Aknet – shkaktarët dhe ushqyerja e duhur

Aknet – shkaktarët dhe ushqyerja e duhur

Aknet janë një çrregullim i gjendrave vajore të lëkurës (gjendrave dhjamore) që rezultojnë në mbylljen e poreve dhe daljen e puçrrave të vogla. Aknet mund të shfaqen në fytyrë, qafë, shpinë, kraharor dhe shpatulla. Rreth 17 milion njerëz në Shtetet Bashkuara të Amerikës-më së shumti adoleshentë-vuajnë nga aknet, duke e bërë një nga gjendjet më të zakonshme të lëkurës. Megjithëse aknet nuk janë të rrezikshme, aknet e rënda mund të çojnë në shenja të përhershme dhe parehati në situatat sociale.

Shenja dhe simptomat:
-Puçrra
-Pika të zeza
-Pika të bardha
-Ciste (të mbushura me lëng)
-Shenja

Shkaqe të mundshme
Nivelet e larta të androgjenit, një hormoni steroidal, rezultojnë në rritje të sekrecioneve të gjendrave dhjamore. Aknet rezultojnë nga një ndryshim në vijën e brendshme të gjendrave të qimeve që parandalojnë sebumin të kalojë. Përzierja e vajit dhe qelizave shkakton bakteriet që normalisht jetojnë në lëkurë, të rriten në gjendrat e bllokuara. Kur gjëndrat e bllokuara nuk mund të mbajnë më përbërjet e akumuluara, shpërthejnë. Puçrrat zhvillohen si rezultat i lëkurës së irrituar. Në kundërshtim me mitin popullor, çokollatat, ushqimet me yndyrë dhe pluhuri mesa duket kanë pak efekt në zhvillimin e akneve te shumë njerëz. Fërkimi i lëkurës me sapunë të ashpër apo kimikatë mund të shkaktojnë irritim, të cilat mund t’i përkeqësojnë akoma dhe më shumë aknet.
Të tjera shenja mund të shfaqen si pasojë e një dështimi në pastrimin e gjakut nga mëlçia dhe veshkat. Këto janë dy organet që purifikojnë gjakun dhe kur ato janë të tejmbushura me toksina në gjak, sekretohen nëpërmjet lëkurës.

Parandalimi

Janë disa masa parandaluese për aknet. Këto përfshijnë:
-Të merrni isotretinoinë, ilaçi parandalues i vetëm për aknet.
-Të përdorni jastëkë pambuku dhe t’i ndryshoni shpesh.
-Duke shmangur kozmetikën dhe pastruesit me përmbajtje vajore .

Faktorë kontribues
Njerëzit me karakteristikat e mëposhtme kanë më shumë gjasa të zhvillojnë akne:
-Adoleshenca (përkeqësimi i akneve është më i lartë te meshkujt por më i zakonshëm të femrat
-Predispozimi gjenetik
-Përdorimi i kozmetikave ose produkteve të flokut me përmbajtje vajore që gjithashtu përmbajnë dhe yndyrna shtazore.
-Folikulat e qimeve
-Dermatiti (inflamacioni i lëkurës)
-Shkrirja jo-e rregullt e qelizave të vdekura të lëkurës
-Stresi

Trajtimi konvencional dhe terapitë
Aknet nuk mund të kurohen por mund të kontrollohen më së miri. Qëllimi primar i trajtimit është që të parandalojë shenjat e përhershme. Qëllimet shtesë përfshijnë reduktimin e puçrrave të dhimbshme, shërim të shpejtë dhe minimizimin e stresit psikologjik dhe turpit të shkaktuar nga kjo gjendje.

Procedura kirurgjike
Procedura përfshin injektim për të trajtuar puçrrat e dhimbshme, derma-abrazionin për të reduktuar shenjat e puçrrave, heqja kirurgjike e shenjave, peeling ose një kombinim i këtyre qasjeve.

Terapia e mjekimeve

Mjekimet që përdoren për të trajtuar aknet janë nga sapunët anti-akne, larësit e fytyrës që përmbajnë acid salicilik dhe peroksid benzonoli, e deri te përshkrimet si tetracilinë, kortizon dhe Retin-A. Në përgjithësi, efektet anësore të një trajtimi me bazë ilaçesh përfshin lëkurë të thatë, parregullsi në gjak, ënjtje të indeve dhe në rastin e femrave shtatzënë, deformime të mundshme te fëmijët e porsalindur.

Terapitë plotësuese dhe alternative

Një plan trajtimi për aknet përfshin shumë terapi plotësuese dhe alternative, që do të thotë:

Ushqyerja
Ushqimet nutricionale të rekomanduara që mbështesin shëndetin e lëkurës përfshijnë:
-Vajëra anti-inflamatorë si peshk i ujërave të ftohta, arrat dhe farat
-Portokaj të pasur me karotenë, perime me gjethe jeshile
-Të pini ujë të pastër e të filtruar (8-10 gota në ditë)
Ushqimet alergjenike, si ushqimet bulmet, kafeina, sheqernat, alkooli, ushqimet e rafinuara dhe ushqimet që përmbajnë jod, duhet të shmangen. Konsumimi i produkteve shtazore duhet të reduktohet. Suplementet nutricionale beneficiale duhet të përfshijnë vitaminë A, vitaminë E, dhe zink. Aknet që shoqërohen me perioda i përgjigjen mjaft mirë vitaminës B6 dhe pirodoksinës.

Barnat herbale

Barnat herbale mund të ofrojnë lehtësim nga simptomat. Barnat e mëposhtme (ose një kombinim i tyre) rekomandohet dhe mund të administrohen si çaj, si kapsula ose duke zhytur një pecetë të pastër në një përzierje dhe aplikojeni në mënyrë direkte në zonën e prekur.
-Karafili i kuq
-Kalendula
-Echinacea
-Rrënjë burdock

Nëse aknet vijnë si pasojë e një gjendjeje që gjendet brenda trupit, djersitja është e nevojshme për të inkurajuar eliminimin e toksinave nëpërmjet poreve. Barnat diaforetikë që përdoren për të kuruar dëmtime të tilla përfshijnë:
-Rrënjë sarsaparilla
-Rrënjë Sassafras
-Farë burdock
-Gjethe dhe lule Yarrow

Homeopatia

Disa nga trajtimet homeopatike më të zakonshme përfshijnë ato që janë përmendur më poshtë. Një dozë akute është 3-5 peleta të 12X dhe 30C në çdo 3-4 orë derisa simptomat të lehtësohen.
Belladonna për aknet e inflamuara
Calcarea carbonica për aknet në shkallë të rëndë
-Kali Bromatum për aknet e thella për ethet dhe pagjumësinë

Mjekimet fizike
Një larje e hollësishme mund të reduktojë simptomat e akneve. Përdorimi i atyre që janë përmendur më poshtë, dy herë në ditë, mund të jenë të dobishme:
-Sapuni i kalendulës ose çaj (1 lugë çaji herbal për kupë uji )
-Vaji i pemës së çajit (15-20 pikë për kupë uji) për akne të rënda, gjithashtu aplikohet lokalisht
-Një lugë çaji argjendi kolloid tre herë në ditë; gjithashtu aplikohet lokalisht
-Uthulla e mollës (1 lugë çaji për kupë) për të normalizuar pheashin e lëkurës
-Sapuni “Neem”

Akupunktura
Akupunktura  mund të ndihmojë në rikthimin e balancës hormonale.

Masazhimi
Masazhimi mund të stimulojë qarkullimin dhe të ndihmojë trupin të eliminojë mbetjet. Masazhi facial rrit temperaturën e lëkurës, hap poret dhe heq pjesët e mbetura. Punon në thellësi, pastron pluhurin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Prognoza
Simptomat e akneve zakonisht zhduken pas adoleshencës. Shtrydhja e puçrave duhet shmangur pasi mund të përkeqësojë situatën.

error: Nuk lejohet kopjimi!