Dhimbja e fytit ndonjëherë është tepër e parehatshme dhe shoqërohet me dhimbje ose inflamacion. Uthulla e mollës është përdorur prej shekujsh, sidomos në gatim. Qoftë në sallatra, ose gatime të ndryshme, uthulla e mollës i jep një shije të vecantë. Së fundmi, është përdorur si një kurë natyrale për të trajtuar infeksione të ndryshme si dhimbja e fytit dhe e ftohura.
-Si e kuron uthulla e mollës dhimbjen e fytit?
Uthulla e mollës nuk është asgjë tjetër përvecse lëng i fermentuar molle. Shtimi i majasë në lëngun e mollës konverton sheqernat në alkool, ku më pas konvertohen në acid acetik nga bakteriet. Eshtë përmbajtja e acidit acetik që e bën uthullën e mollës një trajtim efektiv për shumë gjendje mjekësore, duke përfshirë dhe dhimbjen e fytit. Benefitet e uthullës së mollës ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të fytit si më poshtë:
-Natyra acidike e uthullës së mollës mund të balancojë ph e indeve të trupit. Kjo parandalon rritjen dhe përhapjen e bakterieve në fyt.
-Ka veti anti-bakteriale që janë efektive në luftimin e mikrobeve dhe bakterieve që shkaktojnë infeksion.
-Uthulla e mollës përmban një prebiotik të quajtur inulin që rrit imunitetin duke rritur numrin e rruazave të bardha të gjakut dhe qelizat T në trup.
-Uthulla e mollës gjithashtu është përdorur dhe për të lehtësuar frymëmarrjen.
Si të përdorim uthullën e mollës:
1. Uthulla e mollës
Ju duhen:
-1 lugë gjelle uthull molle
-1 gotë ujë të ngrohtë
Cfarë duhet të bëni:
-Shtoni uthullën e mollës në një gotë ujë dhe përziejeni mirë.
-Përdoreni këtë solucion si gargarë, disa herë në ditë.
Pse funksionon: Vetitë acidike dhe antibakteriale të uthullës së mollës, janë të mrekullueshme në eliminimin e dhimbjes së fytit dhe infeksionit që e shkakton atë.
2. Uthulla e mollës me piper të kuq
Ju duhen:
-1 lugë caji uthull molle
-1 lugë caji piper të kuq
-3 lugë caji mjaltë
-1 gotë me ujë të ngrohtë
Përgatitja:
-Përzieni uthullën e mollës, piperin e kuq dhe mjaltin në një gotë me ujë të ngrohtë.
-Përdoreni këtë solucion si gargarë, 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon:
Ndërkohë që uthulla e mollës thyen gëlbazën dhe lehtëson bllokimet në kanalet e hundës, kapsaicina në piperin e kuq ofron lehtësim nga dhimbja dhe inflamacioni që shoqëron dhimbjet e fytit.
3. Uthulla e mollës dhe kanella
Përbërësit:
-1 lugë caji uthull molle
-1 lugë caji pluhur kanelle
-1 lugë caji mjaltë
-1 lugë caji lëng limoni
-1 kupë ujë të ngrohtë
Përgatitja:
-Përzieni një lugë caji të uthullës së mollës, kanellës pluhur, mjaltit dhe lëngut të limonit me një kupë ujë të ngrohtë. -Pijeni këtë solucion ngadalë.
-Ose mund ta bëni gargarë, 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon:
Vetitë anti-inflamatore dhe anti-mikrobiale të kanellës dhe uthullës së mollës ju ndihmojnë të përballoni dhimbjet e fytit. Vetitë shëruese të mjaltit dhe lëngut të limonit përshpejtojnë rikuperimin.
4.Uthulla e mollës dhe mjalti
Përbërësit:
-2 lugë gjelle uthull molle
-2 lugë gjelle mjaltë
-1 gotë me ujë të ngrohtë
Përgatitja:
-Përzieni uthullën dhe mjaltin në një gotë me ujë të ngrohtë.
-Pijeni këtë solucion, një herë në ditë.
Pse funksionon:
Vetitë e uthullës së mollës dhe të mjaltit, në kombinim me vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të mjaltit, sigurojnë lehtësim të menjëhershëm nga dhimbja e fytit.
5.Uthulla e mollës dhe soda e bukës
Përbërësit: –
1 lugë gjelle uthull molle
-1 lugë caji sodë buke
-1 gotë ujë të ngrohtë
Përgatitja:
-Shtoni uthullën e mollës dhe sodën e bukës në një gotë me ujë të ngrohtë.
-Përziejeni mirë dhe përdoreni këtë solucion si gargarë, disa herë në ditë.
Pse funksionon:
Vetitë anti-mikrobiale të uthullës së mollës dhe sodës së bukës ndihmojnë në vrasjen e bakterieve që shkaktojnë dhimbjen e fytit.
6. Uthulla e mollës dhe limoni
Ju duhen:
-1 lugë gjelle uthull molle
-1 lugë caji lëng limoni
-1 gotë ujë të ngrohtë
-mjaltë (opsionale)
Përgatitja:
-Përzieni uthullën e mollës dhe lëngun e limonit me një gotë ujë të ngrohtë.
-Pijeni këtë solucion, gati 2-3 herë në ditë. Pse funksionon: Vetitë anti-inflamatore dhe anti-bakteriale të lëngut të limonit ndihmojnë uthullën e mollës të trajtojnë dhimbjen e fytit.
7. Uthulla e mollës dhe uji me kripë
Përbërësit:
-1 lugë gjelle uthull molle
-1 lugë caji kripë
-1 gotë ujë të ngrohtë
Cfarë duhet të bëni:
-Përzieni kripën në një gotë me ujë të ngrohtë.
-Shtoni një lugë gjelle uthull molle.
-Përdoreni këtë solucion si gargarë, disa herë në ditë.
Pse funksionon:
Natyra anti-mikrobiale e kripës ndihmon uthullën e mollës të eliminojë dhimbjet e fytit. Këto trajtime ndihmojnë në trajtimin e dhimbjes së fytit kur merren në sasitë e rekomanduara. Megjithatë për shkak të natyrës acidike të uthullës së mollës, është mirë të kini parasysh disa gjëra përpara se ta përdorni.
Kujdes:
-Pasi uthulla e mollës ka përmbajtje të lartë acidike, duhet të përdoret në formë të holluar. -Mos merrni më shumë se doza e rekomanduar pasi mund të ketë efekte të dëmshme anësore. -Në rast se përjetoni ndonjë efekt anësor nga mbidoza, konsultohuni me doktorin menjëherë. -Femrat shtatzënë dhe që ushqejnë me gji duhet të qëndrojnë larg uthullës së mollës.