5 nutrientë për të shëruar sëmundjet autoimune

5 nutrientë për të shëruar sëmundjet autoimune

Me rreth 250 milionë njerëz që vuajnë nga kjo sëmundje në të gjithë botën, autoimuniteti po bëhet një problem gjithmonë e më shumë shqetësues. Auto-imuniteti është kur sistemi imunitar bëhet i pakoordinuar dhe fillon të sulmojë vetveten.

Në këtë artikull do të gjeni 5 nga nutrientët kyç në shërimin e sëmundjeve autoimune.

1. Vitamina D
Vitamina D është një nga nutrientët më të fuqishëm, përgjegjëse në modulimin dhe koordinimin e sistemit imunitar. Në sëmundjet autoimune, sistemi imunitar ka një moment të vështirë në diferencimin e vetes dhe jo-vetes (trupat e huaj). Vitamina D ndihmon sistemin imunitar të bëjë këtë ndarje të rëndësishme, e cila redukton formimin e sëmundjeve auto-imune. Mungesa e vitaminës D është më e zakonshme në shoqërinë tonë për shkak të përdorimit të kremit kundra-diellit dhe sasive të ulëta të ekspozimit ndaj diellit. Dieta mesatare ka mungesë të burimeve dietike të vitaminës D si mishrat e organeve dhe peshqit e caktuar.

 

-Rrisni vitaminën D
Rrezet e diellit janë deri më tani faktorët më të rëndësishëm në optimizimin e niveleve tuaja të vitaminës D. Jo vetëm që ekspozimi i lëkurës ndaj dritës së diellit ndihmon në prodhimin e vitaminës D në formën e sulfatuar, e cila mund të ketë benefite unike në trup përvec suplementit të vitaminës D. Për këshilla në ekspozimin ndaj diellit në mënyrë të shëndetshme, lexoni këtë artikull. Paraardhësit tanë hanin vazhdimisht mish( organet) në dietat e tyre, si mëlçia, pasi ishin burime të mira të vitaminës D. Burime të tjera dietike të vitaminës D janë peshku i egër si salmoni dhe sardelet.

2. Zink
Zinku është një tjetër nutrient esencial për një funksion të shëndetshëm të sistemit imunitar. Nivelet e duhura të zinkut ndihmojnë në   formimin e qelizave  T helper, të cilat janë vitale për koordinimin e sistemit imunitar. Studimet kanë treguar që nivelet e ulëta kronike të zinkut mund të rezultojnë në atrofi të gjendrës së tymysit e cila con në maturimin e dobët të qelizave T ndihmuese dhe një çekuilibër në degët Th1 dhe Th2 të sistemit imunitar. Është ky çekuilibër imun që kontribuon në inflamacion kronik dhe në sëmundje autoimune.

-Rritja e sasisë së marrjes së zinkut
Sasia e rekomanduar e zinkut për të rriturit është rreth 12 mg në ditë, por shpesh rezultate më të mira shihen në një sasi prej 30-60 mg. Burimet dietike më të mira të zinkut janë midhjet e detit me rreth 29.75 mg për rreth 100 gr porcion. Një tjetër opsion janë farat e kungullit që kanë rreth 7.81 mg zink për 100 gr porcion. Së fundmi mëlçia dhe mishi i qengjave apo lopës të rritura në kullotë janë burime të mira të zinkut dietik.

3. Glutationi
Glutationi është antioksidanti më i fuqishëm në trupin e njeriut. Ai vepron si një antioksidant në vetvete, ndërkohë që rregullon antioksidantë të tjerë në trup. Përveç përfitimeve antioksiduese, glutationi mbështet detoxifikimin e shëndetshëm. Këto veprime ndihmojnë në uljen drastike të inflamacionit, gjë që është një faktor kryesor në gjendjet autoimune. Glutationi është identifikuar gjithashtu që luan një rol kryesor në funksionimin e qelizave të bardha të gjakut dhe rregullimin e sistemit imunitar. Për këto arsye, glutationi është identifikuar si një lëndë ushqyese kryesore në luftën kundër sëmundjeve autoimmune. Mbështetja e këtij nutrient duhet të jetë pjesë e cdo protokolli të mbështetjes autoimune.

-Rritja e sasisë së glutationit
Rritja e glutationit në nivele optimale shtrohet në 3 gjëra: dietë, stil jetese dhe suplementim.
Ushqimet më të mira përfshijnë: proteinën e hirrës, mishin e organeve, lakra, ushqime sulfurike (si hudhra, qepa dhe zarzavate), si dhe barnat si shafrani, xhinxheri, qumësht gjembaci. Këto ushqime sigurojnë “blloqe ndërtuese” për prodhimin e glutationit në trup. Më tej janë disa faktorë të stilit të jetesës që ndikojnë në prodhimin e glutationit. Këto përfshijnë gjumë të mirë, ushtrime adekuate, ekspozim i shëndetshëm ndaj diellit dhe shmangia e toksinave mjedisore.

4. Acidet yndyrore omega-3
Acidet yndyrore omega-3 luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e sëmundjeve auto-imune.Në shumë raste të sëmundjeve auto-imune, ka balancë jo-të rregullt të acideve yndyrore në trup. Në dietën standarte amerikane, është një konsum i lartë i acideve yndyrore omega-6 nga vajërat e papërpunuara ndërkohë që acidet yndyrore omega-3 mungojnë virtualisht. Ndërkohë që acidet yndyrore omega-6 nuk janë domosdoshmërisht të këqija nga burimet e duhura, është e rëndësishme të rrisni konsumin e omega-3 për të krijuar një balancim në trup. Niveli i lartë i omega 6 në lidhje me omega 3 është shumë i lidhur me llojin e inflamacionit sistemik që tregohet në shumicën e çrregullimeve autoimune. Një tjetër aspekt i rëndësishëm dietetik për t’u përqëndruar është marrja e yndyrave të shëndetshme në përgjithësi. Dieta standarde amerikane është e mbushur me burime problematike të yndyrnave janë tepër inflamatore.

-Rritja e yndyrnave omega-3
Kur vjen puna në rritjen e niveleve të omega-3 në fakt janë 2 mënyra për ta arritur këtë, nëpërmjet ushqimeve të pasura me omega-3 dhe një supplement i cilësisë së lartë. Rekomandohet fokusimi në omega-3 e DHA-së dhe EPA-së sepse kanë një impakt të thellë në shërimin nga auto-imuniteti. Rekomandohen ushqime si salmon i egër, sardelet dhe një lloj tjetër sardeleje (anchovies). Rekomandohen pasi kanë përmbajtje të lartë të omega-3 pa u shqetësuar për problemet e metaleve të rënda sic ndodh te peshqit e tjerë. Për suplementim të omega-3, rekomandohet vaj peshku i purifikuar nga peshq të vegjel si sardelet apo anchovies.

5. Probiotikët
Duke pasur një balancë të shëndetshme bakteriale, është celësi për të pasur një trakt të shëndetshëm tretës dhe funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Diobioza lidhet me inflamacionin që mund të mund të nxisë drejtpërdrejt autoimunitetin. Lidhja mikrobiomike ndaj autoimunitetit është duke u studiuar edhe për trajtimin klinik të autoimmunitetit. Për fat të keq, në ditët moderne kemi shumë gjëra që shkatërrojnë bakteriet e mira në zorrë. Këto gjëra janë uji i rubinetit të përbashkët, pesticidet në të korra, ëmbëlsuesit artificial, anti-biotikët, ushqimet e përpunuara, alkooli e shumë të tjera. Kështu që fokusi duhet të jetë në largimin e këtyre toksinave nga jeta jonë, dhe ri-popullimi i zorrës me bakterie të shëndetshme.

-Përfshirja e probiotikëve
Probiotikët mund të jenë delikatë në rastet auto-imune sepse shumë njerëz mund të jenë tepër të ndjeshëm ndaj shumë ushqimeve. Ja pse rekomandohet fillimi i një suplementi probiotikësh mbi ushqimet e fermentuara. Në raste të tilla fillohet me një probiotik të spektrit të gjerë si SBO Probiotics sepse punon me të vërtetë mirë për vendosjen e një baze të fortë të mikrobiotës në zorrë. Ky probiotik mund të përdoret për 1-3 muaj përpara se të çiklizohet në një tjetër probiotik të bazuar në acid laktik si ProbioCharge.

error: Nuk lejohet kopjimi!