Si ndikon xhinxheri në dobësim

Si ndikon xhinxheri në dobësim

Xhinxheri fuqizon metabolizmi me 20% dhe përshpejton proçesin e djegies së kalorive. Përfshini pak nga kjo bimë në gatimet tuaja dhe shikoni si lufton obezitetin. Gjithashtu mund të përdoret për të luftuar një sërë gjendjesh të tjera mjekësore. Ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore që qetësojnë zorrët. Xhinxheri gjithashtu ka treguar që ka karakteristika aktive në reduktimin e oreksit.

Si mund ta konsumoni:
-Ju mund të përtypni 1 copë të rrënjës së xhinxherit dhe ta shtoni në lëngjet tuaja, smoothie apo receta ushqimesh.
Receta:
-1 copë xhinxher
-1 lugë çaji mjaltë
-1 kupë ujë

Si ta përgatisni:
-Vendosni një kupë me ujë të ziejë.
-Shtypni/copëtoni rrënjët e xhinxherit.
-Shtoni xhinxherin e copëtuar në ujin që zien.
-Lëreni të ziejë për 2 min a më shumë.
-Fikni flakën dhe shtoni mjaltë.
-Përziejeni mirë përpara se ta pini.

Benefitet
Xhinxheri ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zorrëve, heq qafe toksinat nga zorrat e trashë, parandalon infeksionet e fytit dhe ndihmon që yndyra të shkrihet. Mjalti balancon shijen e fortë të xhinxherit, shton ëmbëlsinë në pije dhe fuqizon sistemin imunitar.

Kujdes: Mos konsumoni shumë xhinxher pasi mund të cojë në përzierje, gazra dhe shqetësime stomaku.

error: Nuk lejohet kopjimi!