32 benefitet e lëngut të karrotave

32 benefitet e lëngut të karrotave

Konsiderohet si një nga perimet më të fuqishme në botë, padyshim që karrota mund të quhet një super ushqim. Qoftë e gatuar apo e papërpunuar, kjo perime e shijshme është një pjesë integrale e cdo kuzhine.Por e dinit që konsumimi i lëngut të karrotave mund t’ju sillte më shumë avantazhe sesa konsumimi i 1 apo 2 karrotave në ditë? Fakti i thjeshtë që lëngu i karrotave është i derivuar nga një minimum i 3-4 karrotave e bën lëngun akoma dhe më të shëndetshëm. Mund të shihni cdo plan ushqimor, dhe padyshim që do të ndesheni me lëngun e karrotave. Ky lëng është i paketuar me nutrient dhe vitamina të tjera esenciale si mangani, kaliumi, vitamina K e shumë më shumë.


Karrota: Një përshkrim i shkurtër
Emri shkencor: – Daucus carota subsp. Sativus
Origjina: Europa dhe Azia Jugperëndimore
Emra të tjerë- Gajar (Hindi), Gajjari (Kanada), Sheema mullangi (Malayalam), Kerat (Tamil)


Karrotat nuk janë thjesht për lepujt! Ato janë vërtet një bekim pasi janë një burim i pasur i nutrientëve dhe mineraleve të nevojshme. Karrotat janë përplot me biotinë, molybdenum, fibra dietikë, kalium, vitaminë K,B1,B6,B2,C dhe E, mangan, niacin, acid pantotenik, folat, fosfor etj.Ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e shumë sëmundjeve si kanceri, diabeti, përmirësimin e shikimit, lëkurës, flokëve, dhe thonjve. Duke pirë lëng karrote cdo ditë është një zakon jo vetëm i shëndetshëm por dhe mjaft i shijshëm. Një kombinim që nuk gjendet lehtë!



32 përfitimet e konsumimit të karrotës

1.Përmirëson imunitetin dhe kontrollon sëmundjet e zemrës
Nuk do ta besoni por një gotë me lëng karrote ndihmon në fuqizimin e imunitetit.Gjithashtu mban dhe zemrën tuaj të shendetshme. Karrotat janë një burim i pasur i vitaminës A dhe beta karotenit, i cili e bën me efektiv në largimin e baktereve. Përmbajtja e lartë e vitaminës A gjithashtu mban rreshtimin e organeve të brendshme të shendetshme për të parandaluar infektimin nga bakteret patogjenikë.

2.Redukton kolesterolin
Nivelet e kolesterolit janë rritur? Lëngu i karrotës është një mënyrë me mirë sesa produktet komerciale. Kaliumi i pranishëm në lëngun e karrotës mund të reduktojë nivelet e kolesterolit, duke reduktuar rriskun për tu prekur nga crregullimet e zemrës.
3.Ndihmon në mpiksjen e gjakut
Lëngu i karrotës ka vitaminë K që ndihmon në mpiksjen e gjakut. Kjo parandalon humbjen e gjakut dhe përshpejton procesin e shërimit.

4.Shërimi i plageve
Konsumimi i lëngut të karrotës mund të pershpejtojë shërimin e plageve. Kështu që herës tjetër që përfundoni me të prera e të cara, mos harroni të pini lëng karrote. Vitamina C që gjendet me shumicë në lëngun e karrotës, ndihmon në shërimin e plagëve shumë shpejt.

5.Parandalon kancerin
Lëngu i karrotës sillet si një agjent anti-kanceroz. Rritja e sasisë se marrjes së karoteinoideve në lëngun e karrotës thuhet se redukton probleme me fshikëzën, prostatën, zorrën e trashë dhe kancerin e gjoksit.

6.Përmirëson shëndetin e kockave
Kush tha që vetëm spinaqi ju bën të fortë si Popej? Lëngu i karrotës ka po të njëjtën veti. Vitamina K, e pranishme në lëngun e karrotës, është esencial në procesin e ndërtimit të proteinave në trup. Gjithashtu ndihmon në lidhjen e kalciumit, që con në shërimin e shpejtë të kockave të dëmtuara.Kaliumi i pranishëm në karrotë ndihmon në përmirësimin e shëndetit të kockave.

7.Pastron melçinë
Lëngu i karrotës mund të pastrojë dhe detoksifikojë mëlcinë. Konsumimi i rregullt i këtij lëngu ndihmon në largimin e toksinave nga mëlcia. Qarkullimi i gjakut nuk mund të heqë qafe toksinat e trupit nëpërmjet veshkave.Ato duhet të largohen nga lëkura.Lëngu i karrotës ndihmon në këtë proces dhe sigurohet që biliari i dëmshëm të hiqet nga trupi. Kur melcia funksionon me se miri, parandalon akumulimin e yndyrës dhe ndihmon në tretjen e shpejtë.Kjo parandalon shtimin në peshë dhe obezitetin.

8.Kuron infeksionet
Trupi ynë është i ekspozuar ndaj miliona mikrobeve dhe infeksioneve cdo ditë. Lengu i karrotës mund të parandalojë dhe të kurojë infeksionet të brendshme dhe të jashtme në sajë të vetive dizinfektuese dhe anti-virale. Aplikimi oral trajton infeksionet e brendshme qe zhvillohen në gojë, fyt, stomak, zorre, trakt urinar dhe zorre të trashë. Lëngu i karrotës gjithashtu kuron të ftohtin, kollen, gripin, bronkitin, pucrrat, lëndimet, ulcerën, psoriazën, gangrenën etj.

9.Ndjesia e fryrjes
Ne te gjithë përjetojmë ndjesi fryrjeje ndonjëherë. Kjo ndodh për shkak te akumulimit të gazrave në stomak dhe mund të jetë vërtet e dhimbshme. Natyra e lëngut të karrotës ndihmon në eliminimin e gazrave të ruajtura në stomak si dhe në zorrë, duke siguruar lehtësim.

10.Promovon urinim
Studimet kanë treguar që lëngu i karrotës është një diuretik i fortë. Luan një rol kyc në rritjen e urinimit, që ndihmon në eliminimin e rreth 4% të yndyrës totale të trupit. Gjithashtu heq acidin urik, ul presionin e gjakut, perjashton infeksionet që shkaktojnë mikrobet dhe ndihmon në pastrimin e veshkave.

11.Rregullon menstruacionet
Nëse po vuani nga ciklet e parregullta ose menstruacionet e dhimbshme, lëngu i karrotës mund të jetë shpetimtari juaj. Ky lëng përmirëson ciklin e menstruacioneve.

12.Trajton degjenerimin macular
Të pini lëng karrote rregullisht mund të ndihmojë të vjetërit të shmangin rreziqet e degjenerimit makular. Karrotat janë të pasura në beta-karotene , të cilat ndahen vetë në sajë të reaksioneve enzimatike që con në formimin e provitaminës A. Ky nutrient është përgjegjes për kapacitetin antioksidues të karrotave.

13.Rrit shëndetin oral
Lëngu i karrotës mund t’i bëjë gjithashtu mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm dhe të rrisë shendetin oral në përgjithësi. Ky lëng është i mbushur me përbërje si antioksidantët minerale që stimulojnë mishrat e dhëmbëve. E gjithë ajo që dime për salivanë, përvec natyrës alkaline, është që lufton “pushtimin” bakterial në gojën tonë.
-Lëngu i karrotës për kujdesin prenatal
Lëngu i karrotës konsiderohet beneficial për kujdesin prenatal pasi përmirëson shendetin e nënës dhe fëmijës.

14. I mirë për laktozën
Nënat që ushqejnë me gji dhe femrat shtatzënë duhet të konsumojnë lëng karrote pasi ndihmon në prodhimin e qumështit. Marrja e lëngut të karrotës gjatë shtatzanisë përmirëson cilësinë e e qumështit, duke e bërë të pasur me vitaminë A. Meqë vitamina A ndihmon në rritjen e qelizave, është tepër beneficial në rritjen e fetusit.

15.Parandaloni infeksionet në fëmijët që akoma nuk kanë lindur
Kur merren gjate 3 muajve fë fundit të shtatzanisë, redukton shanset e infeksioneve e infeksioneve që mund të prekin fëmijët. Kështu që femrat shtatzënë këshillohen të konsumojnë lëngun e karrotës dy herë në ditë.

16.Siguron kalcium
Konsumimi i lëngut të karrotës siguron kalcium në trupin tonë, i cili është esencial kur vjen puna te gratë shtatzena që ju duhet forcë kur mbajnë në bark një fëmijë.

17.Rrit imunitetin te fëmijët
Duke përfshirë lëngun e karrotës ne dietën tuaj është një dietë e mirë.
Eshtë përplot me vitamina esenciale dhe minerale, si dhe rrit imunitetin në fëmijët e vegjël, duke i mbrojtur nga një sërë sëmundjesh.

Lëngu i karrotës dhe humbja në peshë
Ky lëng është tejmase mbushës. Meqë ka kalori të ulëta, është pije natyrale e shëndetshme për një person që po mundohet të humbë peshë. Përmban sasi të medha të sasisë së sheqerit natyral, kështu që nuk keni pse shtoni sheqer në të. Shtrydhja e karrotës, mollës, selinosë dhe kastravecit është një recetë tepër e shëndetshme për humbjen në peshë.

18.Rritja e muskujve
Të gjithë e dimë që qëllimi i humbjes së peshës është humbja e yndyrës së tepërt në trupin tonë, që mund të arrihet duke konsumuar lëng karrote. Vitamina A ndihmon trupin tonë të shërohet nga stërvitja e sforcuar dhe ndimon në rritjen e muskujve. Fosfori në lëngun e karrotës ndihmon dhe riparon muskujt.

19.Rrit metabolizmin
Lengu i karrotës përmban sasi te medha te kompleksit të vitaminës B, që ndihmon në thyerjen e glukozës, yndyrës dhe proteinën. Ndihmon në ndërtimin e muskujve dhe rrit metabolizmin, duke ndihmuar në humbje në peshë. Kompleksi i vitaminës B gjithashtu ndihmon në reduktimin e stresit dhe depresionit, të cilët zakonisht cojnë në humbje peshe. Fosfori në lëngun e karrotës rrit shkallën e metabolizmit, siguron një përdorim optimal të energjisë ne trup dhe redukton dhimbjen pas ushtrimeve.

20. Rrit kapacitetin e mbajtjes së oksigjenit
Sasia e hekurit në lëngun e karrotës mund të rrisë mbajtjen e oksigjenit në trup, duke ndihmuar në humbjen e peshës.

21. Siguron energji të menjëhershme
Ndiheni pa fuqi pas një sesioni të vështirë stërvitor? Pini një gotë me lëng karrote për të rimarrë energjitë e humbura. Prania e fuqishme e hekurit në lëngun e karrotës bën që të sigurojë energji menjëherë. Gjithashtu, hekuri siguron furnizim të duhur të oksigjenit në trurin tonë, duke cuar në “zgjimin” mendor dhe më pak lodhje.

22. Kontrollon nivelet e sheqerit
Të gjithë e dimë që diabeti mund të rrisë peshën tonë. Megjithatë, konsumimi i lëngut të karrotës mund të balancojë nivelet tona të sheqerit. Mangezi, mangnani dhe karotenoidet e pranishme në lëngun e karrotës ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit dhe ndihmojnë në reduktimin e peshë të fituar për shkak të diabetit. Karotenoidet janë të njohura për ndikimin që kanë në rezistencën e insulinës, kështu që con në reduktim të niveleve të sheqerit në gjak.

23. Ndihmon në tretje
Lëngu i karrotës është shumë i mirë për stomakun tonë pasi qetëson rreshtimin në stomak dhe shpejton procesin e tretjes. Meqë karrota përmban sasi të larta fibrash, ndihmon në tretje dhe ju bën të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.

24. Pastron trupin
Lëngu i karrotës pastron trupin dhe heq qafe të gjitha toksinat, duke ndihmuar në humbje në peshë.
Lëngu i karrotave të freskëta pastron traktin tretës nga toksinat dhe mbetjet, dhe materialet që nuk treten nga inde të tjera, fibrat e muskujve, qarkullimi i gjakut, kycet dhe organet e brendshme. Kjo kuron dhe parandalon obezitetin. Gjithashtu parandalon sëmundje si edema, artrit etj.

Lëngu i karrotës dhe benefitet që sjell në lëkurë

25. Redukton tharjen dhe shenjat
Lëkura juaj duket e thatë dhe pa jetë? Lëngu i karrotës mund të jetë shpëtimtari juaj! Kaliumi ndihmon në reduktimin e thatësisë në lëkurë dhe redukton njollat e shenjat. Gjithashtu i jep jetë lëkurës suaj duke përmirësuar tonin e lëkurës. Gjithashtu përmirëson hidratimin dhe mban lëkurën tuaj të butë.

26.Parandalon aknet
Në vend se të përdorni një numër të madh produktesh komerciale, mund të hiqni qafe aknet me një mënyrë natyrale. Thjesht përfshini lëngun e karrotës cdo ditë në dietën tuaj dhe shihni ndryshimin.
Përmbajtja e lartë e vitaminave esenciale, ndihmon në parandalimin e akneve duke detoksifikuar trupin tuaj.

27.Burim vitaminash që duhen për lëkurën
Lëngu i karrotës sillet si një suplement vitaminash për lëkurën tuaj dhe e bën të shkëlqejë. Gjithashtu përmban shumë nutrientë të shëndetshëm që mund të reduktojnë probleme të lidhura me lëkurën si ekzema, që shkaktohet nga mungesa e vitaminës A, dermatitin dhe pucrrat.

28. Kontrollon dëmtimin e diellit
Jeni të frikësuar të qëndroni jashtë në diell? Mos u shqetësoni, konsumoni lëng karrote dhe thojini lamtumirë dëmtimin nga dielli. Beta-karotenoidet ndihmojnë në reduktimin e djegies së diellit si dhe rrisin rezistencën e lëkurës ndaj dëmtimit të diellit.

29. Lufton plakjen
Lëngu i karrotës mund të ngadalësojë procesin e plakjes. Beta-karoten konvertohet në vitaminë A në trup. Redukton degjenerimin e qelizave dhe ngadalëson procesin e plakjes. Ndihmon në përmirësimin e sasisë së kolagjenit në lëkurë duke e mbajtur të fortë dhe të shëndetshme. Kjo ndihmon në mbajtjen e qëndrueshme të elasticiteti dhe redukton shenjat e dukeshme të plakjes si rrudhat etj.

30. Ndihmon në rritjen e flokut
Konsumi i lëngut të karrotës rregullisht bën që flokët tuaj të jenë të mrekullueshëm e të shëndetshëm. Ndihmon në rritjen e flokut dhe parandalon zbokthin në skalp.

31. Forcon thonjtë
Nëse doni thonj të shëndetshëm e të bukur, konsumoni lëng karrote. Forcon thonjtë duke i bërë të shkëlqejnë dhe të mprehtë.

32. Përdoret për celjen e ngjyrës së lëkurës
Mund t’ju duket habi, por lëngu i karrotës e bën lëkurën tuaj disa tone më të celët.
Ajo që ju duhet është thjesht të merrni pak lëng karrote dhe të shtoni një lugë caji mjaltë në të. Aplikojeni në fytyrën dhe qafën tuaj butësisht. Shtoni pak sodë të thjeshtë në ujë dhe lajeni fytyrën tuaj me këtë ujë pas 20 minutash.

Faktet e nutrientëve:
Lëngu i karrotave (një kupë/filxhan)
-Kalori-94
-Nga yndyra-3%
-Yndyra totale-0.35 g
-Karbohidrate-21.92 g
-Nga karbohidratet-88%
-Nga proteinat-9%
-Proteina-2.24 g
-Kripa- 68 mg
=Lëngu i karrotave i konservuar
-Kalori-94
-Nga proteinat-8%
-Nga karbohidratet-89%
-Nga yndyra-3%
=Lëngu i freskët i karrotës
Kalori-11
Nga karbohidratet-100%
=Lëng portokalli dhe karrote
-Kalori-270
-Nga proteina-6%
-Nga karbohidratet-94%

Receta: Lëngu i karrotës


Përbërësit:
-4 karrota
-sheqer për shije
-3-4 lugë gjelle ujë
-1 lugë gjelle xhinxher
-1 lugë caji limon
Si ta përgatisni:
1. Lani karrotat me ujë të rrjedhshëm
2. Thajini dhe copëtojini në copa më të vogla.
3. Transferojini pjesët në një procesor së bashku me xhinxherin, ujin dhe sheqerin. Përziejeni derisa të formohet një trajtë e butë.
4. Hidheni këtë lëng në gotë dhe shtrydhni pak limon në të. Lëngu juaj i karrotës është gati.


=Një fjalë paralajmëruese
Ndërkohë që lëngu i karrotës rekomandohet si zgjedhje e shëndetshme, janë disa rrisqe që merrni përsipër me përdorimin e tij.Kështu që është e rëndësishme t’i dini përpara se të konsumoni lëngun e karrotës.
-Pacientët që vuajnë nga diabeti nuk duhet ta konsumojnë shumë shpesh. Kjo sepse lëngu i karrotës ka sheqer të përqëndruar që mund të cojë në rritje të niveleve të sheqerit në gjak.
-Të konsumoni shumë karrota con në një gjendje të quajtur karotenozis, kur lëkura e hundës dhe thembra kthehet në ngjyrë të verdhë si në portokalli.
-Kontrolloni për alergji të mundshme përpara se të konsumoni lëng karrote sepse shumë prej nesh mund të jenë hiper-të ndjeshëm ndaj karrotave.
-Nënat që ushqejnë me gji duhet të shmangin konsumimin e shumtë të lëngut të karrotave pasi mund të cojë në ndryshime të qumështit të gjirit.

error: Nuk lejohet kopjimi!