Acai Berry – vlerat ushqyese dhe benefitet

Acai Berry – vlerat ushqyese dhe benefitet

©MSC Anila Kalleshi – Dietologe klinike
E ngjashme me rrushin dhe boronicat, Acai berry është kokërr e vogël në një ngjyrë të kuqe, e përbërë nga një grumbull farash, ku vetëm 15% janë të ngrënshme, të vjelura nga pemë të larta, të gjetura përreth lumit Amazon në Amerikën e Jugut. Këto manaferra kanë atribute të rëndësishme ushqyese kur hahen të freskëta.
Përdorimet tradicionale të acai berry përfshijnë trajtimin për diarre, infeksione parazitare, hemoragji dhe ulcera. Si një ushqim, shpesh hidhet në blender me perime të ndryshme dhe më pas konsumohet.
Shija shpesh përshkruhet si një shkrirje e manaferrave të egra dhe cokollatës. Gjendet në supermarkete të mëdha dhe dyqane me ushqime natyrale kudo në botë, shpesh në trajtën e një lëngu, caji dhe rrallë të freskëta, pasi nxjerrja e tyre jashtë Amazonës me nutrientë ende të paprekur është një proces i komplikuar.


Përdorime të tjera të acai berry përfshijnë ngjyrosjen ushqimore, kozmetikë, krem anti-rrudhë, shampo, zbutës dhe gjithashtu si suplementë ushqimorë. Produktet e shtrenjta me acai berry shpesh përdoreshin për reduktim të peshës, por akoma të pambështetura shkencërisht. Në fakt “Federal Trade Commission” njoftoi në fillim të vitit 2012 se kishte kërkuar nga gjykatat federale që të pezullohej përkohësisht aktiviteti i ëebsiteve komerciale që tregtonin produktet me acai-berry për humbje peshe.


Përfitimet shëndetësore të Acai Berry
Lista e atributeve të kësaj manaferre të vogël përfshin një nivel të lartë të aktivitetit antioksidues të ngjashëm me kulumbritë, por më shumë se cfarë është gjetur në boronica dhe luleshtrydhe.
“Oxygen Radical Absorbance Capacity” (ORAC) që masin fuqinë antioksiduese të pulpës frutore të acai-t / si dhe në trajtën pluhur, thuhet se kanë vlerën më të lartë ORAC ndërmjet frutave dhe perimeve, ose 10 herë më shumë antioksidantë sesa rrushi i kuq.
Acai berry-s kanë sasi të ulëta sheqeri, por përmbajnë sasi të shkëlqyera të kalciumit, fibrave dhe vitaminës A. Ato gjithashtu përmbajnë komponime antocianine të tilla si “resveratrol”, “ cyaniding” dhe “acid ferulik”, të cilat jo vetëm që u japin frutave dhe perimeve ngjyrën e tyre të dallueshme, por gjithashtu bashkohen me flavonoidet për të mbrojtur trupin nga radikalet e lirë të dëmshme.
Në fakt, manaferrat acai përmbajnë 10 deri në 30 herë më shumë fuqi antocianike se vera e kuqe.


Acidet yndyrore beneficiale si acidi oleik, i cili gjendet gjithashtu në vajin e ullirit, është një tjetër pikë e fortë dhe nivelet e shëndetshme të fibrave dietike e mbajnë sistemin duke funksionuar në përsosmëri.
Vetitë që gjenden në manaferrat acai mund të ndihmojnë në parandalimin e problemeve shëndetësore të tilla si artriti, inflamacioni, obeziteti, sëmundjet neurologjike si dhe alergjia. Studimet laboratorike kanë treguar që ato kanë efekte pozitive në sëmundjet që lidhen me stresin oksidativ, sëmundjet e zemrës dhe kancerin. Por duhet të konsumohen në moderim , pasi ato ende përmbajnë sheqer edhe pse me sasi më të ulëta se në frutat e tjera. Mbani mend, fruktoza mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj në sasi të tepërt.


=Faktet për nutrientët e acai-t:
Porcioni: (100 gr) e pagatuar
=Sasia për porcion
-Kaloritë-70
-Kaloritë që vijnë nga yndyra-50
-Yndyrna totale (Të saturuara dhe trans)-5%
-Kolesterol-0 mg
-Natrium- 10 mg
-Totali i karbohidrateve-4 g
-Fibrat dietike-2 g
-Sheqer-2g
-Proteina-1 g
-Vitamina A- 15%
-Kalcium- 2%
=Vlerat ditore
-Yndyrnat totale (Të saturuara)-8%
-Kolesterol-0%
-Natrium-0%
-Karbohidrate totale-1%
-Fibrat dietikë-8%
-Vitamina C-0%
-Hekur -0%
*Përqindjet e vlerave ditore janë të bazuara në një dietë 2000 kalorike. Vlerat tuaja ditore mund të jenë më të larta ose të ulëta në varësi të nevojave ushqimore.


=Studimet e kryera në to:
Një studim i publikuar në mesin e vitit 2011 raportoi se manaferrat acai jo vetëm që ofrojnë benefite potenciale shëndetësore për shkak të kapaciteteve të tyre anti-oksiduese, por edhe shtyp aktivitetin biologjik që do të shkatërronte integritetin qelizor.
Një studim i publikuar në shtator të vitit 2012, tregoi se efektet e pulpës së manaferrave acai në kancerin e fshikëzës uroteliale të induktuar kimikisht në minj dhe incidencën e shumëfishimin e qelizave kalimtare të karcinomës qelizore(TCC). Pas 10 javësh trajtim, pulpa e manaferrave acai u zbulua që redukton incidencën e TCC, shumëfishimin, redukton përhapjen e qelizave tumorale, si dhe zvogëlon në mënyrë të ndjeshme dëmtimin e ADN-së. Autorët e studimit raportuan se trajtimi pozitiv i pulpës së manaferrës Acai ishte ndoshta për shkak të aftësive antioksiduese të frutit.
Qëllimi i një studimi tjetër ishte për të vlerësuar se si pulpa e manaferrës akai ndikon në rrezikun e crregullimit metabolik. Studimi përfshiu 10 të rritur mbipeshë që merrnin 100 gram pulpë manaferre acai dy herë në ditë për një muaj. Para studimit, u mat glukoza e gjakut e secilit subjekt, presioni i gjakut, kolesteroli, trigliceridet dhe bio-treguesit e tjerë.
Në fund të studimit 30-ditor, studiuesit gjetën reduktim në glukozë, nivelet e insulinës dhe kolesterolit total; megjithatë u pa që nuk kishte efekt në presionin e gjakut.
Shkencëtarët dolën në përfundimin se pulpa e manaferrave acai reduktonte nivelet e treguesve të sëmundjeve metabolike të selektuara në subjektet mbipeshë, duke treguar se studimet e mëtejshme, përfshirë ato mbi sëmundjet e zemrës / ose diabetin e tipit 2, janë të garantuara.
=Recetë: Smoothie
Përbërësit:
-1 ½ e kupës me qumësht bajameje pa ëmbëlsues
-1 ½ e bananeve
-1 kupë me boronica të ngrira
-1 kupë me luleshtrydhe të ngrira
-1 kupë lëng acai
-3/4 ose 1 kupë akull
Përgatitja:
-Vendosni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën perfekte. Ju bëftë mirë. Shënim: Nëse përdorni lëng acai, përdorni një sasi prej ½ e qumështit të bajames.

error: Nuk lejohet kopjimi!