A mund të shkaktojnë produktet e sojës diarre?

A mund të shkaktojnë produktet e sojës diarre?

E përdorur zakonisht si zvëndësues për bulmetin, produktet e sojës po bëhen gjithnjë e më shumë popullore. Megjithatë në disa njerëz mund të cojnë në diarre dhe simptoma të tjera gastrike. Nëse zhvilloni diarre menjëherë pasi keni konsumuar produkte soje, ju me shumë gjasa mund të keni intolerancë ose alergji ndaj sojës. Intolerancat ushqimore janë më të zakonshme sesa alergjitë, dhe mund të diagnostikohen vetëm nga një doctor. Intolerancat ushqimore dhe alergjitë shpesh ngatërrohen pasi kanë simptoma të ngjashme. Nëse përjetoni diarre cdo herë që konsumoni sojë, eliminojeni nga dieta juaj derisa të konsultoheni me një mjek.

 

Diarrea

Në përgjithësi, periudha e diarresë mund të zgjasë për disa ditë deri në disa javë . Diarrea është normale dhe shpesh shkaktohet nga një infeksion viral, helmim ushqimor ose diarre udhëtimi. Diarrea nga intoleranca e sojës  nuk duhet të zgjasë më shumë se një ditë. Në momentin që soja eliminohet nga trakti juaj tretës, simptomat duhet të zhduken. Flisni me doktorin nëse diarrea vazhdon më shumë se një ditë.

Intoleranca
Intolerancat ushqimore konsiderohen të zakonshme, sipas “American College of Gastroenterology”. Nëse keni intolerancë ndaj sojës, zorrët tuaja dështojnë të prodhojnë enzimat e duhura për të tretur si duhet proteinat apo sheqernat e gjetura në sojë. Kjo shkakton që zorrët të bëhen të irrituara, inflamuara dhe të ënjtura. Trupi do të përpiqet të heqë qafe vetë sojën sa më shpejt të jetë e mundur. Mund të përjetoni të përziera, të vjella ose diarre brenda 20 minutash nga konsumimi i sojës.

Alergjia
Soja është e derivuar nga fasulet e sojës, të cilat konsiderohen bishtajore. Fasulet janë nga e njëjta familje si thjerrëzat, kikirikët, dhe shumë fasuleve të tjera”. Nëse keni alergji nga bishtajoret e tjera, atëherë jeni në rrezik më të madh për të qenë alergjik ndaj sojës. Një alergji soje është e ndryshme nga intoleranca sepse përfshin më shumë sesa thjesht traktin tretës. Sistemi imunitar fillon të mos funksionojë si duhet dhe fillon të sulmojë proteinat e gjendura në sojë, duke shkaktuar një reaksion zinxhir kimik në të gjithë trupin.

 

Simptomat
Nëse diarrea juaj shoqërohet me simptoma të tjera, është një shenjë e një reaksioni alergjik. Simptoma të zakonshme të alergjisë së sojës përfshijnë: ekzema, pucrra lëkure, vështirësi në frymëmarrje, shkurtim frymëmarrjeje, gulcim, kollë dhe rrjedhje hundësh. Reaksionet alergjike të rënda mund të jenë kërcënuese për jetën. Nëse keni ënjtje në fytyrë, fyt apo buzë, telefononi urgjencën menjëherë.

Trajtimi
Nëse konsumimi i produkteve të sojës shkakton diarre, trajtimi më i mirë është të ndaloni së konsumuari apo shmangia e konsumimit të sojës. Simptoma të vogla të alergjisë mund të trajtohen me anti-histaminë dhe kremra me bazë steroide. Intoleranca e sojës mund të trajtohet me mjekime me përshkrim, por më së shumti me një dietë eliminimi. Mund të zvëndësoni shumë produkte soje me produkte me bazë orizi dhe patatje.

error: Nuk lejohet kopjimi!