” Histori Suksesi” Albanian Exellence 2017

” Histori Suksesi” Albanian Exellence 2017

Në 12 dhjetor 2017 në një mbrëmje gala që u zhvillua me rastin e 5 vjetorit të Albanian Exellence, në ambientet e Hotel Sheraton, u prezantuan personazhet, që ishin përzgjedhur si shqiptarët më të suksesshëm në fusha të ndryshme të botës të artit, kuturës dhe të shkencës.

E gjithë mbrëmja ishte dekoruar me një përkujdesje të jashtëzakonshme nga gjigandët e dekorimit “Geraldina Sposa”, me një përkushtim të jashtëzakonshëm të Zonjës Flora Nikolla. E gjithë mbrëmja madhështore erdhi e moderuar në mënyrë origjinale dhe mjaft profesionale nga Rezear Xhaxhiu dhe Arjeta Dhima, mbrëmje në të cilën u bashkuan njerëz nga profesione të ndryshme, me pikëpamje të ndryshme sociale dhe njerëzore, në kuptimin e këndvështrimit dhe të ndërtimit të jetës së tyre, me të përbashkëtën e pakundërshtueshme të të qenit të suksesshëm për kontributin e tyre.

 

 

Isha e lumtur dhe mjaft e priviligjuar të  mos mungoja në këtë event ekselence kaq të veçantë ku vlerësohet profesionalizmi dhe përkushtimi.

” Histori Suksesi për vitin 2017″

me motivacionin

Për profesionalizmin e lartë në zhvillimin e estetikës shqiptare në plan kombëtar dhe ndërkombëtar dhe në prezantimin dinjitoz të Shqipërisë në eventet ndërkombëtare.

Tiranë, 12.12.2017                                                   Presidente e Albanian    Exellence
                                                                                    Flora Nikolla

 

Dhe për t’a përmbyllur këtë event dhe statusi falenderues që Zonja Flora Nikolla i bëri të gjithë pjesëmarrësve.

“Mbrëmë në një mbrëmje Gala ne Hotel Sheraton, u prezantuan personazhet, që Albanian Excellence, përzgjodhi për të qenë në një libër simbol, kushtuar brezit të lindur në vitet 60 -70 të !!!
Ishte një punë e gjatë dhe e bukur deri në realizmin e këtij libri elektronik, që unë me shumë dashuri, ja kushtova brezit tim, nje brez, i jetuar ne shume etapa, ku jeta, te papriturat , ndryshimet , te vertetat, forca, ndryshimi, kane qene pjese e jetes se tij te zbuluara aq bukur , vertetesisht dhe ne menyre origjinale nga vete personazhet ne 50 pyetje !!!Keshtu ashtu sikunder e meriton nje liber, u nderuan dhe u pervijian ne nje mbremje Gala, me nje film te pergatitur nga mjeshtri i montazhit Gjergj Gjergji Pano dhe konturuar mjeshterisht nga ana vizive nga Joni Kraja, personazhet qe ishin ne kete liber , pergatitur grafikisht nga dizajni i gjashte librave te meparshem te Albanian ExcellenceElvis Bejtja!!! dhe prezantuar ne menyre origjinale dhe profesionale nga Rezear Xhaxhiu dhe Arjeta Dhima!!!Ju falenderoj pa mase per vleren qe i dhate teresise dhe perkatesise se kesaj ideje !!!E gjitha ishte mrekulli dhe energji pozitive , Une ju falenderoj pa mase, si personazhet qe ishin ne kete Gala ku ne perzgjodhem yllin si simbol i 5 cepave ne 5 vjetorin e Albanian Excellence, por edhe te pese kontinenteve qe AE , ka ditur aq bukur ti bashkoje ne 5 vitet e jetes se saj, ashtu edhe personazhet qe jetojne kudo ne bote.Ishte bukur se ne kete Gala, u bashkuan njerez nga profesione te ndryshme, me pikepamje te ndryshme sociale dhe njerezore, ne kuptimin e kenveshtrimit dhe te ndertimit te jetes se tyre, me te perbashketen e pakundeshtueshme te te qenit nje brez!!!Si hera e pare e ndertimit te nje brezi ne nje liber elektronik, them se dolem te ndertojme edhe nga pikepamja e sociologjise nje baze studimi , nje vlere njerezore dhe historike !!!Albanian Excellence, ka udhe per te bere ,,, surpriza te tjera do te shoqerojne jeten e saj, te karakterizuar nga modestia, papertushmeria dhe sinqeriteti me i bukur qe ka per vleren shqiptare!!!Ju faleminderit !!!

error: Nuk lejohet kopjimi!