Ka gjëra të cilat i përdorim në kuzhinë çdo ditë. Ato janë shumë të zakonshme dhe duket se janë mjaft të pa dëmshme ndaj ne nuk e kemi menduar kurrë se sa të rrezikshme mund të jenë.
Disa nga këto që do të lexoni më poshtë mund t’ju bëjnë të ndryshoni zakonet tuaja.
1. Tasat prej plastike
Për ti bërë tasat prej plastike më fleksibël, disa prodhues prodhojnë kimikate të veçanta të cilat mund të shkaktojnë problem serioze shëndetësore.
2. Lavapjata
Nëse grimcat e ushqimit nga enët tuaja qëndrojnë në lavaman për disa kohë, ato fillojnë të krijojnë terren edukativ për baktere si salmonela e shumë të tjera. Lavamani I kuzhinës mund të jetë nëj vend vërtet i ndyrë.
3. Thikat
Përpiquni t’i keni thikat gjithmonë të mprehta. Nëse nuk janë qa të mprehta sa duhet ato mund t’ju ikin nga dora kur të përpiqeni të prisni diçka e t’ju dëmtojnë vërtet.
4. Sfungjeri
Sfungjeri i enëve ka një aftësi t’i rrisë bakteret shumë shpejt. Shpëlarja e tij nuk parandalon shumëzimin e patogjenëve të dëmshëm. Për të vrarë bakteret duhet ose ta ndërroni sa më shpesh sfungjerin ose ta fusni n açe për disa minuta.
5. Peshqirët e duarve
Peshqirët e kuzhinës janë gjithashtu ndër gjërat më të ndyra në kuzhinë. Ju i prekni ato gjatë të gjithë kohës. Kjo është një mënyrë që edhe ushqimet tuaja të marrin baktere.
6. Aromatizuesit
Kimikatet që gjenden në të gjitha llojet e aromatizuesve mund të shkaktojnë dëme të mëdha në mushkri madje dhe kancer. Kështu që mjaft të ajrosni kuzhinën tuaj dhe të hiqni plehrat dhe nuk do të keni nevojë për aromatizues.
7. Tiganët që nuk ngjisin
Tigani i tejnxehur mund të lëshojë tym toksik. Pra në këtë rast është shumë më mirë të përdorni disa mjete të kohëve të kaluara por të cilat janë të shumë provuara.
8. Prerëset e mishit
Gjithnjë përdorni dy mjete të ndryshme kur bëhet fjalë për perimet dhe mishin. Ato nuk duhet t’i përzieni asnjëherë bashkë. Mishi i papërpunuar mund të përmbajë baktere që shkaktojnë sëmundje serioze,