Të jeni të kujdesshëm për dietën tuaj është më shumë e rëndësishme sesa thjesht të qëndroni në formë-përzgjedhja ushqimore mund të ndikojë në lëkurën tuaj në mënyrë pozitive apo negative (në varësi të zgjedhjeve ushqimore që bëni).
Ushqime të përpunuara
Ushqimet e përpunuara me shtues dhe konservues si buka e bardhë, patatet e skuqura, patatinat, pijet e gazuara etj mund të rrisin nivelet e sheqerit në gjak. Kjo shkakton që hormonet tuaja të stimulojnë prodhim të tepërt të vajit, në mbylljen e poreve dhe në plakjen e lëkurës. Dietat që janë të pasura me përbërës të përpunuar (sidomos sheqeri) kanë treguar që kontribuojnë në rrudha pasi dëmtojnë indet që janë përgjegjëse për mbajtjen e lëkurës së butë.
Bulmet
Kur shihni puçrra në mjekër apo në zonën e qafës, mund të jetë një shenjë që po konsumoni bulmet më shumë seç duhet dhe sesa trupi juaj mund të tolerojë. Lëkura juaj sillet si një sistem sekretues që nxjerr jashtë të gjitha gjërat që trup nuk toleron dot, kështu që kur konsumoni shumë bulmet (meqënëse bulmet është zakonisht më i vështirë për t’u tretur), dalin puçrra apo njolla në zona të ndryshme të fytyrës.
Sheqeri
Nëse keni një lëkurë problematike, prsh me akne..aknet e duan sheqerin. Kur ka një balancë jo të rregullt (jashtë kontrolli), skuqja dhe inflamacioni do të vazhdojnë dhe do jenë faktorë të vazhdueshëm nëse sheqeri nuk hiqet nga dieta. Ky është përbërësi më i vështirë për t’u hequr nga dieta duke qenë që shumica prej nesh janë të varur nga sheqeri dhe kur të filloni të shihni çdo etiketë të ushqimit që konsumoni, do të habiteshit duke parë sa sheqer kanë secila nga produktet.
Kafeina
Pijet me kafeinë shkaktojnë dehidratim dhe sjellin mungesë të nutrientëve vitalë në lëkurë. Kur lëkura juaj është e dehidratuar dhe e thatë, elasticiteti natyral dhe kolagjeni preket, duke shkaktuar që të bëhet më e prekshme nga rrudhat dhe varja e lëkurës. Kjo nuk do të thotë që ju ta eliminoni plotësisht-thjesht sigurohuni të pini rreth 8 gota ujë çdo ditë për të mbajtur trupin dhe lëkurën e hidratuar.
Butakët
Karkalecat, gaforret dhe karavidhet kanë përmbajtje të lartë jodi, e cila mund të çojë në mbyllje të poreve dhe akne. Në vend të tyre, provoni peshkun, i cili përmban sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6, për të përmirësuar lëkurën tuaj.
Kikirikët
Këto mund të jenë një vakt i ndërmjetëm i shkëlqyer, por jo dhe aq të mirë për lëkurën tuaj. Kikirikët janë të pasur në vajëra, të cilat duhen shmangur nga personat që kanë lëkurë të yndyrshme, pasi mund të çojë në shfaqjen e akneve.
Alkooli
Vera e kuqe mund të jetë një burim i mirë antioksidantësh, por alkooli është një zgjedhje e keqe për lëkurën tuaj kur vjen puna te aknet apo plakja e parakohshme. Alkooli ka përmbajtje të lartë sheqeri, i cili nxit nivelet e larta të sheqerit në gjak dhe kontribuon në plakjen e parakohshme. Gjithashtu është dehidratues, i cili mund të parandalojë lëkurën tuaj të mbajë lagështinë dhe të shkaktojë rrathë të zinj nën sy. Mund ta zvëndësoni me kombucha ose ujë kokosi.