Psoriasis është një çrregullim i lëkurës që prek moshat 11 deri në 45 vjeç me një sistem të dobët imunitar. Karakterizohet nga humbja e vazhdueshme e lëkurës së vdekur,nga prania e inflamacionit, skuqjes dhe ndjeshmërisë ndaj të nxehtit në zonën e prekur. Mund të zhvillohet në çdo pjesë të trupit por më e zakonshme është tek bërrylat,gjunjët dhe lëkura e kokës.
Megjithëse nuk mund të zëvëndësojë trajtimet mjekësore ,këto mjete natyrore mund të luftojnë simptomat e psoriasis. Janë disa ingredientë natyralë,aplikimi i të cilëve zvogëlon kruajtjen dhe inflamacionin duke përmirësuar kështu dukshëm pamjen e lëkurës.
1) MIELL GRURI
Aplikimi i miellit të grurit është një ndër mënyrat më të mira për simptomat e psoriasis. Vetitë që përmban mielli grurit lehtësojnë eleminimin e qelizave të vdekura dhe kanë veprim anti inflamator që zbut ënjtjen dhe skuqjen.
PËRBËRËSIT:
▪100 g miell gruri
▪5 litra ujë
Zieni ujin bashke me miellin e grurit për rreth 2 minuta në zjarrë të ulët. Kur të jetë gati hidheni në vaskë dhe sigurohuni ta aplikoni në zonat më të dëmtuara. Lëreni të reagojë për 15 minuta dhe më pas shpëlahuni .
2) MASKË ME AVOKADO DHE KAMOMIL
Acidet yndyrore që përmban avokado janë ideale për hidratimin e lëkurës së dëmtuar nga sëmundja e psoriasis. I kombinuar edhe me efektin inflamatore dhe qetësues që ka kamomili,përfitojmë një ilaç me veti shumë të fuqishme.
PËRBËRËSIT:
▪ 1 avokado e pjekur
▪1 lugë kamomil
▪125 ml ujë
Zieni ujin me kamomil sikur të jeni duke përgatitur çaj dhe pasi të jetë gati përziejeni në blender me avokadon. Përhapeni maskën në vendet ku duhet trajtuar dhe lëreni për 20 minuta. Përsëriten i dy ose tre herë në javë.
3) UTHULL MOLLE
Fuqia alkaline e uthullës së mollës përmirëson simptomat e sëmundjeve të lëkurës dhe parandalon zhvillimin e infeksioneve.
PËRBËRËSIT:
▪ 125 ml uthull molle
▪ 1 litër ujë i ngrohtë
Holloni uthullën me ujin e ngrohtë dhe lyeni pjesët e lëkurës së dëmtuar me ndihmën e një rrobe të butë. Përsëriteni dy herë në ditë.
4) VAJI ULLIRIT
Vaji ullirit është një burim esencial për acidet yndyrore që përmban dhe antioksidantët që ndihmojnë në përmirësimin e lëkurës. Vetitë e vajit të ullirit pakësojnë tharjen e tepërt , lehtësojnë eleminimin e qelizave të vdekura dhe qetësojnë kruajtjet.
Vaji i ullirit është një nga ingredientët më të këshillueshëm kur psoriasis prek lëkurën e kokës.
PËRBËRËSIT:
▪ 3 lugë vaj ulliri
Ngroheni vajin e ullirit derisa të arrijë një nxehtësi të përballueshme. Vendoseni në lëkurën e kokës duke e masazhuar lehtë. Prisni që të reagojë për 20 minuta dhe shpëlajeni me shampon tuaj. Përsëriteni aplikimin dy ose tre herë në javë.
5) XHEL ALOE VERA
Bima aloe vera përmban një kristal xhelatinoz me veti qetësuese,anti inflamatore dhe hidratuese. Aloe vera përshpejton shërimin e plagëve,djegieve dhe problemeve të tjera të lëkurës.
PËRBËRËSIT:
▪ 2 lugë xhel aloe vera
▪ 1 lugë vaj kokosi
Miksojmë bashkë xhelin aloe vera me vajin e kokosit derisa te përfitojmë një masë kremi ,e aplikojmë në zonat ku kemi nevojë dhe lëkura do ta absorbojë ,e bëjmë këtë dy herë në ditë.
6) VAJ ARNIKA
Vaj arnika ka cilësi anti septike, antibiotike, dhe anti inflamatore që janë të dobishme për lëkurën.
PËRBËRËSIT:
▪ Gjysëm filxhani vaj ulliri
▪6 lugë lule arnika
▪ 1 enë e errët me kapak
Ngrohim vajin e ullirit bashkë me lulet arnika në zjarr të ulët për 3 minuta. Pasi e heqim nga zjarri e lëmë të ftohet dhe më pas e mbyllim në një enë të errët dhe të mbyllur për një javë. Pasi kalon një javë e filtrojmë masën e përgatitur në mënyrë që të heqim lulet dhe e aplikojmë cdo natë para se të flemë.