Flora Nikolla shkruan :
Tirane, 24 Janar/AE/.-Ideja për të realizuar një kalendar me Zonjat që bëjnë Shqiptarinë , lindi në vijim të punës që Albanian Excellence zhvillon në aktivitetin e saj shumë planësh, në përvijimin e suksesit të zonjave shqiptare kudo janë .
Lindi, që Zonjat që morën këtë titull, në një mbrëmje magjike Gala ku u bashkua hidhërimi për dëmet në njërëz dhe materiale shkaktuar nga tërmeti i keq i nëntorit të vitit të kaluar ,te bashkohej me vlerën e lartësuar të këtyre zonjave që Shqiptarinë me këtë titull e panë dhe si një fakt të pamohueshëm që tashmë ka ndodhur.
Pa qënë patetikë, Shqiptaria sot është një fjalë që bashkon shqiptarët !
Ndaj dhe Kalendari që bën bashkë këto zonja suksesi, është një hap më shumë jo ndaj patetizmit por ndaj më të mirës së kombit tonë, vlerave të pakushtëzuara që këto zonja nga fusha dhe mendime të ndryshme, u bënë së bashku në një natë dhjetori të vitit të kaluar, për të marrë jo vetëm vlerë nderi, por për të qënë së bashku edhe në ide, aktivitete, zhvillime sociale që do të organizojnë gjatë vitit 2020.
Dhe ku më mirë se në një kalendar të një viti ato do të mund të ishin së bashku muaj pas muaji, ditë pas dite , orë pas ore … ?
Veshur me kostumet e mrekullueshme të Bela Macit, popullore në thelb dhe të krijuara prej saj me një stil unik, por dhe me kostume popullore autentike që vinë nga treva të ndryshme të Shqiptarisë, Zonjat që bëjnë Shqiptarinë, pozuan natyrshëm përpara aparatit të fotografit zyrtar të Albanian Excellence, të talentuarit e të papërtuarit Olsi Beci, përparë të talentuarës dhe të mirës Arbërie Etehemi,përtej Atlantikut, por dikush edhe përpara njerëzve të dashur .
Pozuan , në muret antike të amfitetarit të Durrësit, me vlera të mirëfillta , a po në një koncert, në një kulm shtëpie, buze një liqeni që është si në përrallë, me idenë e të qënit së bashkë në vitin 2020 , në 12 muaj e në 360 ditë.
Botuar nga shtëpia botuese “Jozef”, kompozuar dhe realizuar bukur nga Drini Ulqini, ky kalendar , tregon dhe një herë se Albanian Excellence, ka tashmë një staf të kualifikuar njerëzish që punojnë në realizimin e axhendës së saj, e cila për hir të së vërtetës është më shumë se e ngjeshur.
Kështu nis edhe një aktivitet cdo vjetor i Albanian Excellence dhe që në fakt mbyll një qark shume të bukur të punës së saj, aktivitet shumë planësh gjatë vitit, mbrëmje Gala , botim i një libri dhe së fundmi kalendari që përcon aktivitetin e saj një vjecar .
Albanian Excellence, një qëndër modeste, ka si objeksion të sajin evidentimin e vlerave më të mira të kombit tonë të stërlashtë por të brejtur nga hakërima dhe brenga të shumta.
Në tetë vitet e jetës së saj deri më tani më 10 botime, Albanian Excellence, më punë e saj të organizuar dhe sistematike, ka ditur të tregojë se është në udhë të mbarë në evidentimin dhe fuqinë e madhe që vlera shqiptare ka kudo që ajo është.
Dhe këtë herë pa paragjykime, pa mllefe , pa komente!!!
Se Albanian Excellence di thjesht të tregojë si eshte vlera dhe fuqia që di të jape ajo .
Ashtu si edhe ky kalendar që fton të jemi së bashku pa bujë të madhe, aureolën e dinjitetit dhe të vlerës që dinë të japin Zonjat shqiptare kudo që ato janë .
Albanian Excellence realizon kalendarin e vitit 2020 me Zonja të suksesit shqiptar