Aloe Vera prodhon dy substanca që përdoren në mjekësi: Xheli që nxirret nga qelizat në qendër si dhe lateksi që nxirret nga qelizat e lëkurës së gjethes. Shumë njerëz përdorin xhelin e aloe verës si kurë për shumë sëmundje të lëkurës, djegiet, psoriazën, dhe flluskat/plagët. Gjithashtu përmendim benefite të tjera si kurimi i osteoartritit, temperaturën, kruarjet dhe inflamacionin. Aloe Vera përdoret si një kurë natyrale për astmën, ulcerën e stomakut, diabetin, depresionin si dhe kapsllëkun.
1.Zbut pucrrat dhe irritimet e lëkurës
Ka pasur një sërë raportesh dhe studimesh që kanë studiuar rolin e aloe verës në sëmundjet e lëkurës duke përfshirë trajtimin e psoriazës, dermatitin, plagët kirurgjikale si dhe kurë natyrale për shenjat e djegies. Një studim i vitit 1935 tregoi që aloe vera siguron lehtësim nga kruarjet e shpeshta dhe djegiet që janë të lidhura me lëkurën dhe rigjenerimin e saj.
- Shëron djegiet
Xheli i Aloe Verës ka një efekt mbrojtës ndaj dëmtimit të lëkurës nga rrezatimi. Nga 1995 “U.S Food and Drug Administration” aprovoi përdorimin e aloe vera-s për të shëruar të djegurat në lëkurë. Kur aloe vera vendoset në zonat me djegie, ndalon efektin e UV, kështu që të djegurat mund të shërohen më shpejt.
- Ndihmon në shërimin e plagëve (flluskave) në lëkurë
Kur xheli i aloe verës aplikohet në flluskat e dala në lëkurë, disa herë në ditë, lehtëson parehatinë dhe shpejton procesin e të shëruarit. Eshtë e sigurtë dhe nëqoftëse konsumohet nga goja kështu që nuk keni pse shqetësoheni dhe nëse e gëlltisni padashje. Aloe vera ka veti anti-virale dhe anti-inflamatore që përshpejtojnë shërimin dhe reduktojnë dhimbjen. Amino-acidet dhe vitamina B1, vitamina B2, vitaminë B6 dhe C janë jashtëzakonisht ndihmuese. Një nga benefitet e vitaminës B6 prsh sillet si një kurë natyrale për dhimbjen dhe krijon antitrupa që sistemi ynë imunitar i përdor për të na mbrojtur.
- Zbut flokun dhe skalpin
Aloe Vera është një kurë natyrale për flokët e thatë dhe skalpin. Ka një sërë vetish dhe një sërë vitaminash e mineralesh që janë të pranishme për ta mbajtur flokun të fortë dhe plot jetë. Për shkak të vetive anti-bakteriale dhe anti-fugale , ndihmon dhe në eliminimin e zbokthit dhe enzimat e xhelit mund të heqin qafe qelizat e vdekura të skalpit dhe promovojnë rigjenerimin e lëkurës rreth folikulave të flokut. Shumë shampoo dhe zbutës janë të mbushura plot me kimikate që dëmtojnë flokët dhe irritime në lëkurë.
- Trajton kapsllëkun
Përdorimi i aloes si laksativ bazohet në kërkime të gjera; “anthraquinones” që janë të pranishme në lateks mund të krijojë një laksativ të fuqishëm që stimulon sekrecionet e mukusit dhe rrit peristaltikën e zorrëve. Në një kontroll që iu bë 28 të rriturve, lateksi i aloe verës ka treguar që ka një efekt laksativi më efektivë se placebo-ja dhe stimulantët e tjerë. Pra mund ta konsiderojmë si kurë natyrale për lehtësimin e kapsllëkut.
- Ndihmon në tretje
Për shkak të vetive anti-inflamatore dhe përbërjeve laksative, një veti tjetër e aloe-verës është që ndihmon në procesin e tretjes. Lëngu i aloe verës ndihmon në tretje, normalizon nivelin e pheashit e shumë të tjera. Gjithashtu qetëson dhe kuron ulcerën e stomakut për shkak të agjentëve anti-bakterialë dhe vetive të tjera që zotëron.
- Forcon sistemin imunitar
Zinku është gjithashtu një përbërës tjetër i rëndësishëm i gjetur në aloe vera- duke e bërë një burim të mrekullueshëm për të plotësuar mungesën e zinkut –që është esencial për të ndihmuar sistemin imunitar të funksionojë në mënyrë të rregullt. Ndihmon për të kuruar sëmundjet, për të vrarë bakteriet dhe të mbrojë funksionin e membranave qelizore. Zinku është një komponent kyc për të ndihmuar në shëndet dhë sistem imunitar të balancuar.
- Siguron anti-oksidantë dhe redukton inflamacionin
E dimë që inflamacioni është një nga shkaqet për shfaqjen e shumë sëmundjeve. Aloe Vera siguron një numër vitaminash dhe mineralesh që ndihmojnë për të reduktuar inflamacionin dhe luftojnë dëmtimet e radikaleve të lira. Vitamina A prsh luan një rol të rëndësishëm për të mbajtur shikimin të stabilizuar, funksionin neurologjik dhe një lëkurë të shëndetshme sepse është një anti-oksidant që redukton inflamacionin. Vitamina C ndihmon për të mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e syve si dhe parandalimin e rrudhave. Vitamina E është një anti-oksidant i fuqishëm duke luftuar radikalet e lira, lufton inflamacionin si dhe ndihmon në mënyrë natyrale parandalimin e plakjes së parakohshme.