6 këshilla për të përballuar vapën më së miri:

6 këshilla për të përballuar vapën më së miri:

 

Hidratohuni vazhdimisht- Pini, pini dhe sërish pini. Në verë djersitet dyfish nga sa djersitet në pjesët e tjera të vitit dhe humben më shumë lëngje, duke bërë që të ndihemi më të lodhur.

Ndaj këshillohet që të pihen së paku dy litra ujë në ditë. Hani ushqime të lehta dhe të pasura me ujë- Hani sa më shumë fruta dhe perime, kryesisht pjepër dhe shalqi. Edhe lëngjet dhe frutat miks janë shumë të mira.

Kujdes për këmbët- I nxehti stimulon fryrjen e këmbëve, ndaj në fund të ditës futini ato në ujë të vakët me pak sodë. Në darkë shtrihuni dhe poshtë këmbëve vendosni një jastëk, i cili ndihmon për qarkullimin.

Mbani ambientin e freskët – Kujtohuni të mbyllni dritaret dhe grilat në mëngjes, në mënyrë që të mos hyjë i nxehti. Përdorni tenda me ngjyrë të hapur në mënyrë që të mos thithen rrezet e diellit. Këshillohet të mbani sa më shumë bimë zvarritëse në dritare dhe përreth shtëpisë.

Lahuni sa më shpesh- Ndihmon për tu ndjerë më të freskët dhe më të pastër, pasi nuk lejon që të bezdiseni nga djersa.

Gradojeni kondicionerin në mënyrë inteligjente- Nëse jashtë temperatura është afro 40 gradë, gradimi i kondicionerit 18° C nuk është një zgjidhje e mirë. Ndryshimet drastike të temperaturës kanë pasoja të rënda për shëndetin, ndaj mos e vendosni temeraturën më poshtë se 26 gradë

error: Nuk lejohet kopjimi!