Smoothiet gjithmonë janë marrë në konsideratë për humbjen e peshës. Por gjithashtu janë tepër efektivë në shtimin e peshës. Ju mund të shtoni karbohidrate dhe proteina në smoothien tuaj për të rritur peshën dhe për të ndërtuar muskuj. Nëse doni të humbni peshë e të ndërtoni muskuj, atëherë smoothiet janë një zgjidhje e mirë.
Mund të hiqni pjesën e përmbajtjes së lartë të karbohidrateve dhe yndyrës dhe mund të shtoni përbërës proteinash në smoothien tuaj.
Më poshtë do të gjeni 5 smoothie për të shtuar në peshë e për të ndërtuar muskuj.
1. Smoothie me banane dhe arra
Smoothie i parë për të shtuar në peshë është me banane dhe arra. Bananet janë gjithmonë një metodë e shëndetshme për të siguruar karbohidrate të mira në trupin tuaj. Dhe arrat përmbajnë proteina komplekse dhe karbohidrate, të cilat inkurajojnë ndërtimin e muskujve.
Përbërësit:
-2 banane të mëdha
-4-5 arra
-1/2 e kupës qumësht
-1/2 e kupës kos
-1 Pako pluhur proteinik (whey Protein Powder)
-3-4 kuba akulli
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Ju bëftë mirë!
2.Smoothie me gjalp kikiriku dhe luleshtrydhe
Një tjetër smoothie që ndihmon në shtimin në peshë është gjalpi kikirikut dhe i luleshtrydhes. Të gjithë e dimë që gjalpi kikirikut është një burim i mirë i proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme. Madje është i mirë për ndërtimin e muskujve.Ku, luleshtrydhet sigurojnë energji për trupin tuaj.
Përbërësit:
-1 kupë luleshtrydhe
-2 lugë gjelle gjalp kikiriku
-1/2 e kupës qumësht
– 1 pako pluhur proteinik (whey Protein Powder)
-3-4 kuba akulli
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Ju bëftë mirë!
3. Smoothie me ananas
Smoothie me ananas është i mirë në shtimin në peshë dhe ndërtimin e muskujve.
Përbërësit:
-1 kupë ananas
-1/2 e kupës lëng portokalli
-1/2 e kupës lëng shege
-1/2 e kupës qumësht
– 2 pako pluhur proteinik (whey Protein Powder)
-3-4 kuba akulli
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Ju bëftë mirë!
4. Smoothie me luleshtrydhe
Luleshtrydhet janë të mira për t’i siguruar energji trupit.
Përbërësit:
-1 kupë luleshtrydhe
-1/2 e kupës me krem të freskët
-1/2 e kupës qumësht
-Pluhur proteinik me shije luleshtrydhe
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Ju bëftë mirë!
5.Smoothie me qershi dhe spinaq
Qershitë dhe spinaqi është një opsion i mirë për shtimin në peshë. Ky smoothie siguron energjiinë e nevojshme dhe karbohidrate për të ndërtuar muskuj. Spinaqi përmban proteina dhe fibra për të ndihmuar sistemin tretës.
Përbërësit:
-1 kupë qershi
-1 kupë gjethe spinaqi
-2 pako pluhur proteinik
-1 kupë qumësht me çokollate
Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në blender dhe përziejeni derisa të marrin trajtën e duhur. Ju bëftë mirë!