Ekzistojnë kaq shumë përbërës që mund të sjellin benefite të shumta për zemrën tuaj si arrat, manaferrat, perimet me gjethe jeshile si dhe erëzat si shafrani dhe kanella. Megjithatë ju nuk mund të jeni të sigurt si t’i përfshini këto përbërës në dietën tuaj. Një nga opsionet është të rrisni konsumin e përbërësve të shëndetshëm për zemrën duke i përgatitur në formën e smoothie-ve. Më poshtë do të gjeni 4 receta që përvecse kanë një shije të mrekullueshme, ndihmojnë zemrën të funksionojë më së miri.
1. Boronica dhe shegë
Ky smoothie përban boronicë dhe shegë; dy përbërës plot me anti-oksidantë. Këto molekula ndihmojnë në reduktimin e radikaleve të lira dhe në neutralizimin e tyre. Studimet kanë treguar që konsumimi i boronicave ul kolesterolin.
Përbërësit:
-1 kupë me boronica të ngrira
-1/2 e kupës lëng shege
-1 banane të qëruar
-3 kupa spinaq
-1/2 lugë caji lëng limon
-Qumesht bajameje pa yndyrë
Udhëzimet: Vendosni qumështin e bajameve, lëngun e shegës dhe limonit në blender, më pas shtoni frutin dhe spinaqin. Përziejeni në blender për 30 sekonda. Nëse preferoni një pije të ftohtë, shtoni dhe disa kuba akulli në të.
2. Limonadë jeshile
Ju mund të shtoni disa përbërës me benefite për zemrën në pijen tuaj të preferuar të verës për një efekt rifreskues. “Everyday Health” shpjegoi që mollët që përmbajnë antioksidantë kanë treguar që ulin nivelet e kolesterolit të keq, kështu që sigurohuni ta përfshini këtë frut në smoothie.
Përbërësit:
-2 mollë jeshile, të qëruara dhe të prera në feta
-1/2 e limonit të qëruar
-1 kupë spinaq
-1/2 e kastravecit, e qëruar dhe e prerë në feta
-3/4 e kupës ujë
-1 dorë akull
Udhëzimet
-Filloni duke shtuar lëngjet në blenderin tuaj më pas hidhni copat e mollës, limonin apo kastravecin. Vendosni spinaqin sipër dhe mix-ojeni për 30 sekonda derisa të jetë mirë-kombinuar.
3. Smothie jeshil me shafran
Nëse nuk keni shafranin në shtëpi, duhet patjetër ta blini. Kjo erëz indiane ka një sërë benefitesh, duke përfshirë reduktimin e rrezikut të një sulmi në zemër, dhe të ndihmojë të mbajë njerëzit larg sëmundjes së pre-diabetit.
Përbërësit:
-1 ½ e kupës ujë kokosi
-1 kupë ananas, të freskët ose të ngrirë
-1/2 e kupës mango të prerë
-1 dorë arugula
-1 dorë spinaq
-1/2 e lugës së cajit shafran
-1/2 e lugës së cajit kanellë
Udhëzimet :
Vendosni ujin e kokosit në blender, më pas shtoni ananasin, mangon, perimet dhe erëzat. Përzieni përbërësit për 30 sekonda ose deri të zbuten.
4.Fara Chia dhe spinaq
Acidet yndyrore të omega-3 janë një tjetër nutrient i rëndësishëm që ndihmon në mbrojtjen e zemrës. Ju e dini që ka plot omega-3 në yndyrnat e peshkut si salmoni, por mund ta merrni dhe nga farat chia. Për një sasi të konsiderueshme të omega-3 provoni këtë pije të mrekullueshme.
Përbërësit:
-1 kupë qumësht bajameje pa yndyrë
-1/2 e mangos, e prerë
-1 banane të pjekur
-2 kupa spinaq
-1 lugë gjelle fara chia
Udhëzimet
Vendosni qumështin e bajames në blender, më pas hidhini feta mangoje, bananeje, spinaq dhe fara chia. Përzieni përbërësit për 30 sekonda deri sa të zbuten mjaftueshëm. Hidheni në gotë dhe ju bëftë mirë!