Për një kohë të gjatë, lidhja ndërmjet kolesterolit dhe sëmundjeve kardiovaskulare ka qenë mjaft e qartë. Del që kjo lidhje është akoma dhe më komplekse sesa ekspertët besonin.
Dhe dieta është vetëm një pjesë e kësaj tabloje. Një studim i kohëve të fundit që krahasoi dietat me yndyrë të ulët dhe të lartë, zbuloi se të konsumoni një dietë me yndyrë të ulët nuk kishte ndonjë impakt të konsiderueshëm në nivelet e kolesterolit në gjak, Pesha, mosha dhe gjenetika luanin një rol më të madh kur vinte puna te faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Më poshtë do të gjeni disa nga pikat kryesore të zbulimeve të fundit.
Ushtrimet rrisin HDL
Ushtrimet sjellin benefite të shumta për zemrën tuaj. Ushtrimet e rregullta aerobike-po flasim për një ecje të shpejtë me intensitet të moderuar-mund të rrisë nivelet e HDL-së me rreth 25% në tre muaj.
Pse ka rëndësi?
Ky “lloj” i mirë kolesteroli tërheq kolesterolin e pashëndetshëm drejt mëlcisë, ku “thyhet” dhe largohet nga sistemi juaj. HDL-ja gjithashtu ndihmon në shëndetin e enëve të gjakut dhe parandalon ndërtimin e pllakëzave.
Ushtrimet tuaja fizike: 30 minuta në disa ditë të javës.
Karbohidrate të caktuara mund të rrisin rrezikun
Ajo petulla mund të jetë më keq për ju sesa kremi i djathit. Menduat që yndyrnat e ngopura te kremi i djathit ishin problem kryesor? Në fakt, një sërë provash sugjerojnë që yndyrnat e përpunuara- prsh te petulla- mund t’ju vendosë në rrezik më të madh për sëmundjet e zemrës.
Si ju dëmtojnë këto karbohidrate?
Trupi juaj ndikohet nga karbohidratet e pëpunuara aq shpesh saqë niveli i sheqerit në gjak dhe insulinës rritet pastaj bie. Nëse ju hani shumë nga këto lloje ushqimesh, inflamacioni do të rritet, do të dëmtohen enët e gjakut dhe niveli i kolesterolit rritet.
Alternativa të shëndetshme: Yndyrnat e përpunuara minimalisht nuk e kanë këtë efekt.
Ushqimet me kolesterol të lartë nuk janë arsyeja kryesore.
Kolesteroli dietik dhe kolesteroli i gjakut janë dy gjëra të ndryshme. Me pak fjalë, thjesht sepse ju hani ushqime të pasura në kolesterol ( si karkalecat apo vezët) nuk do të thotë që nivelet tuaja të kolesterolit do të rriten në shifra alarmante.
Çfarë e shkakton rritjen e kolesterolit?
Karbohidratet e përpunuara, yndyrnat e ngopura dhe yndyrnat trans-të cilat parashtrohen si arësyet kryesore.
Dieta ndikon në disa njerëz me shumë sesa te të tjerët.
Apolipoproteina E (ose ApoE) është një proteinë në gjak që transporton kolesterolin dhe trigliceridet drejt mëlcisë. Melcia i metabolizon dhe ndikon në to. Kjo është një gjë e mirë.
Lajmi i keq: Të keni variante gjenetike të ApoE-së mund të parandalojë trupin tuaj nga metabolizimi i yndyrnave dhe karbohidrateve si duhet. Ndërsa gjenetika e njëjtë e tyre mund t’ju vendosë në rrezik për kolesterolin e lartë dhe sëmundjen e zemrës- si dhe për diabetin apo sëmundjen e Alzheimer.
Çfarë do të thotë: Nëse dieta juaj- përsa i përket yndyrnave trans dhe karbohidrateve (një sasi e tepërt e cila konvertohet në kolesterol)-nivelet tuaja të kolesterolit mund të rriten dhe të bëhen të pashëndetshme.
Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë një test gjaku ApoE nëse keni ndonjë familjar me sëmundje zemre ose nëse nivelet tuaja të kolesterolit dhe triglicerideve janë të larta.
Të dini çfarë mund t’ju ndihmojë të identifikoni trajtimet më efektive-duke alternuar dietën, ushtrimet dhe duke shtuar mjekime-për të sjellë nivelet e kolesterolit në nivele të shëndetshme.
Mënyra të reja që ndikojnë në shëndetin e zemrës
Rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës mund të jetë i ndryshëm nga ai i një viti më parë. Doktorët në të shkuarën përdornin kolesterolin total dhe nivelet HDL për të përcaktuar rriskun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Në vjeshtën e vitit 2013, një studim u botua, me të dhënat e përditësuara në mënyrën se si faktorët si presioni i gjakut, mosha apo duhanpirja mund të ndikojë në jetëgjatësinë tuaj dhe në zhvillimin e sëmundjeve.