Kur komplimentojmë dikë shpesh themi që “mollëzat tuaja janë të kuqe si një domate”. Shëndeti i mirë dhe domatet e kuqe, të pjekura dhe me lëng shpesh na vijnë në mëndje. Por mendonit që domatja është si një “depo” me përfitime shëndetësore? Ndryshe domatja njihet si “Tamatar” në Hindi, “Rama Mulaga” në Telugu, “Thakkali” në Tamil, “Thakkali” në Malayam, “Tameta” në Guajarati, “Toamaatar” në Bengali dhe “Tamoto” në Marathi, Mollatarta në Shkodër, Pomodori në Itali.
Le të shohim si domatja mund të jetë miqësore me shëndetin tonë.
Por cfarë është domatja?
Domatja është një frut që konsiderohet dhe perime dhe përdoret gjerësisht në shumë gatime.
-Përdoret si në gatimet vegjetariane si dhe ato jo vegjetariane kudo në botë.
-Njihet si në përdorimin e picave, sanduiçëve dhe koktejleve.
-Përdoret gjerësisht pasi ka shumë benefite shëndetësore.
-I përket familjes së perimeve të “hijes së natës” dhe kultivimi i saj ka qenë dominues në Spanjën e lashtë që në kohën e Aztekëve.
-Ju prezantua botës nga eksploruesit spanjollë, dhe që atëherë ka fituar popullaritet në shumë rajone të botës.
Disa përfitime shëndetësore:
1. Ka aftësi ngopëse
Pasi domatet kanë një përmbajtje të lartë uji, ato punojnë më së miri si ushqim ngopës. Domatet me përmbajtjen e tyre të ujit, zbusin lëkurën dhe e mbajnë të butë e të shëndetshme.
2. Vitaminat dhe përmbajtja ushqyese
Siguron të paktën 20% të vlerave ditore të vitaminës që kërkohet, për porcion, që është e nevojshme për një shëndet të mirë. Gjithashtu njiher që ka të gjithë nutrientët / ushqyesit pozitive që duhen për një funksionim të mirë të trupit të njeriut sipas USDA.
3. Kontrollon ritmin e zemrës
Të qenit i pasur në kalium, i jep rreth 237 mg kalium i cili është i nevojshëm për kontrollimin e ritmit të zemres dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve.
4. Parandalon sëmundjet e syve
Vitaminat si vitamina A, flavonoide B komplekse, tiamina, folati, niacina etj, gjithashtu janë te pranishme ne domate dhe ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të syve.
5. Presioni i lartë i gjakut
Domatet, kanë një numër të madh mineralesh dhe nutrientësh, gjithashtu ndihmojnë të ruajnë trupin nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.
7. I mirë për kockat dhe dhëmbët
Të qënit i pasur me kalcium, ka si tendencë të përmirësojë fortësinë e kockave dhe formimin e tyre. Gjithashtu ka si benefit mbajtjen e dhëmbëve në gjendje të qëndrueshme.
7. Mbron nga radikalet e lira
Disa nga antioksidantët flavonoide,si lycopene dhe zeaxanthin janë mëse të njohur nga specialistët për sjelljen e tyre ndaj radikalëve të lirë.
8. Anti-kancerogjene
Sjellja e antioksidantëve të kësaj perimeje ndihmon në parandalimin e reaksioneve të padëshiruara në mushkëri, zorrë të trashë dhe në gjoks që kanë si tendencë të jenë kancerogjene. Antioksidantët ndihmojnë në trajtimin e kancerit duke parandaluar reaksionet kancerogjene në trup si dhe bllokojnë radikalet e lira për të proçeduar më tej.
9. Riparimin e qelizave dhe ndërtimin e muskujve
Eshtë një burim i pasur i proteinave i cili ështe i mirë për riparimin e qelizave dhe ndërtimin e muskujve.
10. Më pak përmbajtje yndyre
Të tjerë nutrientë bazikë përfshijnë 4 gr karbohidrate, 1 gr proteina, 18 kalori dhe 0 gram yndyrë të ngopur. Kjo perime mund të hahet në sasi të konsiderueshme në saje të kalorive që përmban domatja.
11. Kolesterol më i ulët
Farat e domates nuk kanë kolesterol. Keshtu që farat e domates nuk shtojnë kolesterol në dietën tuaj. Farat e domates kanë sasi të larta fibrash, fibrat janë të njohura për uljen e kolesterolit.
Farat e domates gjithashtu janë burime të pasura të vitaminës B3 (niacin). Niacina është përdorur me kohë për uljen e niveleve të kolesterolit.
12. Ul presionin e gjakut
Një shkencëtar izraelit zbuloi që farat e domates sjellin një rënie te konsiderueshme në presionin e gjakut. Kërkimi u shpërnda në 8 javë, ku subjektet tretën fara domateje cdo ditë. U vu re që nivelet e presionit në gjak ranë. Farat e domateve përmbajnë një antioksidant të quajtur lycopene komplekse. Kjo inkurajon një rënie të tensionit në sistolik dhe diastolik me rreth 5 pikë.
13. Parandalon mpiksjen e gjakut
Së bashku me vitaminën C, lycopene dhe niacinën, domatja e freskët përmban shumë benefite shëndetësore. Sidoqoftë farat janë të rrethuara nga një shtresë mukusi. Kjo shtresë dhe lycopene të dyja ndihmojnë në zhbllokimin dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut. Mpiksja e gjakut është një nga shkaqet më të mëdh të sëmundjeve të zemrës në ditët e sotme. Farat e domates ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut.
14.Anti-inflamatore
Prodhimi i radikalëve te lirë mund të aktivizojë përbërjet inflamatore. Përbërjet inflamatore promovojnë dëmtime kronike si arterio-skleroza, osteoporoza, sëmundja e Alzheimer dhe sëmundjet kardiovaskulare. Farat e domateve, lycopene dhe betakaroten ndikojnë në radiklalet e lira. Kjo ndihmon në “arrestimin” e inflamacionit. Farat e domates janë një agjent efektiv anti-inflamator.
15. Parandalon acidozën
Trupi i njeriut është i dizenjuar për të mbajtur një ph të 7.365. Megjithatë dieta jonë, “kornizat” e parregullta ushqimore, dhe pa aktivitet fizik, ju siguroj që trupi juaj ka një përqëndrim të lartë acidik. Kjo shkakton acidozë dhe refluks. Zakonisht balanca e ph-itt mund të mbahet duke përfshirë kalcium, kalium, mangnez dhe kripë. Farat e domates përmbajnë sasi të mëdha të këtyre bazave esenciale dhe ndihmojnë të mbajmë të balancuar ph-in e kërkuar dhe të parandalojmë acidozën.
16. Fuqizon imunitetin
Farat e domates janë kredituar si agjentë për fuqizimin e imunitetit. Ato ndihmojnë në shmangien e të ftohtit të zakonshëm. Mungesa karotenoide është identifikuar si shkaku kryesor për këto semundje. Sasitë e ulëta të lycopene dhe betakarotene gjithashtu janë etiketuar si përgjegjëse. Farat e domates janë burime të shkëlqyera të antioksidantit lycopene dhe betakarotene. Ato gjithashtu janë agjentë efektivë në fuqizimin e imunitetit.
17. Përmirëson shikimin
Domatet dhe farat e tyre përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës A. Vitamina A shpesh lidhet me një shikim të shkëlqyer, dhe një mungesë e kësaj vitamine shkakton verbërim nate. Farat e domates ndihmojnë në përmirësimin e shikimit.
18. Benefitet e domateve në lëkurë
Përpos gatimit, domatet mund të përdoren në një sërë mënyrash të tjera. Besojet se konsumimi i domates dhe produkteve të saj do t’ju japë një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur. Benefitet që sjell në lëkurë po fitojnë popullaritet në ditët e sotme.
19. Ndihmon në trajtimin e poreve të hapura
Shtoni 4 pika lëng domateje në një lugë gjelle ujë dhe aplikojeni në fytyrë me ndihmën e një topi pambuku. Masazhojeni lehtësisht lëkurën tuaj dhe lëreni për 15 minuta.Aplikimi i rregullt do të reduktojë masën e tyre.
20. Lëkurë me shkëlqim
Domatet nuk janë të rëndësishme për dietën tuaj por gjithashtu bëjnë mrekulli kur aplikohen në lëkurë.
Aplikimi i lëngut të domates ose të fërkoni lëkurën me copa domateje njëtrajtëson lëkurën dhe i jep nje pamje të shëndetshme. Përmban sasi të larta të vitaminës C që njiher për efektin zbardhues.
21. Parandalon shenjat e plakjes
Domatet dhe produktet e saj bëjnë që lëkura të thithë oksigjen dhe të parandalojë shenjat e plakjes. I siguron lëkurës një trajtim të mrekullueshëm natyral dhe mund të bëjë që lëkura të duket më e shëndetshme dhe më e re.
22. Sillet si “krem kundra diellit” natyral
Sipas studimeve të shumta, domatja përmban një antioksidant të quajtur lycopene që sillet si “krem natyral kundra diellit”. Kjo i siguron lëkurës mbrojtje nga rrezet e forta ultravjollcë të diellit.
23. Sillet si çlirues stresi
Ekstrakti i domates shpesh përdoret si një masazh luksi për trupin (në vajëra) për të luftuar shenjat e dukshme të stresit në lëkurë. Ekstrakti i domates shpesh përdoret në kremrat e syve ku së bashku me përbërësit e tjerë i japin lëkurës një pamje të freskët dhe të rivitalizuar.
24. Astringjent perfekt
Vetitë astrigjentuese të domates e bëjnë një zgjedhje të shkëlqyer për lëkurë mikse. Një përzierje avokados së shtypur dhe domates zbut lëkurën dhe e pastron me kujdes duke i dhënë shkëlqim.
Aplikojeni në lëkurë dhe lajeni me ujë të vakët pas 20-30 minutash. Domatet përmbajnë vajëra natyralë reduktues dhe veti astrigjentuese nderkohë që avokado siguron efekte antiseptike dhe zbutëse në lëkurë.
25. Lufton dëmtimin qelizor
Konsumimi i të paktën 16 miligramë lycopene cdo ditë redukton sasinë e radikaleve të lira në trup. Lufton dëmtimin qelizor dhe skuqjen e lëkurës . Vetitë që domatja përmban e bëjnë një produkt të mrekullueshëm anti-plakje.
26. Zbardhje natyrale të lëkurës
Domatja konsiderohet si një agjent zbardhues natyral dhe ndihmon në ndricimin e tonit të lëkurës. Përgatisni një përzierje të një luge caji tërshërë, 1 lugë caji kos dhe 2 lugë caji pulpë domateje. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë dhe lëreni për 20 minuta. Tërshëra do të pastrojë në thellësi lëkurën, ndërkohë që jogurti dhe domatja do të ndihmojnë në pastrimin e njollave.
27. Parandalon djegien nga dielli
Sipas “Prevention Magazine”, njerezit të cilët konsumuan 5 lugë gjelle pastë domateje cdo ditë për rreth 3 muaj, u mbrojtën në mënyrë natyrale nga djegia e diellit. Djegia nga dielli mund të trajtohet edhe duke aplikuar domate në zonat e prekura.
Bëni një përzierje të 2 lugë gjelle pulpë domateje me 1 luge caji jogurt.Aplikojeni në fytyrë,qafë, duar dhe këmbë. Domatja qetëson lëkurën ndërkohë që jogurti siguron një rritje të proteinave për ta bërë lëkurën e butë.
28. Zbut lëkurën
Përzieni mjaltin me lëngun e domates për të bërë një pastë.Aplikojeni në fytyrë dhe lajeni pas 15 minutash për të marrë një fytyrë të butë dhe me shkëlqim.
29. Heq të gjitha qelizat e vdekura
Hidhni domatet në një mikser me fara dhe shtoni 1 lugë caji sheqer në to. Aplikojeni në fytyrë dhe masazhojeni lehtë me lëvizje rrethore. Ju mund ta prisni domaten në dy gjysma dhe të spërkasni pak sheqer në të. Butësisht pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe i jep një pamje të freskët.
30. Benefitet që kanë domatet në flokë
Ju duhet ta keni vënë re që shumë produkte përmbajnë ekstraktin e domates si një përbërës. Kjo sepse domatja përmban nutrientë të rëndësishm si vitamina A,B,C dhe E që janë stimulues të shkëlqyer për flokun.Disa nga benefitet që domatja sjell në lëkurë janë:
Domatet konsiderohen një kurë e mrekullueshme për humbjen e flokëve.Besohet se aplikimi i pulpës së domates në skalp parandalon humbjen e flokëve.
Domatet janë një zbutes i mrekullueshëm natural që vjen direkt nga kuzhina. Siguron nje shkëlqim natyral ndaj flokut dhe e bën më të butë dhe të menaxhueshëm. Merrni disa pika vaj domateje në duart tuaja dhe aplikojini në flokë. Kjo do të ndihmojë që flokët tuaja të mos elektrizohen dhe të jenë të menaxhueshëm.
Pureja e pastër dhe në kushte shtëpie mund t’ju ndihmojë t’i sillni shkëlqim dhe elasticitet flokut të thatë. Përzieni purenë e domates me vajin dhe aplikojeni në flokë.
Lëreni për 20 minuta dhe më pas lajeni. Kjo do ti bëjë flokët super të butë, me shkëlqim dhe fleksibël në sajë të sasië së lartë të proteinave që përmban.
Noti i shpeshtë shpesh ndryshon ngjyrën e flokëve në sajë të sasië së madhe të klorit që gjendet në pishinë. Domatja mund të jetë një ndihmë e madhe për flokët në këtë rast. Aplikoni lëng domatje në flokë dhe lëreni për 20 minuta. Shpëlajeni me ujë e më pas me shampo e zbutës.
Domatja sillet si një agjent zbutës për të hequr qafe papastërtitë. Aplikoni lëng domateje të freskët të sapo shtrydhur dhe masazhoni flokët me të për disa minuta.Lëreni për 30 minuta dhe më pas lajeni si zakonisht.
Zbutja shpesh shmanget nga skalpi gjatë dimrit, duke e bërë flokun e thatë dhe që këputet lehtë.Kështu që sigurohuni që flokët tuaja të ushqehen me ndihmën e domates. Domatet ndihmojnë në kycjen e lagështisë që duhet në flokë për të parandaluar që floku të bëhet i thatë. Domatet janë shumë të dobishme për të kuruar skalpin që kruhet dhe zbokthin. Skalpi i irrituar dhe zbokthi cojnë në probleme tjera të skalpit, si ekzema apo psoriaza e skalpit. Domatja përmban sasi të larta të vitaminës C, që lufton zbokthin dhe siguron kolagjen për zhvillimin e duhur të indeve të skalpit.
Merrni 2-3 domate të pjekura dhe bëni një përbërje me pulpën e tyre. Shtoni 2 lugë gjelle lëng limoni në të dhe përziejeni mirë për të formuar një pastë të butë. Aplikojeni butësisht në skalp. Mos e gërvishtni skalpin me thonj.
Aplikojeni si duhet në skalp dhe lëreni për 30 minuta. Lajeni flokët me ujë dhe lëreni të thahet.
Shpëlarësi me domate mund të përdoret për të sjellë shkëlqim në flokë dhe të eliminojë papastërtitë e ndërtuara në skalp. Merrni 3 domate të pjekura, hiqini lëkurën dhe farat e shtrydhini lëngun. Spërkateni në flokë dhe skalp dhe lajeni pas një ore.
=Selektimi, Ruajtja dhe përdorimi
-Selektimi
Domatet gjenden në cdo kohë të vitit në të dyja format të freskëta ose të ruajtura. Ka qindra variete që gjenden në forma apo ngjyra të ndryshme.
-Dy format më të zakonshme janë rrumbullake ose në formën e dardhës ose në madhësinë e qershive. Zgjidhni domate që janë të pasura në ngjyrë, si e kuqe e errët, portokalli e shndritshme etj.
Domatet gjithashtu janë të disponueshme në ngjyrë të verdhë ose lejla, por janë më pak acidike dhe nuk kanë shumë shije.
-Ato duhet të jentë të formuara mirë, pa shenja apo carje.
Si t’i ruajmë domatet:
Domatet janë tepër të ndjeshme ndaj të ftohtit dhe mund të ndikojë në procesin e tyre të pjekjes dhe shijes.
-Ruajini në temperaturë dhome, larg nga drita direkte dhe konsumojini sa më herët të jetë e mundur.
-Shmangni blerjen e domateve që janë të mbi-pjekura dhe shumë të buta.
-Nëse gabimisht keni blerë domate që janë paksa të papjekura, mbështillini me qese letre me banane ose mollë dhe lëreni gjithë natën. Gazi etylen i emetuar nga këto fruta do të përshpejtojë procesin e pjekjes. Vendosini në frigorifer pasi janë të pjekura shumë, dhe do të qëndrojnë të freskëta për 2-3 ditë më shumë.
-Nxirrini nga frigorifer të paktën 30 minuta para se të përdorni për të rritur shijen dhe lëngun.
Kur porosisni ketchup , porosisni vetëm ketchup organic për të shmangur pesticidet dhe ndotësit e tjerë. Domatet që janë të pjekura më tepër seç duhet do të ishte mirë të ruheshin në frigorifer.
Përmbajtja acidike e lartë e domates është arsyeja kryesore që domatet konservohen më shumë se cdo frut apo perime tjetër. Domatet e konservuara vijnë në shumë varitete si të plota, të copëtuara, pure ose në formë salce. Kavanozat e pahapura të domates mund të konsumohen Brenda 6 muajsh dhe në momentin që hapen Brenda një jave.
Ju mund të ngrini domatet nqs keni sasi të shumta. Ngrirja nuk do të alternojë shijen apo teksturën e domates. Ajo që ju duhet është një larje e kujdesshme dhe lëreni të thahen. Vendosini në një qese dhe në momentin që kërkohet, hiqini nga qesja dhe hiqni lëkurën.
Përdorimi
Domatet përdoren gjerësisht në gatim. Domatet janë të përziera me përbërës të tjerë për të gjallëruar shijen e gatimit. Domatet jeshile përdoren për të përgatitur turshi në kuzhinë.
Lëngu i domates ka fituar popullaritet si një pije e shëndetshme. Zgjidhni si opsion lëng organic domateje pasi pëmban 3 herë më shumë lycopene se sa ato të zakonshmit.
Domatet e zakonshme, sidomos ato në formë qershije përdoren në përgatitjen e sallatave dhe sanduicëve. Mund të përdorni dhe në supëra ose salca. Salca e bërë në kushte shtëpie është me ë mirë se ato që gjenden në market.
Vlerat ushqyese:
Përmban:
Biotina 24% të nevojave ditore
Molybdenum 20%
Vitamina K 7.9 µg 16%
Kalium 237 mg 12%
Koper 12%
Mangan 0.15 mg 11%
Fiber 9%
Vitamina A 833 IU 8%
Vitamina B6 8%
Vitamina B3 7%
Folat 15 µg 7%
Fosfor 24 mg 6%
Vitamina B 16%
Vitamina E 0.54 mg 6%
Magnez 11 mg 5%
Krom 4%
Hekur 0.3 mg 3%
Zink 0.17 mg 3%
Kolinë 3%
Acid Pantotenik 3%
-Sipas raporteve të USDA, kjo perime përmban të gjitha nutrientët e nevojshëm për trupin e njeriut.
-Siguron rreth 20% të vitaminave të nevojshme për porcion.
-Ka një përmbajtje të pasur kaliumi që jep rreth 237 mg kalium të nevojshëm.