Kaspllëku është një proces tretës. Zë vend kur zorrët përjetojnë ndryshime në funksionimin e tyre. Kapsllëku është një nga gjendjet shëndetësore me të zakonshme në ditët e sotme. Simptoma kryesore është vështirësi në nxjerrjen e mbetjeve. Kjo gjithashtu shoqërohet me gazra, inflamacion dhe dhimbje barku. Edhe pse nuk është një problem serioz, është e nevojshme të trajtohet përpara se të përkeqësohet. Kjo ndihmon që ju të shmangni problemet kronike ose probleme të tjera të mëtejshme. Fatmirësisht nuk keni pse mbështeteni gjithmonë te laksativët. Janë disa përbërës natyralë që ju ndihmojnë të ri-stabilizoni shëndetin e zorrëve.
1. Smoothie me aloe vera dhe mollë jeshile
Përbërësit:
-5 lugë gjelle xhel aloe vera
-1 mollë jeshile
-Gjysëm kastraveci
-1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në nutribullet dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Konsumojeni 2 herë në ditë. Ju bëftë mirë!
2. Smoothie me banane dhe tërshërë
Përbërësit:
-2 banane të pjekura
-3 lugë gjelle tërshërë
-1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në nutribullet dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Konsumojeni me stomak bosh, të paktën 2 herë në javë. Ju bëftë mirë!
3.Smoothie me papaja, mollë dhe fara liri
Përbërësit:
-3 feta papaja
-1 mollë jeshile
-1 lugë gjelle fara liri
-1 kupë ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në nutribullet dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur.Pijeni 30 minuta përpara se të hani mëngjes, për një javë . Ju bëftë mirë!
4.Smoothie me ananas, qumësht bajameje dhe banane
Përbërësit:
-3 feta ananas
-1 banane e pjekur
-1 kupë qumësht bajameje
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në nutribullet dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur.Pijeni me stomakun bosh për të paktën 3 herë në javë. Ju bëftë mirë!
5. Smoothie me kivi, spinaq dhe portokall
Përbërësit:
-3 kivi
-6 gjethe spinaqi
-Lëngu i 5 portokajve
-1/2 e kupës ujë
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në nutribullet dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur.Pijeni me stomakun bosh për të paktën 3 herë në ditë. Ju bëftë mirë!