Si të heqim njollat e zeza poshtë sqetullave

Si të heqim njollat e zeza poshtë sqetullave

Mënyra natyrale për të zbardhuar njollat e errëta nën sqetull
Njollat e errëta nën sqetull janë arsyeja pse dollapi juaj është plot me bluza dhe fustane me mëngë, apo ? Ndoshta për shkak se kurrë nuk ndiheni të sigurta për pamjen tuaj. Njollat e errëta nën sqetull mund të ulin nivelin tuaj të vetëbesimit. Edhe pse gjendet një formë e trajtimit me lazer, le ta pranojmë është paksa e shtrenjtë. Por cfarë mund të bëjmë? Le t’i hedhim një sy trajtimeve natyrale në kushte shtepie.
Ja cilat janë disa prej tyre:

1. Kastraveci


Kastravecët nuk janë të mirë vetëm për sytë e fryrë apo të lodhur por dhe për sqetullat e pigmentuara gjithashtu. Për të zbardhur paksa ngjyrën me ndihmën e kastravecave, fillimisht duhet t’i grini në rende dhe të merrni lëngun e tyre. Aplikoni këtë lëng në zonën e prekur dhe lajeni pas pak. Meqë kastravecët kanë veti zbardhimi, ky trajtim do të jetë mëse i përshtatshëm për ju.

2.Patate


E keni menduar ndonjëherë si një ushqim kaq i shijshëm sa patatja mund të ketë potencialin për të zbardhur lëkurën tuaj? Atëherë patatet kanë benefite edhe jashtë kuzhinës gjithashtu. Kjo perime përmban enzima të vecanta të njohura si katekolase që ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës suaj. Ajo që duhet të bëni është të shtypni disa patate dhe të aplikoni pastën në zonat e errëta nën sqetulla.

3.Sheqeri

Pastrimi në thellësi i lëkurës nën sqetulla është i nevojshëm nëse doni të zbardhni lëkurën në atë zonë të trupit. Dhe sheqeri mund t’ju ndihmojë. Për të pastruar në thellësi sqetullat tuaja në mënyrë natyrale, ju duhet një përzierje mes mjaltit dhe sheqerit. Ky scrub do të bëjë që sqetullat te kenë erë të mirë përpos pjesës së pastrimit të lëkurës së vdekur, pra shtresën e njollave të errëta.

4.Kosi


Kosi është një nga mjetet më efektive në trajtimin e njollave të errëta nën sqetulla. Ky nën produkt i qumështit është i pasur në acid laktik, që është një lloj i acidit alfa hidroksil (i njohur dhe si AHA) që njihet për eliminimin e qelizave të vdekura. Rezultati: Një lëkurë e butë plot shkëlqim që mund t’ju dhurojë plot vetëbesim. Kështu që para se të laheni, sigurohuni të aplikoni pak kos nën sqetulla.

5. Papaja


Shumë larës apo sapunë kanë në përmbajtje ekstrakte papaje sepse ky frut ka efekt zbardhues në lëkurë si asgjë tjetër. E pasur me enzimën papain, ky frut fuqizion procesin e rigjallërimit të lëkurës kështu që ju mund të keni lëkurë të butë pas cdo aplikimi. Për të përdorur papajaën nën sqetulla, duhet të përdorni lëkurën e frutit sesa pjesën e butë.
Nëse doni t’i hiqni qafe plotësisht, aplikimi i këtyre trajtimeve natyrale nuk është i mjaftueshëm. Duhet të njiheni dhe me shkaqet që ta eliminoni këtë problem njeherë e mirë.

=Ja cilat janë shkaqet më të zakonshme
-Depilimi me brisk
Depilimi me brisk mund të krijojë njolla të errëta nëse qimet janë të errëta. Kjo ndodh për shkak se depilimi me brisk vetëm heq qimet nga sipërfaqja e lëkurës. Si rezultat, folikulat e qimeve bëhen të dukshme, duke e bërë lëkurën që të duket më e errët. Depilimi me dyll është alternativë më e mirë.
-Përdorimi i deodorantëve
Sigurisht që deodorantët bëjnë një punë të mrekullueshme në mbulimin e erës së trupit, por janë tepër të dëmshme për lëkurën nën sqetulla.E kompozuar nga shumë kimikate, deodorantët mund ta shkaktojnë njolla të errëta nën lëkurë madje dhe të shkaktojnë infeksione bakteriale disa herë. Për ta rregulluar këtë, duhet të aplikoni sasi të vogla të sodës së bukës nën sqetulla përpara se të hidhni deodorantin.
-Qelizat e vdekura të lëkurës
Qelizat e vdekura të lëkurës mund të akumulohen nën sqetulla nëse këto zona nuk janë të pastruara si duhet. Kjo mund të bëjë që lëkura nën sqetulla të duket e errët. Duhet të pastroni në thellësi rregullisht lëkurën për të parandaluar akumulimin e qelizave të vdekura të lëkurës.
-Të vishni rroba të ngushta
Lëkura nën sqetulla është tejet e ndjeshme. Nëse vishni rroba të ngushta, pjesa e rrobës kundrejt lëkurës mund të cojë në krijimin e njollave të errëta nën sqetulla. Të vishni rroba të gjera është një ide e mirë, sidomos në ditët kur jeni depiluar.
-Janë dhe disa faktorë të tjerë që mund të quhen përgjegjës për krijimin e njollave të errëta nën sqetulla. Kjo përfshin hiperpigmentimin, infeksionin bakterial, duhanpirja, gjendje lëkurë etj. Ndërkohë që disa prej jush kanë nevojë të konsultohen me një doktor, pjesa tjetër mund të gjejë zgjidhje te trajtimet e lartpërmendura në kushte shtëpie.

error: Nuk lejohet kopjimi!