Shumë njerëz pinë një gotë verë në mbrëmje ose pas pune. Dhe thuhet që relakson mendjen, ul nivelin e stresit emocional dhe ndërton lidhje të shëndetshme sociale. Të gjitha këto janë efekte pozitive, por duhet të merrni parasysh që alkooli mund ta dëmtojë shëndetin tuaj në shumë mënyra. Me pak fjalë, alkooli dobëson sistemin imunitar, alternon humorin, ndikon te gjumi dhe ul nivelet e energjisë.
Nëse vuani dhe nga Candida, alkooli është gjëja e fundit për të cilën keni nevojë. Për shumë njerëz që marrin trajtim për candidën, pjesa më e vështirë është të hiqni dorë nga alkooli. Ky është një ndryshim i nevojshëm, nëse doni që të riktheni ekuilibrin e shëndetshëm. Nuk ka pse të zgjasë përgjithmonë. Në momentin që gjendja rikthehet në normalitet, sasi të vogla janë të lejueshme, përsa kohë jeni pjesë e një diete të balancuar dhe me sheqer të ulët.
1. Alkooli dobëson sistemin tuaj imunitar
Një sistem imunitar që funksionon në mënyrë optimale menaxhon më së miri patogjenët. Pa disa përbërje të sistemit imunitar (qelizat e bardha të gjakut, antitrupa, bakterie etj), mikroorganizmat shpejt mund të dalin jashtë kontrolli. Dhe nëse pini alkool, mund të dobësoni përgjigjen imunitare. Një studim në “University of Maryland” mati efektet e vodkas në sistemin imunitar.
Pasi pinin vodka, pacientët testoheshin për nivelet e tre llojeve të ndryshme të rruazave të bardha të gjakut. Studimi tregoi që pirja e alkoolit shkaktonte një rritje të menjëhershme në aktivitetin e sistemit imunitar. 20 minuta më pas, nivelet e të tre qelizave imune ishin më të larta. Megjithatë ky efekt u përmbys shpejt. Në fazën e 2 orëshit dhe 5 orëshit, nivelet e qelizave të bardha të gjakut ishin më të ulëta, duke sinjalizuar një sistem më të dobët imunitar.
2. Alkooli mund të mbi-ngarkojë mëlçinë tuaj
Mëlçia juaj është një nga mbrojtjet primare kundrejt simptomave të candida-s. Eshtë përgjegjëse për përpunimin dhe eliminimin e një sërë toksinave jashtë trupit tuaj. Këto përfshijnë nën produkte metabolike të candida albicans (acetalhidi, acidi uric, amonia etj). Mëlcia juaj mund të punojë fort, duke parandaluar toksinat që shkaktojnë lodhje, dhimbje koke e më shumë. Për shembull, acetalhidi njihet si një neurotoksinë e fuqishme dhe karcinogjen. Nëse nuk përpunohet si duhet nga mëlcia, mund të shkaktojë dhimbje koke dhe mjegull në tru.
Pirja e alkoolit ka treguar se dobëson funksionin e mëlçisë dhe ndikon që ajo të mos funksionojë si duhet. Kombinimi i përhapjes së candida-s dhe alkoolit mund të mbi-ngarkojë mëlcinë. Në të tilla rrethana, mëlcia juaj mund të ketë nevojë për “blloqe ndërtuese” (si molibdenum) që janë të nevojshme për përpunimin e acetaldehidit dhe toksinave të tjera, dhe shumë nga këto toksina do të mbeten të papërpunuara dhe do të qarkullojnë në trup.
3. Alkooli ndikon në humorin tuaj
Në momentin që po merreni me lodhjen, irritimin, një depresion të mundshëm dhe një sërë nënproduktesh të candidës, të pini alkool është sikur t’i përkeqësoni gjërat akoma dhe më shumë. Në fillim alkooli duket se përmirëson humorin tuaj, por në fakt nxit më shumë alternime të tij dhe depresion.
Arësyeja është sepse alkooli ndryshon kiminë e trurit. Të pini alkool rregullisht ul nivelet e serotoninës-një kimikat të rëndësishëm që ndikon në humorin tuaj. Përdorimi afatgjatë con në ankth, stres dhe humor të keq.
4. Alkooli mund të ketë efekte negative te gjumi
Kur pini disa gota verë, a ngriheni më pas në mes të natës e keni vështirësi për të rënë në gjumë? Ndërkohë që alkooli fillimisht ju ndihmon të bini në gjumë, gjithashtu ka efekt negativ në ciklin REM, që është përgjegjës për një gjumë të mirë dhe të freskët. Gjatë natës, trupi juaj supozohet se fik sistemin simpatik nervor dhe angazhon sistemin nervor parasimpatetik.
Për fat të keq, konsumimi i një sasie të madhe alkooli, e ndalon trupin tuaj të kryejë këtë veprim. Më pas nuk doni të flini dhe kaloni gjithë ditën të lodhur. Gjumi i mirë është një nga dhuratat më të mira që mund t’i jepni vetes suaj. Ndihmon sistemin tuaj imunitar, jetëgjatësinë tuaj dhe humorin. Gjumi i pamjaftueshëm mund të cojë në dobësim të sistemit imunitar, imbalancës hormonale dhe lodhjes. Mos pini alkool para se të flini.
5. Alkooli ndikon në energjinë tuaj
Gjumi i dobët çon në energji të ulët. Ndërkohë që mendoni që alkooli është një zgjidhje për të rikthyer nivelet e energjisë, mund t’ju themi se ka zgjidhje më të mirë. Në aspektin afatgjatë, alkooli ndikon në mënyrë negative në nivelet tuaja të energjisë duke ju lënë akoma dhe më të lodhur. Nëse ndiheni ndonjëherë pa energji, mund të bëni dhe disa ushtrime të buta. Të pini një gotë të madhe me uji gjithashtu sjell shumë benefite, si dhe 20 minuta gjumë mbasdite.
6. Alkooli gjithashtu ndikon akoma dhe më shumë në gjendrat adrenale
Mëlçia juaj nuk është organi i vetëm që stresohet nga konsumimi i alkoolit. Gjendrat adrenale, ato organe të vogla që janë të lokalizuara sipër veshkave tuaja, mund të mbi-ngarkohen nëse nuk jeni të kujdesshëm. Gjendjet kronike si astma, artiriti, candida ose alergji të thjeshta mund të stresojnë gjendrat tuaja dhe sistemin neuro-endokrin. Kur pini shumë alkool, ka si tendencë të reduktojë nivelet e glukozës në gjak.
Në momentin që sheqeri në gjak bie, gjendrat udhëzohen të prodhojnë një hormon të quajtur kortizol. Ky hormon rikthen sheqerin në gjak në nivele normale. Gjendrat e shëndetshme adrenale janë celësi për një sistem të shëndetshëm imunitar, kontrollojnë inflamacionin dhe mbrojnë trupin nga përhapja e candidas. Të hiqni dorë nga alkooli, i jep një pushim gjendrave adrenale dhe ndihmon që të riktheni nivelet e energjisë sërish në normalitet.
7. Alkooli destabilizon sheqerin në gjak
Kjo u përmend më sipër, por meriton një shpjegim më të detajuar. Në varësi të alkoolit që pini dhe psikologjisë suaj, alkooli mund të ketë efekte të ndryshme në sheqerin në gjak. Për shembull, diabetikët duhet të jenë të kujdesshëm cfarë pini sepse alkooli mund të ulë nivelin e glukozës në gjak. Në anën tjetër pije si birra, vera dhe koktejle përmbajnë sasi të mjaftueshme sheqeri dhe mund të rrisin glukozën në gjak në një periudhë afatshkurtër.
Asnjë nga këto nuk është një rezultat i mirë për dikë që po vuan nga candida. Glukoza e lartë në gjak mund të ndihmojë në ndryshimin e balancës së bakterieve në zorrë dhe të inkurajojë patogjenë si candida të shumohen. Sheqeri i ulët në gjak mund të cojë në rritjen e dëshirave ushqimore për ëmbëlsira dhe në zgjedhje të gabuara dietike.