9 lëndët ushqyese që balancojnë hormonet tuaja

9 lëndët ushqyese që balancojnë hormonet tuaja

Progesteroni sjell mjaft përfitime në organizëm. Shumë femra me shenja të balancës jo-të rregullt hormonale kanë nivel të ulët progesteroni në mënyrë kronike, pa e kuptuar që kjo situatë po ndikon në shëndetin e tyre.

 

Shumë femra po përballen me probleme psikologjike dhe fizike për shkak se balanca jo-e rregullt hormonale , është një problem kaq i zakonshëm në ditët e sotme, saqë shumë prej tyre po marrin sasinë minimale të progesteronit.

Kur progesteroni bie në nivele të ulëta, ju mund të përjetoni një sërë simptomash të pakëndshme të balancës jo-të rregullt hormonale.

Këto mund të përfshijnë:

– Dominanca e estrogjenit:

Kjo është një nga shkaqet themelore të progesteronit të ulët. Ja një analogji si funksionon: Estrogjeni është ajo cka e bën barin të rritet dhe progesteroni është kopshtari që pret barin.Kur estrogjeni është shumë i lartë dhe progesteroni është shumë i ulët, situata del jashtë kontrolli. Simptoma të kësaj gjendjeje përfshijnë celulit, fibroide në gjoks dhe në vezore, variçe, shtim në peshë përreth belit dhe probleme si perioda të dhimbshme, fryerje dhe shqetësime në humor. Kur estrogjeni dominon ka gjithashtu një rrezik për shfaqjen e kancerit të gjoksit, kështu që është e rëndësishme të kujdeseni për veten tuaj.

Probleme menstruale ose me fertilitetin

Ankth dhe probleme me humorin:

Progesteroni ka veprim anti-depresant dhe anti-ankth. Kjo ndihmon në rritjen e niveleve të GABA-s, një neurotransmetues që ka veti qetësuese në tru.

Insomia:

Nivelet e ulëta të progesteronit lidhen me problemet me gjumin.

Shtimi në peshë dhe celuliti:

Nëse keni nivele të ulëta të progesteronit, trupi juaj nuk do të djegë rezervat e yndyrës për energji. Ju humbisni dhe vetitë anti-katabolike të progesteronit, i cili ndihmon në mbrojtjen e indeve muskulore, sidomos kur keni kaluar një javë të vështirë. Trupi juaj nuk do të djegë yndyrë. Në vend të kësaj do të tërheqë glukozën në rrjedhën e gjakut, që do të thotë që trupi juaj thyen indet muskulore për të krijuar një burim të shpejtë energjie. Kjo mund të cojë në prodhimin e celulitit.

Mjegull truri:

Funksionet e trurit kanë benefite nga progesteroni. Eshtë gjithashtu i përfshirë në prodhimin e mbështjelljes së mielinës, e cila mbron qelizat nervore.

Lëkurë e rrudhur:

Lëkura qëndron vazhdimisht e ushqyer kur gjendet mjaftueshëm progesteron, i cili ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit.

Probleme me kockat:

Progesteroni ndikon në formimin e kockave të reja duke stimuluar qelizat ndërtuese të kockave që quhen osteoblaste.

9 lëndët ushqyese që balancojnë hormonet tuaja

1. Vitamina C

Studimet kanë treguar që vitamina C ndihmon në rritjen e niveleve të progesteronit dhe rregullon problemet e fazës luteale.
Burime të mira: Patatja e ëmbël, kivi, luleshtrydhet, portokallet, papaja dhe kungulli. Shumë perime të tjera gjithashtu rrisin sasinë e vitaminës C përfshirë brokolin, domatet, lakrat e Brukselit dhe limonat.

2. Zinku

Ky mineral nuk është i rëndësishëm vetëm për imunitetin dhe zinkun. Zinku gjithashtu ndihmon gjëndrën për të cliruar hormone që stimulojnë folikulat. Këto inkurajojnë ovulacionin dhe gjithashtu ndikojnë në prodhimin e më shumë progesteroni.
Burime të mira: Karkalecat, mishi i lopës, mishi i kuq, kungulli dhe arrat shqeme.

3. Magnezi

Ky mineral i rëndësishëm jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e niveleve të progesteronit duke i mbajtur në nivele të qëndrueshme, por gjithashtu ndihmon në reduktimin e dominancës së estrogjenit.
Burime të tjera të mira: Arrat shqeme, zarzavatet jeshile si lakra kale, farat e kungullit, fasulet e zeza, thjerrëzat, kakao dhe orizi kaf.

4. Vitamina E

Studimet kanë treguar që vitamina E ndihmon në rritjen e niveleve të progesteronit në disa femra.
Burimet: Fara luledielli, bajame dhe arra. Në sasi të vogla: Avokado, fara luledielli, speca të kuq, kunguj, ashparag, kungull, brokoli dhe mango.

5. Vitamina B6

Vitamina B ndihmon në luftimin e stresit dhe gjithashtu ndihmon mëlcinë të thyejë nënproduktet e estrogjenit, duke reduktuar dominancën e estrogjenit. Të merrni suplemente të vitaminës B6, mund të ndihmojë në reduktimin e niveleve të estrogjenit duke rritur dhe prodhimin e progesteronit njëkohësisht.
Burime të mira: Patate, salmon, tuna, banane, spinaq, arra, pulë, patate të ëmbël, fasule dhe kumbulla.

6. Kolesteroli i mirë

Kolesteroli është i nevojshëm në trupin tuaj për të bërë pregnenolon, e cila është “nëna e hormoneve”. Pregnenoloni gjithashtu ndihmon në prodhimin e progesteronit.
Burime të mira: Vaji i kokosit, gjalpi i kokosit, mishi i kuq dhe i gjelit të detit, vezët dhe kosit, vaji i ullirit dhe ullinjtë.

7. Sulfuri

Zarzavatet janë një mënyrë e mirë për të reduktuar dominancën e estrogjenit. Ato janë të pasura në glukosinolat, i cili aktivizon fazën 2 të detoksfikimit në mëlci, duke ndihmuar në filtrimin e metaboliteve të estrogjenit nga trupi juaj. Ky është një lajm i mirë për balancën e hormoneve, pasi parandalon qarkullimin e nënprodukteve të estrogjenit për një kohë të gjatë, i cili mund të rrisë nivelet e estrogjenit.
Burime të mira: Brokoli, kale, lulelakra, lakra dhe lakrat e Brukselit.

8. Fibra

Fibra është esenciale në balancën e mirë hormonale, pasi ndihmon në lëvizjen e zorrëve dhe në metabolizimin e hormoneve, duke përfshirë estrogjenin e dëmshëm i cili ndikon që progesteroni mos ta kryejë sic duhet funksionin e tij.
Burime të mira: Farat e lirit, quinoa, tërshëra pa gluten.

9. L-Arginina

Ky amino-acid gjendet ne ushqime me përmbajtje të lartë proteinike dhe ndihmon trupin tuaj të prodhojë acid nitric. Acidi nitric relakson enët e gjakut, kështu që qarkullimi rritet. Kjo i siguron organeve të tjera të prodhojnë sa më shhumë progesteron.

error: Nuk lejohet kopjimi!