A është i mundur parandalimi i diabetit?

A është i mundur parandalimi i diabetit?

Parandalimi a është i mundur?

Rezultatet nga shumë teste klinike përgjatë dekadës së fundit dhe gjysma e tyre kanë dhënë një mesazh definitive-humbja e peshës dhe ushtrimet mund të parandalojnë vërtet ose të paktën të vonojnë shfaqjen e diabetit.
“The Diabetes Prevention Program” (DPP), i nxjerrë në 27 qendra kombëtare, ishte prova më e madhe që krahasoi efektivitetin e ndryshimeve në stilin e jetesës dhe ndërhyrjes së mjekimeve. Studimi përfshiu një grup prej 3234 amerikanëve mbipeshë me shenja të pre-diabetit- që është, toleranca e dëmtuar e glukozës e kombinuar me nivele më të larta se normalja të glukozës. Studimi zbuloi që njerëzit të cilët humbën 5-7% të peshës së tyre dhe rritën aktivitetin e tyre fizik me rreth 30 minuta në ditë reduktuan rrezikun për shfaqjen e diabetit me 58%. Ilaçi oral për diabetin “metformin” gjithashtu uli rrezikun, por më pak-rreth 31%. Me pak fjalë, ndryshimet në stilin e jetesës ishin pothuajse dy herë më shumë efektive sesa mjekimet, kur vinte puna te parandalimi i diabetit. Testi/prova origjinale zgjati rreth 3 vite. Rezultatet e nxjerra nga studimi 10-vjeçar nxorrën si konkluzion që: ndërhyrja në stilin e jetesës dhe metformina reduktuan zhvillimin e diabetit me 34% dhe 18% respektivisht. Studime të tjera në Kinë, Finlandë, Europë dhe Kanada kanë konfirmuar që dieta dhe ushtrimet apo trajtimet me mjekime të caktuara mund të vonojë zhvillimin e diabetit te personat që janë në rrezik.

Njohja e simptomave

Për shkak se nivelet e sheqerit në gjak zakonisht rriten ngadalë në tipin 2 të diabetit, simptomat që prekin njerëzit me tipin 1 të diabetit-urinim të shpeshtë, etje e tepërt dhe humbje peshe e pashpjegueshme-ndoshta mund edhe të mos të ndodhin, ose mund të zhvillohen ngadalë pa u vënë re. Rritja e shpeshtë e sheqerit në gjak shpesh është e heshtur. Simptoma të tjera të rritjes së sheqerit në gjak përfshijnë: infeksione të fshikëzës, dridhje apo ënjtje të duarve dhe këmbëve si rezultat i dëmtimit të nervave, si dhe shfaqje të infeksionit maja vaginal.

Testimi i diabetit

Tipi 2 i diabetit shpesh zhvillohet në heshtje. Për shkak se nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten ngadalë, shpesh simptomat nuk shfaqen ose mund të zhvillohen gradualisht, pa u vënë re. Kjo mund të shpjegojë dhe faktin pse diabeti shpesh kalon pa u vënë re, ndonjëherë për vite me rradhë. Në të shkuarën, njerëzit kanë pasur diabet mesatarisht diku te 7 vite përpara se të diagnostikoheshin. Për të reduktuar këtë pasojë, ekspertët rekomandojnë që njerëzit në moshën 45 vjeç apo dhe më të vjetër duhet të bëjnë testet për sheqerin në gjak, të paktën një herë në tre vjet.

Testet e gjakut për diabetin

Nëse mendoni apo shfaqni simptoma që kanë lidhje me diabetin apo dyshoni që mund të jeni prekur nga kjo gjendje, duhet të konsultoheni me një doktor. Doktori do t’ju pyesë për historinë e diabetit në familjen tuaj dhe me siguri do t’ju bëjë një nga testet e gjakut të përshkruara më poshtë, që të përfundojë diagnozën.
Nëqoftëse keni diabet apo pre-diabet, këto janë testet me të cilat do të familjarizoheni përgjatë viteve, pasi do t’ju ndihmojnë të mbani nivelet e sheqerit në gjak nën kontroll.

*Simptomat e sheqerit të lartë në gjak

-Shikim i turbullt
-Etje e tepërt/e shpeshtë
-Urinim i shpeshtë
-Uri ekstreme
-Lodhje ekstreme
-Humbje peshe (Pa u përpjekur)
-Infeksione të fshikëzës
-Infeksione maja vaginale

Testi i rastësishëm i plazmës glukozë

Ky test mat nivelet e glukozës në gjakun tuaj. Nuk keni pse kufizoheni nga të ngrënit përpara se të bëni këtë test, por përmbajtja e karbohidrateve në vaktin tuaj dhe se sa shpesh keni ngrënë mund të ndikojë në rezultatin tuaj, kështu që konsiderohet më pak i besueshëm se sa testi “fasting plasma glucose”.
Interpretimi i rezultateve: Nëse niveli i glukozës kalon 200 mg/dL, ju me siguri keni diabet, veçanërisht nëse keni vënë re simptoma. Me siguri do t’ju thonë të ktheheni sërish  për të bërë një nga testet e tjera për të konfirmuar rezultatin.

Testi “Fasting plasma glucose”

Ky test mat nivelet e glukozës në gjak, pasi nuk keni ngrënë për rreth 8 orë, kështu që nuk ka asnjë shanc që ushqimi të ndikojë te rezultatet. Prandaj është më e besueshme se çdo test tjetër.
Interpretimi i rezultateve:Nivelet normale të këtij testi janë më pak se 100 mg/dL, ndërkohë që nivelet në ose mbi 126 mg/dL tregojnë diabet. Megjithatë nëse testi juaj i parë është brenda rangut të diabetit, ju duhet të bëni një test të dytë për të konfirmuar rezultatet. Nivelet e glukozës në gjak ndryshojnë vazhdimisht dhe një test i vetëm nuk mund të jetë i mjaftueshëm. Rezultatet ndërmjet 100 dhe 126 tregojnë pre-diabet.

Testi oral i tolerancës së glukozës

Për këtë lloj testi (OGTT), nivelet tuaja të glukozës maten në momentin kur nuk keni ngrënë përgjatë gjithë natës. Ju më pas pini një solucion me sheqer, dhe një tjetër mostër gjaku merret dy orë më vonë. Nivelet e glukozës do të rriten dhe do të bien shpejt te njerëzit e shëndetshëm. Por te njerëzit me diabet, rriten përtej normave normale dhe më pas reduktohen ngadalë.
Aktualisht, “The American Diabetes Association” nuk e rekomandon një OGTT për detektimin e diabetit, sidomos gjatë shtatzanisë në rastin e diabetit gestacional. Kjo nuk reflekton asnjë dyshim mbi saktësinë e testit-në fakt ky lloj testi me shumë mundësi është më sensitiv sesa testi “fasting”.
Në fakt është më së shumti një çështje prakticiteti: testi konsiderohet më së shumti “konsumues-kohe” sesa testi “fasting plasma glucose”.
Interpretimi i rezultateve:
Një rezultat normal është niveli i sheqerit më pak se 140 mg/dL, kur merret një mostër gjaku pas dy orësh. Një person, niveli i glukozës së cilit është 200 mg/dL ose më i lartë në këtë pikë, ka diabet. Ky test, ashtu si testi i “fasting plasma glucose”, duhet të përsëritet një ditë tjetër për të konfirmuar diagnozën. Rezultatet ndërmjet 140 dhe 200 te 2 orëshi tregojnë pre-diabet.

Testi HbA1c (Glycated hemoglobin
)

Hemoglobina është proteina që transporton oksigjenin në rruazat e kuqe të gjakut. Kur glukoza në gjak lidhet me hemoglobinën, produkti i lidhur quhet hemoglobina AIc, shkurt për HbAIC ose ndonjëherë thjesht AIc. (Gjithashtu njihet edhe si glycated hemoglobin, glycosylated hemoglobin ose glycohemoglobin.)
Ndryshe nga testet e ndryshme të glukozës, të cilat masin sheqerin tuaj në gjak në një pikë të vetme në një kohë të caktuar, HbAIc reflekton nivelin tuaj mesatar të sheqerit në gjak gjatë 2-3 muajve. Duket e mahnitshme që një test i vetëm mund ta bëjë këtë, por ka një shpjegim të thjeshtë. Sa më i lartë niveli i sheqerit në gjak, aq më shumë hemoglobina lidhet me glukozën. Rruazat e kuqe të gjakut mbijetojnë për rreth 3 muaj, kështu që rezultatet HbAIc  reflektojnë kontrollin e sheqerit në gjak gjatë asaj periudhe. Për këtë arsye, testi përdoret edhe si mjet diagnostikues por edhe  si masë për të ndihmuar doktorin tuaj të monitorojë përpjekjet tuaja për të menaxhuar sheqerin në gjak, nëse po trajtoheni për diabet. Ndryshe nga testet e tjera të gjakut për diabetin, të hani apo të pini përpara testit nuk do të ndikojë në rezultatet. Pra, ky test mund të bëhet në çdo orë të ditës, madje edhe pas një vakti, duke e bërë më të rehatshëm sesa testet e tjera të glukozës.
Interpretimi i rezultateve:
Njerëzit e shëndetshëm pa diabet zakonisht kanë një nivel HbA1c rreth 5%, pra që do të thotë që rreth 5% e molekulave të hemoglobinës kanë glukozë të lidhur pas tyre. Nëse niveli i sheqerit ka qenë  i lartë, niveli i HbA1c do të rritet-sa më e lartë glukoza, aq më të larta rezultatet e HbA1c. Një HbA1c prej 6.5% ose më e lartë tregon diabet, sipas udhëzimeve nga ADA. Ndërmjet njerëzve me diabet, studimet kanë treguar që nëse mbani nivelet e HbA1c më pak ose  të barabarta me 7%, reduktoni shanset për zhvillimin e komplikacioneve të diabetit. Rezultatet ndërmjet 5.7% dhe 6.5% tregojnë pre-diabet.

Sheqeri në gjak dhe HbA1c: Cila është lidhja?

Kur ju testoni nivelet e sheqerit në gjak në shtëpi, masat matëse ju tregojnë vlerat në atë moment të kohës. Por një test HbA1c, i bërë në laborator apo klinikë, mat nivelet e sheqerit në gjak përgjatë 3 muajve. Kjo tabelë ju ndihmon të konvertoni % në një nivel mesatar të sheqerit në gjak. Doktorët zakonisht diagnostikojnë dabetin kur ju keni vlera prej 6.5% në testin HbA1c osë më të lartë.

HbA1c (%) Niveli mesatar i sheqerit në gjak (mg/dL)
5 97
6 126
7 154
8 183
9 212
10 240
11 269
12 298

 

error: Nuk lejohet kopjimi!