinxheri është një barnë tonike tretëse me veti anti-inflamatore, enzimat proteolitike ndihmojnë në raste të tilla si mungesa e enzimave tretëse.

Kur alergjitë ushqimore shkaktohen nga një infeksion i zorrëve si Candida, probiotikë si Lactobacillus acidophilus dhe Lactobacillus bifidus mund të përdoren. Këta rrisin sasinë e bakterieve beneficiale të nevojshme për një tretje të shëndetshme.

Të përshtateni me një qasje aktuale për të përmirësuar shëndetin bën të mundur që të kapërceni alergjitë ushqimore dhe rrjedhimisht të rrisni aftësinë për të ngrënë shumë prej ushqimeve që dikur ju kanë shkaktuar reaksion alergjik. Disa njerëz mendojnë që ata duhet të vazhdojnë të shmangin ushqime të caktuara dhe shumë prej tyre janë të aftë t’i shtojnë sërish ne dietat e tyre pas disa muajsh pa efekte të tjera anësore. Pasi keni ri-prezantuar këta alergjene , ato duhen konsumuar në një bazë të parregullt ose me rotacion. Nëse njerëzit fillojnë i konsumojnë këto ushqime në sasi të tepërta, ata me shumë mundësi mund të zhvillojnë sërish alergjitë ushqimore dhe të rifitojnë peshën e humbur.

Me dietën e rotacionit dhe nëpërmjet shmangies së përsëritjes së këtyre ushqimeve është e mundur të reduktoni ndjeshmërinë ndaj ushqimeve dhe të përshpejtoni rikuperimin nga alergjitë ushqimore. Suplementet nutricionale gjithashtu rekomandohen bazuar ne simptomat e pacientit dhe në gjendjen e përgjithshme shëndetësore.

Miliona amerikanë ndjekin dieta të ndryshme. Alergjitë ushqimore mund të shpjegojnë pse disa nga ato dieta funksionojnë më së miri për disa njerëz dhe në disa të tjerë shkaktojnë shtim në peshë. Është e mundur që disa njerëz aktualisht të humbin peshë duke eliminuar ushqimet alergjike. Lloji i ushqimit të konsumuar është më i rëndësishëm se sa marrja e kalorive. Ndërkohë që kontrolli i peshës është një problem kompleks, ku shumë  faktorë mund të luajnë një rol. Eleminimi i alergjenëve të fshehur ushqimorë mund të ndihmojë në kontrollin e peshës.

error: Nuk lejohet kopjimi!