Alarmi i OBSH-se:
Eshte gati gjysem milion numri i rasteve të rënda të infeksioneve bakteriale kundër të cilëve antibiotikët nuk funksionojnë më. Vendet e përfshira janë 22 .
Bakteriet rezistente më të zakonshme janë Escherichia coli, Klebsiella pneumoniae, Staphylococcus aureus dhe Streptococcus pneumoniae, të ndjekur nga Salmonella.
Sistemi nuk perfshin pervec informacion mbi rezistencen e Mycobacterium tuberculosis, qe shkakton tuberkulozin. Megjithate shifrat mund te jene edhe me te larta.
Përqindja e bakterieve që rezistojnë në një nga antibiotikët më të zakonshme të përdorura ndryshojnë shumë nga shteti ne shtet nga zero deri në 82 për qind.
Rezistenca në penicilinë – e përdorur për dekadë në gjithë botën për trajtimin e pneumonise – arrin deri në 51 për qind. MIdis 8% dhe 65% e baktereve E. coli paraqesin rezistencë ndaj ciprofloxacinës.
«Raporti konfirmon gjendjen e rëndë të rezistencës ndaj antibiotikëve në të gjithë botën – Marc Sprenger, drejtor i Sekretariatit të Rezistencës antibakteriale te OBSH-se.
– Disa nga infeksionet më të zakonshme të botës potencialisht të rrezikshme janë treguar të qëndrueshme ndaj medikamenteve.
OBSH-ja është duke inkurajuar të gjitha vendet për të vendosur mirë sistemet e mbikëqyrjes se gjendjes dhe të ofrojnë të dhëna ».
Sot, 52 shtete (25 me të ardhura të larta, 20 me të ardhura mesatare dhe 7 me të ardhura të ulëta) janë regjistruar në sistemin global të mbikëqyrjes antimicrobiale te OBSH-se.
Nga keto 40 vende kanë ofruar informacione nga sistemet e tyre kombëtare të mbikëqyrjes. 22 prej tyare gjithashtu kanë dhënë informacion mbi nivelet e rezistencës ndaj antibiotikëve.