Nëse doni një bark të sheshtë, të hollë dhe doni të hiqni qafe fryrjen e barkut, ju duhet të bëni ndryshime në stilin e jetësës duke përfshirë një kombinim të ngrënit shëndetshëm dhe ushtrimeve të rregullta. Më poshtë do të gjeni 5 smothie të cilat me konsumim të rregullt ju ndihmojnë të hiqni qafe fryrjen e barkut.
1.Smoothie me karrotë, selino dhe jonxhë
Ky smoothie me pak kalori vjen nga një kombinim i përbërësve të pasur në fibra, antioksidantë dhe nutrientë të tjerë që stimulojnë detoksifikimin e trupit dhe heqin qafe fryrjen e barkut.
=Përbërësit:
-3 karrota
-1 selino
-Një dorë jonxhë
-1 thelb hudhër
-1/2 e kupës ujë (100 ml)
Përgatitja: Hidhini karrota në një shtrydhëse dhe shtoni lëngun bashkë me përbërësit e tjerë në blender për disa minuta.
=Kur duhet ta konsumoni? Pijeni smoothie-n kur të zgjoheni, në një stomak bosh dhe prisni të paktën 30 minuta para se të hani mëngjes.
2. Smothie me mollë, kopër dhe fara liri
Ky smoothie përmban veti të larta antioksiduese si dhe sasi të larta fibrash. Ato ndihmojnë në kontrollimin e fryrjes së barkut.
Eshtë një laksativ i butë që inkurajon eliminimin e mbetjeve dhe në të njëjtën kohë rregullon tretjen.
=Përbërësit:
-2 mollë
-1 kupë caj kopre
-1 lugë gjelle fara liri
Përgatitja: Prisni mollët në copa dhe pastaj përziejeni në një blender me çajin e koprës dhe farat e lirit.
=Kur duhet ta konsumoni? Pijeni smoothie-n në mëngjes ose pas ngrënies së tepërt.
3.Smoothie me papaja, mango dhe fara liri
Përbërësit e zgjedhur kanë aftësinë të kthejnë sistemin e tretjes në normalitet dhe të parandalojnë fryrjen e barkut.
=Përbërësit:
-2 feta papaje
-1 mango të pjekur
-1 lugë gjelle fara liri
-1 kupë me ujë (200 ml)
Përgatitja: Shtoni papajën në blender. Pasi ta qëroni mangon, kombinoni të gjithë përbërësit në blender.
=Kur duhet ta konsumoni? Konsumojeni me stomak bosh të paktën 3 herë në javë.
4. Smoothie me aloe vera, mollë dhe limon
Kjo pije e bërë në kushte shtëpiake është ideale për reduktimin e inflamacionit dhe ndihmon në eliminimin e mbetjeve.
=Përbërësit:
-4 lugë gjelle xhel aloe vera (60 ml)
-1 mollë jeshile
-Lëngu e 1 limoni
-Një kupë ujë (200 ml)
Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini mirë.
=Kur duhet ta konsumoni? Pijeni 30 minuta përpara se të hani mëngjes. Përsëriteni të paktën 3 herë në javë.
5. Smoothie me ananas, luleshtrydhe dhe kastravec
Fuqitë diuretike dhe detoksifikuese të këtij smoothie natyral do të ndihmojnë në pastrimin e trupit tuaj për të rregulluar proceset inflamatore.
Përbërësit:
-3 feta ananas
-4 luleshtrydhe
-1/2 e kastravecit
-1 kupë ujë (200 ml)
Përgatitja: Hidhni të gjithë përbërësit në blender dhe përziejini mirë duke i hedhur ujë. Shërbejeni menjëherë.
=Kur duhet ta konsumoni? Pijeni me stomak bosh. Përsëriteni të paktën 3 herë në javë.