7 MËNYRA NATYRALE KUNDËR DHIMBJES SË STOMAKUT

7 MËNYRA NATYRALE KUNDËR DHIMBJES SË STOMAKUT

 

Problemi principal ( përveç dhimbjes normalisht) kur kemi acarim të stomakut është se nuk e dimë çfarë ilaçesh të përdorim. Nëse përdorim disa qetësues për dhimbjen e kokës,në të shumtën e rasteve vetem sa po e dëmtojmë edhe më shumë stomakun. Pasi një ndër efektet e këtyre qetësuesve është pikërisht dëmtimi i stomakut. Po si ta kuptojmë se ‘çfarë’ bën mirë kundër asaj dhimbjeje specifike? Mund ta kuptojmë pasi dhimbja e stomakut ndahet në disja pjesë si: djegie,ndjesi të vjellash,ngacmime,spazëm,hiperaciditet. Më e sigurta është të përdorim menyra mjekimi natyrale që dhe shkenca ka vërtetuar se shkon më tej ilaçeve mjekësore.

UJI NGROHTË

Është mënyra më antike kundër dhimbjes së stomakut ,i këshilluar nga gjyshet tona por edhe studiuesit e Universitetit të Londrës e rekomandon pasi në disa raste i ngrohti të ndihmon kundër dhimbjeve. Nëse temperatura e ujit është 40 gradë çaktivizon ‘thirrjet’ e dhimbjeve që organizmi dërgon në kokë. Sugjerimi është që rehatoheni dikur dhe  borsën  me ujë të ngrohtë ta vendosni mbi abdominale. Kështu avash avash muskujt abdominal do të qetësohen nga kontraktimet e dhimbjes.

KAMOMILI QETËSUES

Reagon si një ndihmë e shpejtë kundër spazmave të stomakut falë vetive spazmatike të flavonoideve. Temperatura duhet të jetë e vakët jo shumë e nxehtë. Efekti gastroprotektiv dhe anti inflamator i kamomilit është nga polisaharidet dhe karbohidratet që kamomili është i pasur me to.

BUKA E THEKUR

Bukët e thekura ndihmojnë në tharjen e aciditetit të tepërt ,largojnë djegien dhe mbushin ato hapësirat boshe të stomakut . Për funksionimin e tyre më maksimal është e mira të konsumohen pa asgjë tjetër vetëm bukë e thekur.

ORIZI BARDHË

Është e mira të përdoret kur dhimbja është e lehtë sa nuk mbulon pastaj ndjesinë e urisë. Në këtë rast është niseshtja që orizi përmban dhe ajo e qetëson tensionin e muskulaturës të stomakut. Zieni orizin për 18 minuta dhe nëse do ta hiqnit nga zjarri përpara se ta pijë të gjithë ujin dhe të bëhej kremoz do të ishte ideale. Mund ta konsumoni me pak djath të grirë ose vaj ulliri.

PATATE TË ZIERA

Ato eliminojnë aciditetin e stomakut ,reduktojnë dhe absorbojnë lëngjet e stomakut. Efekti kundër dhimbjeve është i menjëhershëm sidomos nëse dhimbja e stomakut shoqërohet dhe me djegie. Sugjerohet të konsumohen në sasi të pakët dhe të ngrohta.

ÇAJ SALVIA DHE DAFINE

Në vend të kamomilit mund të përgatisni dhe një çaj salvia ose dafine dhe me pak lëng limoni. Mjaftojnë 6 copë gjethe salvia dhe dafine të  copëtuara dhe të ziejnë në ujë të nxehtë për 5-10 minuta.

XHINXHER

Kundër dhimbjeve të stomakut dhe të të përzierave. Efekti qetësues merret duke konsumuar një copëz xhinxher. Nëse nuk e bleni rregullisht atëherë ska problem pasi nuk është një ilaç natyral i tepërt por nëse keni të përziera të papritura do të ishte mirë ta blenit.

error: Nuk lejohet kopjimi!