Të gjithë e dimë sa e padurueshme mund të jetë dhimbja e dhëmbit. Më poshtë do të gjeni disa nga trajtimet natyrale që mund t’ju ndihmojnë që ta kaloni sa më shpejt.
1. Vaj esencial karafili
Gjëja e parë që duhet të përdorni janë vajërat esencialë. Vaji më i mirë esencial sipas letërsisë mjekësore është vaji i pasur i karafilit. Megjithëse dyshohej se ishte përdorur për shekuj për të trajtuar sëmundjet inflamatore, “The Journal of Immunotoxicology” së fundmi ka publikuar një studim që provon që eugenol në vajin e karafilit është me të vërtetë një anti-inflamator i fuqishëm. Në fakt karafili renditet si një nga barnat herbale antioksiduese më të fuqishme në botë. Karafili përdoret gjerësisht si një burim i besueshëm për dhimbjen dhe parehatinë që sjellin shumë crregullime dentare. “The Journal of Dentistry” për shembull ka publikuar një studim në 2006, ku provon që vaji esencial i karafilit ka të njëjtat efekte si benzocaine, një agjent që përdoret zakonisht përpara futjes së gjilpërave. Në momentin që merrni një shishe të vogël vaj karafili, thjesht merrni një pikë dhe fërkojeni në zonën e prekur. Për dhembet e bebeve, përzieni vajin e karafilit me sasi të barabarta të vajit të kokosit dhe më pas aplikojeni. Nëse nuk keni vaj të tillë në shtëpi, thjesht shkoni në market blini karafil pluhur përziejeni me vaj kokosi dhe aplikojeni në zonën e prekur.
2. Kripa e detit
Gjëja tjetër që do donit të përdornit si trajtim natyral për lehtësim nga dhimbjet e dhëmbit është kripa e detit. Në fakt benefitet e kripës së detit përfshijnë aktivitetet anti-bakteriale, kështu që duke përdorur kripë deti në zonën e prekur duke bërë gargarë mund të ketë efekt analgjezik. Rekomandohet të përdoret dhe Kripë deti Celtik ose Himalaje që ka rreth 60 gjurmë mineralesh dhe ndihmon në shërim.
3. Vaji i mentes
I fundit por jo më pak i rëndësishmi, nëse me të vërtetë doni të qetësoni dhimbjet, përdorni vaj menteje. Vaji i mentes përmban mentol, që ndihmon në qetësim. Thjesht kombinoni vajin e mentes me vaj kokosi në raportin 1:1 dhe aplikojeni në zonë. Janë rreth 300 studime shkencore që i referohen vajit esencial të mentes dhe rreth 2297 mentolit, kështu që ka prova me bollëk që tregojnë sa efektiv mund të jetë vaji i mentes.
Por nëse dhimbja bëhet e padurueshme, menjëherë duhet të shkoni te dentisti.