A është vera e mirë për zemrën?

A është vera e mirë për zemrën?

 

Me fundjavën që po afron, njerëzit po hapin shishet e verës në bare apo restorante apo dhe në shtepi për pakëz relaksim. Lidhja me verën ka një histori të gjatë. Kantina më e vjetër e verës, daton në 4100 B.C, që u zbulua nga arkeologët në një shpellë armene. Vera përdorej në ceremony nga Egjiptianët, shkëmbyer nga fenikasit, nderuar nga Perëndia Greke Dionis dhe Perandori Romak Bacchues. Deri në 2014, njerëzit po konsumonin më shumë se 24 bilion litra verë cdo vit globalisht. Tani ekziston frika se ngjarjet ekstreme të motit në Evropën Perëndimore gjatë vitit 2017 kanë zvogëluar ndjeshëm prodhimin dhe çmimet e këtij malli kaq të kërkueshëm do të rriten.

 

Kështu që pse vera është kaq e njohur?

Përpos shijes dhe kapacitetit që të ndihmojë njerëzit të relaksohen, vera ka fituar popullaritetin si një alkool i shëndetshëm-me studiuesit në të shkuarën që kanë vënë re një lidhje mes pirjes së verës së kuqe në Francë dhe uljes së rriskut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë pirja e verës gjithashtu thuhet se rrit rrezikun për probleme të rënda shëndetësore si ciroza e mëlcisë, vdekja e papritur kardiake, kardiomipatia alkoolike dhe crregullime të ritmit kardiak. Konsumimi i tepërt dhe keqpërdorimi kronik i alkoolit janë faktorët e rriskut që kontribuojnë në rritjen e sëmundjeve globale.

Cfarë duhet të besojë një person që pi në shkallë mesatare?

Cila është sasia e sigurtë e verës?

-Vera dhe sëmundjet e zemrës

Shkenca moderne që rrethon verën është rritur dukshëm që në 1970, kur studime të mëdha ndërkombëtare fillimisht raportuan një lidhje ndërmjet konsumit të lehtë-deri në të moderuar të alkoolit dhe ulje të shkallës së sëmundjeve ishemike të zemrës (IHD) dhe vdekjeve të lidhura me to. IHD-të janë një grup sëmundjesh që janë të karakterizuara nga një rrjedhje e reduktuar e gjakut në zemër dhe përgjegjëse për shumë vdekje anë e mbanë botës. Rezultate të ngjashme janë raportuar individualisht për verën, sidomos për verën e kuqe. Ky fenomen u quajt “Paradoksi francez” pas Renaud dhe de Lorgeril, dy shkencëtarë që u bënë të njohur për këtë punë/studim, vëzhguan një lidhje mes rriskut të ulët relativ të vdekjeve të lidhura me IHD-në te personat që konsumonin verën e kuqe, pavarësisht nga konsumimi i një diete të pasur me yndyrë të ngopur.

 

 

 

 

Do të thotë kjo që vera e kuqe është e mirë për zemrën ? Kjo është një pyetje komplekse që akoma nuk është gjetur një konsensus në përgjigje. Më shumë se 1 faktor duhet të merren parasysh për të shpjeguar këtë situatë. “Kornizat e pijes”, karakteristikat e stilit të jetesës dhe marrja dietike janë të gjitha të rëndësishme për t’u marrë parasysh kur flitet për një profil të shëndetshëm kardiovaskular. Dieta Mesdhetare është marrë si një shpjegim i mundshëm. Kjo dietë thekson konsumimin e ushqimeve me bazë bimore, përvec konsumimit të moderuar të verës së kuqe dhe është etiketuar si e shëndetshme nga komuniteti këshillues shkencor. Në dietën mesdhetare, konsumimi i ulët i yndyrnave të ngopura, theksohet në një stil jete të shëndetshëm, dhe në një formë më të pavarur, acidi alfa-linoleik (një acid yndyror esencial) dhe vera e kuqe, mund të lejojnë që kjo dietë të japë shumë benefite kardio-mbrojtëse .

Kolesteroli, inflamacioni dhe presioni i gjakut Vera e kuqe përmban rreth 500 substanca kimike të ndryshme. Një klasë e quajtur “polifenole”, janë vezhguar gjerësisht për dhënien e efekteve anti-oksiduese dhe anti-inflamatore te vera e kuqe. Alkooli dhe polifenolet mendohen se sjellin efekte pozitive në shëndet. Një është rritja e kolesterolit LDL (kolesterolit të mirë) dhe reduktimi i LDL-së (kolesterolit të keq). Këto mund të kontribuojnë në uljen e inflamacionit. Ato mendohen gjithashtu që rrisin ndjeshmërinë e insulinës. Dhe mendohet se përmirësojnë presionin e gjakut. Nuk ka një model të qëndrueshëm kur vera krahasohet me birrën dhe pije alkoolike. Disa raportojnë superioritetin e verës në një reduktim të IHD-së dhe vdekshmërisë. Disa të tjerë raportojnë për birrën dhe pijet e tjera. Të tjerë sugjerojnë që nuk ka asnjë ndryshim. Kjo sugjeron që alkoli dhe polifenolet të dyja kontribuojnë në shpjegimin e paradoksit francez, përpos faktorëve të stilit të jetesës. Përpos efekteve beneficiale të konsumimit të verës dhe alkoolit, pirja është akoma një faktor potencial i rrezikut për zhvillimin e fibrilimit atrial, ndryshimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës.

Sa shumë duhet të pini? Në pjesën më të madhe të studimit, efektet negative u vëzhguan gjithnjë e më shumë me konsumimin e tepruar ose të lehtë të verës, ndërkohë që konsumimi i ulët-deri në të moderuar ulën rrezikun e IHD-së dhe të vdekshmërisë. Si përgjigje, shumë organe qeverisëse kanë njohur publikun me udhëzime për konsumimin e alkoolit. Këta ndjekin modele të ngjashme, por dallojnë shumë nga vendi dhe burimi. Dhe përkufizimi i “një pije standarde” që përdoret në secilin udhëzues është shumë e ndryshueshme dhe e paqartë ndërmjet kufijve të vendit. Kjo shkakton konfuzion të madh. Lexuesit duhet të jenë të kujdesshëm për këtë kur të interpretojnë udhëzimet e konsumit të alkoolit.

“The World Health Organization” rekomandon konsum të alkolit (me rrezik të ulët) jo më shumë sesa dy pije standartë në ditë me të paktën 2 ditë (pa konsum alkoli) gjatë javës. Një pije standarte definohet si 10 gr etanol të pastër. “The American Heart Association” rekomandon alkool në moderim-më pak ose barabartë të 1-2 pije në ditë për meshkujt dhe 1 pije për femrat. Këtu një pije definohet si 12 oz. birrë, 4 oz verë, 1.5 oz e 80 “proof spirits” ose 1 oz. of 100 e “proof spirits”. Udhëzimet dietike për amerikanët 2015-2020 të zhvilluara nga “United States Department of Agriculture” rekomandon një konsumim të moderuar të alkoolit. Kjo barazohet me deri në dy pije standarde në ditë për burrat dhe një për femrat. Këtu, një pije standarde përkufizohet si 14 g etanoli i pastër. Udhëzimet e “The Canadian Centre for Addiction and Mental Health” sugjerojnë konsumin e alkoolit me rrezik të ulët – deri në tre pije në ditë për burrat dhe dy për femrat. Një pije përkufizohet si 12 oz. e 5 % birrë, 5 oz. e 12 %të verës dhe 1,5 oz. e 40 % “spirits”.

Mundësi për kërkime të mëtejshme Të dhënat e vëzhguara nga konsumimi i alkoolit dhe shëndetit të zemrës sugjerojnë që marrja e lehtë deri në moderim, në sasi të rregullta, mund të jetë e shëndetshme. Megjithatë, kur modelet matematikore janë aplikuar për të përcaktuar shkakun (një metodë e njohur si randomizim Mendelian), rezultatet janë përzier. Disa studime kanë zbuluar që pirja e lehtë-deri në moderim është beneficiale, ndërsa të tjerë kanë raportuar që konsumimi afatgjat i alkoolit mund të jetë i dëmshëm për zemrën. Për doktorët është mjaft e qartë cfarë të rekomandojnë kur vjen puna te dieta, ushtrimet dhe duhani. Duke pasur parasysh mospërputhjet në zbulimet që kanë të bëjnë me alkoolin dhe verën në mënyrë specifike, rekomandimet për konsum janë më pak të dukshme.Për ata që e pijnë verën, përgjigja mbetet akoma enigmë. Megjithatë ka potencial për kërkime të mëtejshme në këtë fushë në të ardhmen. Dhe sic thonë udhëzimet, një ose dy gota verë të kuqe janë mëse në rregull.

error: Nuk lejohet kopjimi!