Nuk është më një sekret që frutat janë një zgjedhje e duhur për t’i bërë pjesë të një diete të shëndetshme. Kur hani një vakt të ndërmjetëm, drejtohuni frutave si një zgjedhje ideale. Por a ndikojnë të gjitha frutat në humbjen e peshës? Më poshtë do të gjeni 5 frutat që u përshtaten më së miri një diete të shëndetshme dhe mbi të gjitha që ndikojnë në mënyrë efektive në humbjen e kilogramëve të tepërt.
1. Mollët janë zakonisht më të preferuarat. Janë le të themi vakti i ndërmjet që ju jep ndjesinë e ngopjes, të shijshme dhe plot lëng. Studimet kanë treguar që nëse hani 3 mollë në ditë mund të reduktoni kilogramët e tepërt. Dhe nuk na bën cudi pasi ato konsiderohen plot fibra, nutrient të cilët janë të njohur që rrisin ndjesinë e ngopjes dhe ju mbajnë larg vakteve të papërshtatshme.
Janë plot mënyra si mund ta merrni dozën tuaj të mollëve gjatë ditës: Prisni një mollë të tërë, shtojini copat tërshërës suaj, hidhini disa copa në sallayë, piqni disa të tjera me plë ose gatuani një ëmbëlsirë me kalori të ulëta. (1 mollë mesatare=95 kalori).
2. Shalqiri
Shalqiri vjen 2 në 1: është me kalori të ulëta dhe përmban sasi të larta uji. Kjo tregon që ju mund të hani 2 tasa të mëdhenj me shalqi për më pak se 100 kalori dhe stomaku juaj do të ndihet sikur keni ngrënë më shumë sepse ky frut përmban 90% ujë. Gjithashtu ju ndihmon që të jeni të hidratuar.
Nëse po kërkoni mënyra si të ulni sasinë e kalorive ditore, përfshirja e shalqirit në dietë është një mënyrë e mirë për të përparuar. Konsumojeni sa herë që ju duhet dicka urgjente për energji. Në këtë mënyrë do të shmangni ushqimet me kalori të larta. (1 kupë më shalqi të prerë në copa=46 kalori)
3. Mjedra
Mjedrat janë të vogla në masë por që janë një kusht për një dietë të shëndetshme. Janë të ulëta në kalori si dhe kanë sasi të larta fibrash të patretshme. Kur hani një kupë me mjedra që përmban 64 kalori, ju në të vërtetë po tresni 32 kalori. Shtojini dhe faktin që mjedrat kanë sasinë më të lartë të fibrave që një frut përmban (1 kupë=8 gr fibër) dhe janë një nga frutat ideale për humbjen në peshë. Mund ta shtoni dhe si përbërës në smoothie. (1 kupë mjedra=64 kalori, 1.5 gr yndyrë, 1 mg kripë,14.5 karbohidrate, 8 gr fibra, 5.5 g sheqer, 1.5 gr proteinë)
4. Grejpfrut
Grejpfruti ju jep një sërë shancesh për të goditur kaloritë e tepërta. Një grejpfrut mesatar ka rreth 80 kalori dhe si shalqiri ka 90% ujë. Në kohën kur prisni grejpfrutin, spërkateni me pak ëmbëlsues jo-kalorik dhe hajeni të gjithën. Plus studimet kanë treguar që përbërja që gjendet në grejpfrut e quajtur “naringin” mund të ulë sheqerin në gjak dhe të cojë në humbjen e peshës. Kështu që shijojeni këtë frut të mrekullueshmë-mund ta shtrydhni në ujë, t’i hidhni ca sallatës ose mund ta përdorni si limoni për t’i shtuar shijen ushqimit tuaj. Kijeni parasysh që konsumimi i grejpfrutit me ilace të tjera mund të ketë efekte anësore. Nëse po pini ilace për një gjendje të caktuar mjekësore, konsultohuni me doktorin përpara se të shtoni grejpfrutin në dietën tuaj. (Një grejpfrut mesatare=82 kalori.)
- Portokalli
Nëse grejpfruti nuk është zgjedhja juaj e preferuar, je me fat. Portokalli është një tjetër frut që ndihmon në humbjen e peshës gjithashtu. Sasi të larta fibrash dhe ju, që ju ndihmojnë të ndiheni të ngopër. Një tjetër gjë e mrekullueshme për portokajt? Ato mund t’i gjeni në këtë sezon. Hajeni të tërë portokallin si vakt të ndërmjetëm ose shtojeni në sallatë. (1 portokall i madh=86 kalori)