Përpos rrezikut për zhvillimin e reaksioneve të ndryshme alergjike, nuk ka një kurë për alergjitë ushqimore. Gjendja mund të menaxhohet vetëm duke shmangur ushqimet e caktuara ose trajtimi i simptomave të alergjisë ushqimore. Megjithatë, fatmirësisht janë disa trajtime natyrale për alergjitë ushqimore dhe suplementë që mund t’ju ndihmojnë të fuqizoni sistemin imunitar dhe të rigjallëroni mikrobiotën e zorrës, duke ndihmuar në reduktimin e zhvillimit të alergjive ushqimore dhe simptomave të tyre.
Alergjitë ushqimore apo intoleranca ushqimore: Ku qëndron ndryshimi?
Përllogaritet që të paktën rreth ¼ e popullsisë do të ketë një reagim të kundërt ndaj ushqimit (nga të cilat alergjia ushqimore është një lloj) gjatë jetës së tyre, sidomos gjatë fëmijërisë. Alergjitë ushqimore konsistojnë në një përgjigje imunitare ndaj një ushqimi jo-të pranueshëm. Trupi e ndjen që një proteinë në një ushqim të caktuar mund të jetë e dëmshme dhe shkakton një përgjigje të sistemit imunitar, duke prodhuar histaminën për të mbrojtur veten. Histamina shkakton simptoma alergjike si ftohje,kollitje etj. Trupi më pas e mban mend këtë reagim imunologjik-dhe kur një ushqim alergjik hyn në trup përsëri, përgjigja e histaminës nxitet më me lehtësi. Forma më e mirë e karakterizuar e alergjisë ushqimore është e ndërmjetësuar nga antitrupa IgE specifikë të ushqimit.
Diagnoza e alergjisë ushqimore mund të jetë paksa problematike pasi reagimet ushqimore jo-alergjike, si jo-toleranca ushqimore, shpesh ngatërrohet me simptomat e alergjisë ushqimore. Alergjitë ushqimore dhe intoleranca shpesh janë të lidhura, por është një ndryshim i qartë ndërmjet këtyre dy gjendjeve.
Intoleranca ushqimore është përgjigja e sistemit tretës të trupit ndaj një ushqimi jo-të pranueshëm. Ndryshe nga një alergji ushqimore, e cila prodhon një mekanizëm imunologjik pasi konsumon një alergjen, intoleranca ushqimore prodhon një reaksion jo-imunologjik. Prsh, një person mund të ketë probleme me tretjen pas pirjes së qumështit të lopës pasi personi në fjalë e ka të pamundur të tresë laktozën e sheqerit-kjo quhet intolerancë ushqimore. Nëse ai/ajo do të kishte një përgjigje imunologjike ndaj qumështit të lopës, kjo do të karakterizohej si alergji ushqimore. Janë disa lloje të intolerancës ushqimore, ku ndër më të zakonshmit janë gluteni, A1 kaseina dhe laktoza. Shembuj të tjerë përfshijnë konservues, ngjyrues etj.
Çfarë është një reaksion alergjik?
Simptomat e alergjisë ushqimore mund të shfaqen brenda disa minutash deri në 2 orë pas konsumimit të një alergjeni. Reaksionet alergjike mund të përfshijnë:
-Urtikarie
-Skuqje në lëkurë
-Ndjesi kruarje ose shpimi në gojë
-Enjtje e gjuhës, buzës, fytit apo fytyrës
-Vjellje
-Diarre
-Kriza në bark
-Marrje mendsh
-Vështirësi në frymëmarrje
-Humbje të ndjenjave
Njerëzit që kanë dijeni për alergjinë, që fillojnë të eksperimentojnë simptomat ndërkohë ose pas ngrënies së një ushqimi, duhet të fillojnë trajtimin menjëherë dhe nëse simptomat zhvillohen akoma dhe më shumë,ato duhet të shkojnë menjëherë në spital.
Kur luftoni vazhdimisht me një alergji ushqimore të paidentifikuar, trupi juaj dërgon përgjigje inflamatore që mund të shkaktojnë dëm në shumë mënyra. Alergjitë ushqimore dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit lidhen me një rrezik për zhvillimin e:
-Dhimbjeve kronike
-Artrit
-Astma
-Mungesa nutrientës
-Crregullime humori
-Gjendje lëkure
-Crregullime auto-imunitare
-Crregullime njohëse
-Vështirësi në të mësuar
-Insomia
-Shtim ë peshë
-Migrenë
-Probleme në veshka
=6 trajtime natyrale
Për faktin që alergjitë ushqimore mund të jenë të rënda, ato kontribuojnë në probleme të tjera shëndetësore, kështu që rekomandohet të ndiqen këto trajtime.
1. Shmangni të gjitha këto ushqime
Këto ushqime rrisin inflamacionin në trup, dobësojnë sistemin imunitar dhe cojnë në probleme me sistemin tretës.
-Ushqimet e paketuara- Ushqimet e paketuara dhe të përpunuara që përmbajnë misër, sojë, kanola dhe vaj vegjetal që mund të shkaktojë alergji ushqimore dhe intolerancë. Ato gjithashtu mund të përmbajnë përbërës të fshehur që mund të shkaktojnë reaksion alergjik, prandaj është e rëndësishme që njerëzit me alergji duhet të lexojnë me kujdes etiketat.
-Sheqer-Sheqeri mund të shkaktojë rritjen e bakterieve, të dobësojnë sistemin imunitar dhe të rrisin intolerancën ushqimore. Sepse konsumimi i sheqerit mund të cojë në inflamacion, mund të përkeqësojë simptomat e alergjive ushqimore dhe të kufizojë aftësinë e trupit tuaj për të toleruar ushqimet normalisht.
-Shijet artificiale-Shijet artificial mund të përkeqësojnë akoma dhe më shumë alergjitë ushqimore. Ekspertët janë të bindur që ngjyruesit që përdoren në ushqimet e paketuara mund të shkaktojnë probleme në shëndet si te fëmijët ashtu dhe të rriturit. Ka prova që ekstrakti “cochineal” (që përdoret për t’i dhënë ushqimit ngjyrën e kuqe), mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe astmë.
-Gluteni-Një përqindje e konsiderueshme e popullsisë së përgjithshme raportojnë problemet e shkaktuara nga gruri/ ose konsumimi i glutenit, edhe pse ato nuk kanë sëmundjen celiac apo alergji naj grurit. Studimet kanë treguar që shumë pacientë raportojnë simptoma gastrointestinale dhe jo-gastrointestinale, të cilat përmirësohen kur ato janë në dietë pa gluten. Studimet tregojnë që gluteni ëshë fajësuar si shkaktari i simptomave të 20-45% të të rriturve që vetë-raportuan mbi-ndjeshmëri ndaj ushqimit. Simptomat e lidhura me intolerancën e glutenit mund t’ju cojnë të besoni që ju jeni alergjik ndaj ushqimeve të tjera kur në fakt nuk jeni, prandaj rekomandohet shmangia e ushqimeve që përmbajnë gluten.
2.Shmangni këto nxitës
Megjithëse cdo ushqim mund të provokojë një reaksion, në fakt vetëm disa ushqime janë përgjegjës për alergjitë ushqimore.Nëse doni vërtetë të keni benefite nga trajtimet e alergjisë ushqimore, duhet të dini që 90% e alergjive ushqimore shkaktohen nga ushqimet e mëposhtme:
-Qumështi i lopës-Reaksionet alergjike ndaj qumështit të lopës janë t zakonshme në muajt e parë të jetës ose në fëmijëri ku varion nga 2-7.5%. Eshtë paksa e pazakontë që të rriturit të përjetojnë një alergji të tillë, por është e zakonshme të përjetojnë një intolerancë ushqimore.
-Vezët-Një meta-analizë e prevalancës së alergjisë ushqimore vlerësoi që jë alergji e vezëve ndikon 0.5-2.5% te fëmijët e vegjël. Një protein në të bardhën e vezës, e quajtur “ovomukoid”, ka treguar që është nxitësi dominant te vezët.
-Gruri-Alergjia e grurit paraqet një lloj reagimi të padëshiruar imunologjik ndaj proteinave që gjenden në grurë. Një alergji ushqimorendaj grurit është më e zakonshme te fëmijët dhe mund të lidhet me një sërë reagimesh më të rënda si anaphylaxis.
-Soja- Alergjia e sojë ndikon rreth 0.4% te fëmijët dhe 50% e fëmijëve që do të rrisin alergjinë e tyre që nga mosha 7 vjecare.
-Kikirikët-Alergjia e kikirikëve ndikon në rreth 1% të fëmijëve dhe 0.6% të të rriturve në SHBA.
-Arrat e pemës-Alergjia e arrave të pemës prek rreth 1% të popullsisë së përgjithshme.
-Peshku- Shkalla e prevalancës së alergjisë së peshkut varion nga 0.2 deri në 2.29% të popullsisë së përgjithshme por mund të arrijnë deri në 8 % përsa i përket atyre që punojnë drejtpërdrejt me përpunimin e peshkut. Alergjitë e peshkut mund të zhvillohen vonë në jetë .
3. Hani këto ushqime
Kur bëhet fjalë për trajtimet e alergjisë ushqimore, mbani mend që këto alternativa kanë më pak gjasa të shkaktojnë një reaksion alergjik dhe ndihmojnë në fuqizimin e sistemit imunitar, duke ju ndihmuar të hiqni qafe alergjinë ushqimore.
-Perimet me gjethe jeshile-Perimet me gjethe jeshile si spinaqi, kale, arugula etj janë të pasura me vitamina, minerale, antioksidantë dhe enzima. Të shtoni këto perime në dietën tuaj ndihmojnë në fuqizimin e sistemit tuaj imunitar dhe në detoksifikim.
-Ushqimet e pasura me probiotikë- Ushqimet probiotike suportojnë shëndetin imunitar dhe mund t’ju ndihmojnë në të riparoni rreshtimin e dëmtuar të zorrëve. Ushqimet e fermentuara si kefiri, kimci, natto, djathi i papërpunuar, ndihmojnë sistemin tuaj imunitar dhe reduktojnë mbi-ndjeshmërinë e trupit që mund të cojnë në simptoma të alergjisë.
-Lëngu i kockave-Lëngu i kockave mbështet shërimi e zorrëve poroze, pasi furnizon zorrët me aminoacidedhe mineralet e nevojshme të nevojshme për riparim. Lëngu i kockave është një nga ushqimet më beneficiale pasi shërben për të rivendosur shëndetin e zorrëve dhe për këtë arsye mbështet funksionimin e sistemit imunitar dhe përgjigjen e shëndetshme inflamatore.
-Qumështi i kokosit-Alternativa më e mirë për qumështin e lopës është qumështi i kokosit, një likuid natyral i gjetur brenda në kokrrat e pjekura të kokosit. Qumështi i kokosit nuk përmban laktozë, sojë, arra dhe grurë, kështu që është një opsion shumë i mirë për këdo që ka alergji nga përbërësit e lartpërmendur.
-Gjalpi i bajamave-Për njerëzit që janë alergjikë ndaj kikirikëve apo gjalpit të kikirikëve, gjalpi i bajameve është një nga alternativat më të mira. Bajamet janë të pasura në acide yndyrore të pangopura, përmbajnë sasi të vogla të acideve yndyrore të ngopura dhe përmbajnë fibra të ngopura, antioksidantë, vitamina si riboflavin dhe gjurme mineralesh si magnezi.
-Farat -farat e lirit, farat chia, fara e kungullit dhe lulediellit janë një snack i shkëlqyer dhe i shëndetshëm, por fare mirë mund të shtoni në sallata, smoothie apo dhe tërshërë. Farat e lirit përshembull përmbajnë omega-3, fibra, proteina, vitaminë B1, mangan, magnez, fosfor dhe selen.
-Qumështi i gjirit-Studimet kanë treguar që ushqyerja me gji ka një efekt parandalues në zhvillimin e hershëm të astmës dhe dermatitin atopic mbi 2 vjec.
4. Provoni dietën e eliminimit
Dietat e eliminimit fokusohet se cilat ushqime duhet të lejohen apo të ndalohen, por më shumë do të reduktojë ushqime si:
-Gluten
-Bulmet
-Sojë
-Sheqer i rafinuar
-Kikirikë
-Misër
-Alkol
-Kafeinë
-Vajëra të hidrogjenizuar
-Fruta qitroje
-Vezë
-Ushqimet e paketuara, të përpunuara ose fast food
Dieta e eliminimit zgjat diku te 3-6 javë sepse anti-trupat, proteinat që sistemi juaj prodhon kur reagon negativisht ndaj një ushqimi, duan diku te tre javë për t’i zhdukur. Për trajtimet e alergjisë ushqimore, dieta e eliminimit është më shumë si punë prove, por pas 4-6 javësh, ju duhet të dini se cilat ushqimet po ju shkaktojnë këto alergji. Ja cilat janë hapat që duhet të ndiqni.
1.Eliminoni ushqimet alergjike për të paktën 3 javë. Mbani një ditar për të kuptuar se si ndiheni kur shmangni këto ushqime.
2. Mbusheni pjatën me perime të freskta, burime të pastra proteinash, yndyrna të shëndetshme dhe fruta. Këto ushqime anti-inflamatore do t’ju ndihmojnë të reduktoni simptomat e alergjisë.
3. Pas 3 javësh, ri-futni një ushqim të ri për ta paktën 1-2 javë. Mbani shënim simptomat dhe nëse vini re ndonjë ndryshim në simptoma ndërmjet dietës së eliminimit dhe fazës së ri-futjes së një ushqimi të ri.
4. Nëse simptomat rikthehen pas prezantimit të një ushqimi të dyshimtë, ju mund të konfirmoni që ky ushqim është shkaktari duke e eliminuar përsëri. Më pas vëreni nëse simptomat janë zhdukur në momentin që ushqimi eliminohet.
5. Përdorni këto suplementë
-Enzimat tretëse-Enzimat tretëse ndihmojnë sistemin tretës të thyejë plotësisht pjesët e ushqimit dhe është një kurë vitale për alergjitë ushqimore. Tretja jo e plotë e proteinave të ushqimet mund të lidhet me alergjitë ushqimore dhe të shkaktojë simptoma gastrointestinale.
-Probiotikët-Bakteriet e mira ndihmojnë sistemin imunitar të përballet me ushqimin më së miri.
-Vitamina B5-Vitamina B5 mbështet funksionimin e veshkave duke bërë që të jetë një trajtim natyral i alergjisë ushqimore. Ndihmon në mbajtjen e traktit tretës të shëndetshëm dhe të fuqizojë sistemin imunitar kështu që trupi juaj ka më pak gjasa të mbi-reagojë.
g-L-glutamina- Studimet kanë treguar që l-glutamina mund të ndihmojë në riparimin e zorrëve poroze dhe shëndetit imunitar. Zorrët poroze me shumë gjasa shkaktojnë gjendje të tjera shëndetësore duke përfshirë alergjitë. L-glutamina punon si një kurë natyrale për alergjitë ushqimore për shkak të potencialit për të parandaluar inflamacionin.
6. Provoni këto vajëra esencialë
-Vaji i mentes (peppermint)- Vaji i mentes mund të ndihmojë në zbutjen e traktit tretës dhe të reduktojë inflamacionin që është i lidhur me alergjitë ushqimore. Gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të alergjisë ushqimore si dhimbja e kokës dhe kruarja. Vaji i mentes mund të aplikohet në bark ose fundet e këmbëve. Për të zbutur problemet e tretjes, merrni 1- 2 pika duke i vendosur në gojë ose në një gotë me ujë.
-Vaji Eukaliptus-Ky vaj esencial hap mushkëritë dhe sinuset, përmirëson qarkullimin dhe redukton simptomat e alergjisë ushqimore. Eukaliptus përmban citronellal, e cili ka veti analgjezike dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar trupin të pastrohet nga toksinat. Për të hequr qafe alergjitë ushqimore me vajin e eukaliptusit, shpërndani 5-10 pika në shtëpi ose aplikoni 1-2 pika në kraharor.