Stresi, hormonet, ushtrimet madje dhe gjenetika luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e sistemit tuaj tretës. Por rolin më të rëndësishëm e luajnë zgjedhjet tuaja ushqimore.
Zorrët tuaja janë qendra e gjendjes suaj fizike dhe mendore pasi ju udhëzojnë drejt mirëqënies në përgjithësi. Ushqimi që hani “udhëton” nga goja deri te zorra e trashë. Kështu që ndonjëherë sistemi juaj tretës mund të kërkojë pak “ndihmë” që të riktheni çdo gjë në balancë.
Zorrët tuaja kërkojnë shumë gjëra për një tretje të butë, duke përfshirë: enzimat tretëse, probiotikët dhe prebiotikët që i ushqejnë ato. Enzimat tretëse ndihmojnë në copëzimin e ushqimeve, probiotikëve që mbajnë sistemin tuaj në balancë dhe prebiotikëve që sillen si fertilizues për të ndihmuar bakteriet e mira që gjenden aty. Por ndonjëherë ne bëjmë disa përmirësime në dietat tona, dhe trupat tanë përgjigjen në mënyra të ndryshme.
Prsh në momentin që filloni të konsumoni ushqime me bazë bimore, sistemi juaj tretës mund të ketë paksa ndikim fillimisht. Nga fryrjet e barkut e deri te shqetësimet në stomak, një rritje e konsumit të perimeve mund të jetë mëse e përshtatshme për sistemin tuaj. Ja pse shtimi i sasisë së enzimave, probiotikëve dhe ushqimeve prebiotike ndihmon jashtëzakonisht kur kaloni nga një dietë të pasur në fibra në një dietë me bazë bimore.
Por kemi lajme të mira: Shëndeti juaj fillon të ketë përmirësime kur sistemi tretës është në formë të mirë. Ju sërish mund të keni benefite nëse shtoni disa enzima, probiotikë dhe prebiotikë në vaktet tuaja.
Disa benefite përfshijnë:
-Ju absorboni më shumë lëndë ushqyese
-Sistemi juaj tretës përmirësohet
-Keni më pak gjasa për tu prekur nga infeksionet
-Trupi juaj merr një pastrim total
Si të përmirësoni shëndetin e zorrëve?
Enzimat tretëse prodhohen në pankreas, por mund t’i merrni dhe në formën e suplementit. Puna e tyre është t’i copëzojnë ushqimet në përbërje më të vogla që trupi juaj mund t’i përdorë. Me anë të kësaj ju mund të përmirësoni tretjen dhe të merrni më shumë lëndë ushqyese nga ushqimi juaj.
Shumë njerëz kanë probleme me tretjen por e dinit që prodhimi i enzimave fillon të ulet me kalimin e moshës?!
Cilido qoftë rasti, nëse përjetoni gazra, fryerje ose probleme shëndetësore që lidhen me pankreasin, mungesë vitaminash dhe mineralesh, atëherë enzimat tretëse mund të sjellin lehtësim.
Shumë njerëz marrin enzimat tretëse në çdo vakt.
-Trajtoni problemet shëndetësore të femrave me probiotikë
Probiotikët ndihmojnë në përmirësimin e balancës së bakterieve të shëndetshme në traktin tuaj GI. Ato ndihmojnë në tretje, në funksionin imunitar, humbje peshe, në absorbimin e lëndëve ushqyese (si enzimat), detoksifikimi i trupit tuaj dhe në promovimin e një humori të mirë.
Sa më shumë ushqime prebiotike të konsumoni, aq më i shëndetshëm do të jetë sistemi juaj tretës. Këtu janë disa ushqime prebiotike që mund t’i shtoni në dietën tuaj:
-Rrënjë cikorje e papërpunuar
-Articokë e papërpunuar
-Lulerradhiqe jeshile të papërpunuar
-Hudhra
-Qepa
-Qepë të gatuara
-Asparag
-Banane