Nuk ka rregull më të rëndësishëm detoks sesa ky: hidratimi! Kur po mundoheni të humbni peshë, ose të hiqni toksinat jashtë trupi, hidratimi është çelësi për ta bërë të suksesshëm këtë qëllim. Filloni çdo mëngjes duke pirë 2 gota të mëdha me ujë për të “zgjuar”metabolizmin tuaj dhe ta ndihmoni që të performojë sa më mirë. Nëse shtoni përbërës ekstra për të pasuruar mineralet, vitaminat dhe marrjen e enzimave, ju tashmë keni arritur në nivelin tjetër për t’u detoksifikuar në mënyrë natyrale dhe të ndiheni energji. Janë shumë përbërës që mund të shtoni në ujë për të shtuar shije dhe për të larguar toksinat. Këto janë më të preferuarit:
1. Frutat
Kivi, limoni, lime, grejpfrut, ananasi, mollët-të gjitha këto janë të paketuara me enzima dhe antioksidantë që janë të nevojshëm për “zgjimin” e trupit për një funksion natyral detox, por gjithashtu dhe për të ushqyer qelizat tuaja me vitamina (sidomos me vitaminën C) që është një antiosidant i fuqishëm. Frutat fuqizojnë metabolizmin dhe ndihmojnë trupin të largojnë mbetjet në mënyrë më të shpejtë.
2. Uthulla e mollës
Uthulla e mollës sillet si një “tonifikues” i përgjithshëm i trupit dhe sidomos i sistemit tretës. Zbut problemet tretëse, ka efekt anti-biotik, parandalon problemet me tretjen dhe ndihmon në humbjen e peshës. Acidi acetik shtyp oreksin, redukton mbajtjen e ujërave dhe ndërhyn në mbetjet e patretura, duke reduktuar numrin e kalorive që hyjnë në qarkullimin e gjakut. Redukton mbajtjen e ujit dhe ndihmon trupin të djegë yndyrnat.
3. Kanella
Ndoshta nuk e mendoni si përbërës për ta shtuar në caje ose pije të tjera, por për ujin detox duhet ta mendoni. Kanella përmirëson sekretimin e insulinës, stabilizon nivelet e sheqerit në gjak dhe rrit metabolizmin e glukozës-të gjitha janë pjesë kyce për humbjen e peshës. Megjithatë të jet ndjenjën e kënaqësisë dhe ngopjes. Kombinojeni me mjaltë dhe mollë për një shije të mrekullueshme dhe humbje të shpejtë peshe.
Receta nr.1
Mollë, kanellë, mjaltë
Përbërësit:
– 2 mollë, të prerë hollë
– 2 lugë çaji mjaltë organik
– 4 shkopa kanelle
– 4 kupa ujë të pastër
– Kuba akulli
Përgatitja:
Shtoni të gjithë përbërësit në një shishe dhe lëreni gjatë gjithë natës. Të nesërmen shërbejeni me kuba akulli.
Receta nr.2:
Ujë detoks me limon e mente
– 4 limona lime të prera në feta të holla
– 2 limonë të prera në feta të holla
– 1 dorë mente
– 4 kupa ujë të pastër
– Kuba akulli
Përgatitja:
Shtoni të gjithë përbërësit në një shishe dhe lëreni gjatë gjithë natës. Të nesërmen shërbejeni me kuba akulli.
Receta nr.3
Grejpfrut dhe uthull molle
Përbërësit:
– 2 grejpfrut të kuq të prerë hollë
– 2 lugë çaji uthull molle
– 4 kupa ujë të pastër
– Kuba akulli
Përgatitja:
Shtoni të gjithë përbërësit në një shishe dhe lëreni gjatë gjithë natës. Të nesërmen shërbejeni me kuba akulli.