Një alergji ushqimore shkaktohet nga trupi që prodhon antibiotikë të imunoglobinës E ose IgE në një ushqim të caktuar. Është një reaksion i sistemit imunitar që ndodh pas konsumimit të një ushqimi të caktuar. Edhe një gjurmë e ushqimit mund të shkaktojë shenja dhe simptoma të një reaksioni, të tilla si problemet e tretjes, ënjtje të rrugëve të frymëmarrjes dhe në raste të rënda, anafilaksi.
Trajtimi për shumicën e alergjive ushqimore përfshin shmangien e ushqimit dhe trajtimin me antihistamine. Alergjitë e ushqimit ndikojnë në rreth 6- 8 % të fëmijëve nën moshën 3 vjeç dhe rreth 3 -4 % të të rriturve.
Simptomat e një reaksioni alergjik ndaj luleshtrydheve përfshin simptoma të alergjisë orale si ënjtja e gojës, fytit, mishrave të dhëmbëve, dhe brenda mollëzave. Një alergjen luleshtrydheje është gjithashtu i ngjashëm me alergjenin e gjendur te poleni i thuprës. Gatimi i luleshtrydheve nuk redukton apo zhduk alergjenet, kështu që është e rekomandueshme të shmangen luleshtrydhet si të pagatuara por edhe ato të gatuara. Gjithashtu qëndroni larg recelit të luleshtrydhes, luleshtrydheve të thara, qirinjve të luleshtrydhes dhe cdo gjë tjetër që ka luleshtrydhe në të.
-Kivi
Ashtu si luleshtrydhet, fruit i kivit përmban të njëjtin alergjen si poleni i thuprës. Te të rriturit, simptomat e alergjisë së kivit janë të buta por te fëmijët mund të jenë akoma dhe më të rënda. Njerëzit që janë alergjikë ndaj kivit duhet të shmangin frutin e papërpunuar dhe lëngun.
-Bananet
Alergjitë ndaj bananes nuk janë të zakonshme. Disa njerëz mund të përjetojnë një intolerancë ndaj proteinave në banana dhe jo një reaksion alergjik. Njerëzit që janë alergjik ndaj bananes mund të jenë gjithashtu alergji nga fruit i kivit dhe avocados në sajë të proteinës “chitinase” të pranishme në të gjithë këto fruta.
-Frutat agrume
Alergjitë e fruta agrumeve mund të jenë vërtetë të rralla dhe sjellin simptoma të buta.Simptomat më të zakonshme përfshijnë ulcer në gojë dhe shfaqjen e pucrrave. Njerëzit që kanë alergji ushqimore nga frutat e agrumeve këshillohen të shmangin ananasin, portokajt, kumbullat, lima-t dhe limonet. Lëngjet e frutave nga këto pemë duhen shmangur. Në situata të pashmangshme, heqja e lëkurës së frutit ndihmon në reduktimin e zhvillimit të alergjisë nga frutat e agrumeve.
-Domatet
Një reaksion alergjik nga domatet mund të shkaktojë ndjesi shpimi në buzë apo gojë dhe pucrra të kuqe . Njerëzit që janë alergjik ndaj domateve mund të jenë dhe alergjik ndaj patates, specave dhe patëllxhanëve. Shumë njerëz që janë alergjikë ndaj domates, nuk mund të tolerojnë proteinën IgE në domaten e pagatuar, por mund të jenë të aftë ta tolerojnë në domaten e gatuar.